All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Trupat e Koresë së Veriut raportohet se u zhdukën nga fronti i luftës në Ukrainë

Një zyrtar i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, i cili foli në kushte anonimiteti për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë, tha se trupat koreanoveriore u zhvendosën, në fakt, për shkak të “humbjeve të mëdha”, por shtoi se lëvizja e tyre është një “operacion standard”.

2 Shkurt 2025, 10:59 Nga r.ll
Trupat e Koresë së Veriut raportohet se u zhdukën nga fronti i
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

UKRAINË- Për muaj të tërë, mijëra ushtarë të Koresë së Veriut sulmuan llogore dhe luftuan bashkë me trupat ruse, që përpiqeshin t’i largonin forcat ukrainase nga territori i tyre. Kur u shfaqën për herë të parë, vjeshtën e kaluar, zyrtarët perëndimorë u shqetësuan, sepse kishin frikë se do t’i godisnin trupat ukrainase - tashmë të rrethuara gjetkë në vijën e frontit prej 1.100 kilometrash - dhe do t’i detyronin të tërhiqeshin.

Kjo nuk ndodhi. Dhe tani, trupat e Koresë së Veriut raportohet se janë duke u tërhequr nga vijat e frontit. Sipas një raporti të gazetës New York Times më 31 janar, arsyeja duket se ka të bëjë me numrin e lartë të viktimave.

Një zyrtar i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, i cili foli në kushte anonimiteti për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë, tha se trupat koreanoveriore u zhvendosën, në fakt, për shkak të “humbjeve të mëdha”, por shtoi se lëvizja e tyre është një “operacion standard”. Komanda e operacioneve të posaçme e Ukrainës, megjithatë, i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se trupat e Koresë së Veriut nuk janë parë në zonat ku forcat speciale po luftonin për rreth tri javë.

“Me gjasë, pas humbjeve të konsiderueshme, u detyruan të tërhiqen”, tha ajo.

Nëse tërheqja e tillë konfirmohet, ajo do të ishte një goditje potencialisht e turpshme mbi komandantët rusë, por edhe mbi pritshmërinë se trupat e Koresë së Veriut do të arrijnë të bëjnë ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës.

Pas paralajmërimeve të Ukrainës me javë të tëra, që u përcollën edhe me imazhe satelitore dhe informacione të inteligjencës, trupat e Koresë së Veriut filluan të shfaqeshin në rajonet ruse në kufi me Ukrainën në mes të tetorit. Atëkohë, zyrtarët thanë se ishin mbi 11.000 syresh.

Por, nuk ishte plotësisht e qartë përse zyrtarët rusë i ishin drejtuar Phenjanit për ndihmë. Disa ekspertë spekuluan se presidenti rus, Vladimir Putin, përpiqej të shmangte thirrjen e një mobilizimi të ri, ose dërgimin e rekrutëve në betejë, nga frika se do të nxiste rezistencë brenda Rusisë.

Zyrtarët perëndimorë e përshkruan këtë si një shenjë dëshpërimi. Sipas vlerësimeve të tyre, mbi 700.000 rusë janë vrarë ose plagosur prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Kjo tregon se ai mund të jetë në telashe më shumë seç mendojnë shumica e njerëzve”, tha në atë kohë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, për Putinin.

Zyrtarët ukrainas parashikuan se trupat koreanoveriore do të përfundonin në Kursk - rajon kufitar rus, ku Ukraina e befasoi Rusinë me një inkursion. Dhe, në fakt, njësitë ukrainase raportuan takime të shumta me koreanoveriorët në Kursk dhe disa prej tyre i zunë robër.

Kur Ukraina sulmoi përtej kufirit në gusht, forcat e saj - disa prej të cilave përfshinin njësitë më me përvojë të Kievit - kapën shpejt një pjesë të konsiderueshme të territorit në Kursk: rreth 1.300 kilometra katrorë. Ky ishte pushtimi më i madh i territorit rus nga një ushtri e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbrojtja e Rusisë fillimisht ishte e çorganizuar - gjë që shkaktoi habi dhe zemërim, sidomos në mesin e banorëve vendas. Por, komandantët ridislokuan njësi, duke i zmbrapsur ngadalë trupat ukrainase, dhe ushtarët e Koresë së Veriut u dislokuan më pas në tetor.

Forcat e kombinuara të Rusisë dhe Koresë së Veriut rimorën deri më sot pak më shumë se gjysmën e territorit që forcat ukrainase pushtuan në Kursk. Disa ditë pas Vitit të Ri, komandantët ukrainas urdhëruan një ofensivë të re në rajonin e Kurskut, në përpjekje për t’iu kundërvënë fitoreve të Koresë së Veriut.

Arsyetimi ishte sërish i paqartë. Megjithatë, disa ekspertë thanë se qëllimi mund të ketë qenë të fitohej territor, për të përforcuar pozicionin përpara negociatave të mundshme për paqe, të cilat i kërkon presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Dukej se gjatë kësaj përpjekjeje, trupat ukrainase zunë robër disa koreanoveriorë.

“Ata veprojnë sipas taktikave sovjetike, veprojnë në toga. Përfitojnë nga prania e tyre masive”, tha oficeri më i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, në një intervistë muajin e kaluar.

“Ata janë mjaft të guximshëm dhe, sigurisht, ky është problem”, tha ai.

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se u kanë shkaktuar viktima të konsiderueshme trupave të Koresë së Veriut. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se numri i tyre ishte më shumë se 3.000 në fund të dhjetorit. Inteligjenca ushtarake publikoi imazhe të gjërave të kapura nga trupat e Koresë së Veriut - libra, pamflete, madje edhe telefona celularë - edhe pse pak nga përmbajtja e tyre u shpërnda publikisht.

Syrskiy vlerësoi se rreth gjysma e 11.000 - 12.000 trupave të dislokuara, ishin vrarë ose plagosur. Por, këto vlerësime të Ukrainës nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. Disa ditë përpara se Zelensky ta jepte vlerësimin e tij, shërbimi kryesor i inteligjencës i Koresë së Jugut tha se rreth 1.100 koreanoveriorë ishin vrarë ose plagosur.

Shtëpia e Bardhë dha një vlerësim të krahasueshëm më 27 dhjetor: më shumë se 1.000 ishin “të vrarë ose të plagosur në këto luftime, vetëm javën e kaluar”. Inteligjenca e Koresë së Jugut dha një raport të përditësuar më 13 janar: 200 koreanoveriorë të vrarë, 2.700 të plagosur.

Tërheqja e trupave të Koresë së Veriut nga luftimet mund të jetë një shenjë se sa efektive ishin sulmet ukrainase, sidomos nëse forcat e Kievit kishin prioritet shënjestrimin e ushtarëve të Phenjanit. Por, rotacionet e trupave janë gjithashtu normale në çdo fushëbetejë: ushtarët e rraskapitur kanë nevojë për pushim; njësitë me shumë viktima duhet të rimbushen ose riorganizohen; municioni dhe predhat duhet të grumbullohen./REL

lufta ne ukraine

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje