28 Shkurt 2024, 09:22
Nga r.ll
foto ilustruese
SPANJË- Kompania autobusëve të kryeqytetit të ishullit Majorka, Palma, ka 200 autobusë. Pesë prej tyre përdorin si karburant hidrogjen të lëngshëm, i cili subvencionohet edhe nga BE. Mbushja e serbatorit zgjat 8 deri 10 minuta dhe është shumë e thjeshtë.
Autobusët me hidrogjen nuk bëjnë fare zhurmë dhe lënë pas vetëm ujë dhe asgjë tjetër. Por kur përdor hidrogjen, në vend të naftës, kjo kushton dyfishin, rreth 35 euro më shumë për çdo 100 kilometra.
Hidrogjen i lëngshëm edhe në hotele
Spanja synon të kthehet në gjigand energjie me të gjitha problemet dhe shancet që sjell. Hidrogjeni i lëngshëm vjen akoma prej pjesës kontinentale të vendit. Por pas disa javësh fabrika e Majorkës do të prodhojë vetë hidrogjen të lëngshëm. Fushat me elementë diellore prodhojnë energji me rrugë ekologjike për të ndarë ujin në hidrogjenin e shumë kërkuar dhe oksigjen.
Në të ardhmen hidrogjenin e lëngshëm parashikohet ta përdorin edhe hotelet dhe kjo mundëson që turizmi të kthehet shpejt në turizëm të qëndrueshëm.
Potencial për konflikte
Por jo të gjithë janë të gëzuar. "Vitin e kaluar patëm kufizime të ujit për konsum. Pishinat nuk u mbushën më me ujë. Lulishtet nuk u ujitën. Të konsumosh sasi të tillë uji për prodhimin e hidrogjenit në një situatë të tillë, është shumë dritëshkurtër." - thotë një banor.
Impianti më i madh për prodhimin e hidrogjenit në Spanjë ndodhet në brendësi të vendit. Por edhe atje ka pak ujë. Dhe në këto periudha të thata ujin e përdor kryesisht bujqësia, në mënyrë që të luftojë tharjen e bimëve.
Ignacio Urbasos, ekspert energjie pranë Real Instituto Elcano, Madrid medon: "Kjo do të kthehet në konflikt. Në Spanjë energjia e renovueshme prodhohet më lirë në brendësi të vendit. Por aty nuk ka përdorim të ujit të detit dhe ka përdorim të kufizuar të ujrave të zeza. Në brendësi të vendit do të kemi me siguri një konflikt direkt për ujin."
Muajt e fundit kanë qenë shumë të thata dhe kanë treguar sa e brishtë është ëndërra për t'u kthyer në gjigand energjie./DW
spanje hidrogjeni ekologjik
Bota
28 Shkurt 2024, 09:20
r.ll
foto ilustruese
POLONI- Rreth 10.000 fermerë protestuan në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, kundër politikës ...
Bota
28 Shkurt 2024, 08:18
N.F
Biden dhe Trump
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden dhe paraardhësi i tij Donald Trump fituan zgjedhjet paraprake të partive së tyre përk...
Bota
28 Shkurt 2024, 08:04
N.F
Pamje nga shpërthimi i vullkanit
MEKSIKË- Vullkani Popocatepetl në Meksikë ka shpërthyerditën e djeshme ...
Bota
28 Shkurt 2024, 07:58
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se bisedimet në Bruksel për rregulloren e Bankës Qendrore të Ko...
Bota
28 Shkurt 2024, 07:40
N.F
Policia turke
TURQI- Shtatë gra janë vrarë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre brenda një dite dje në ...
Bota
28 Shkurt 2024, 07:42
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Disa zyrtarë të OKB-së për çështjet humanitare paralajmëruan të martën se ekziston nj&...
Bota
27 Shkurt 2024, 22:46
M.B
Foto ilustruese
JEMEN- Firma Britanike e Sigurisë Detare Ambrey ka marrë një raport për një incident afërsisht 80 kilometra n...
Bota
27 Shkurt 2024, 22:11
M.B
Foto ilustruese
KIEVI- Zëdhënësi ushtarak ukrainas, Dmytro Lykhoviy tha sot se ata janë tërhequr nga fshatrat Sievierne dhe S...
Bota
27 Shkurt 2024, 21:54
M.B
Hëna
SHBA- Odysseus, anija e parë kozmike amerikane që u ul në Hënë që nga viti 1972, ka mbetur me afërsisht 10 der...
Bota
27 Shkurt 2024, 21:50
S.N
FRANCË- Ndërkohë që organizatorët e Lojërave Olimpike “ Paris 2024 ” kanë parashikuar ekzis...