LIVE UPDATES
Bota

"Turi i lamtumirës", DW: Joe Biden, presidenti i fundit transatlantik që viziton Gjermaninë?

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është edhe vetëm pak muaj në post, ka ardhur koha për një tur lamtumire. Pasi iu desh ta shtyjë vizitën e planifikuar për shkak të uraganit Milton, Biden viziton Gjermaninë të premten.

18 Tetor 2024, 08:53 Nga r.ll
"Turi i lamtumirës", DW: Joe Biden, presidenti i fundit
joe biden

SHBA- Si i pari president i SHBA-së që pas George H. W. Bush, Biden do të nderohet nga presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier me Kryqin e Madh të Urdhërit Federal të Meritës. "Me këtë medalje presidenti gjerman vlerëson meritat e presidentit Biden për miqësinë gjermano-amerikane dhe aleancën transatlantike, për të cilën Biden ka influencuar ndjeshëm në më shumë se pesë dekada dhe e ka forcuar atë", komunikoi presidneca në Berlin përpara vizitës së parashikuar për në fillim të tetorit.

Biden i ka pasur për zemër marrëdhëniet mes SHBA-së, Europës dhe SHBA-së e Gjermanisë në veçanti. Me mbylljen e presidencës së tij merr fund edhe një epokë.

"Unë mendoj, se atë mund ta cilësosh edhe si presidentin e fundit transatlantik", thotë për DW Michelle Egan, profesore në American University në Uashington dhe eksperte për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Europës. "Kjo ka të bëjë me punën e tij shumëvjeçare në NATO, në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme në senatin e SHBA-së, gjë që i ka bërë të mundur atij të njohë shumë krerë europianë shtetesh, përpara se ai të bëhej president.

Përse është Biden një personalitet i madh transatlantik

Biden ka lindur më 1942. Ai u rrit në një vend, që ndihmoi Gjermaninë të rindërtohej pas Luftës së Dytë Botërore. Pas ndërtimit të Murit të Berlinit më 1961 ai mundi të shohë, se si Gjermania Perëndimore u bë një partnere e rëndësishme e SHBA-së gjatë Luftës së Ftohtë.

"Biden është që nga viti 1972 në politikë dhe ai fitoi përvojë në politikën e jashtme përmes përjetimeve nga Lufta e Ftohtë", thotë për DW Peter Sparding, zëvendëspresidenti i Center for the Study of the Presidency and Congress. "Gjermania praktikisht ishte në epiqendër të këtij konflikti."

Si zëvendëspresident gjatë presidencës së Barack Obama-s përvoja e Biden në politikën e jashtme kishte një rëndësi të madhe.

"Obama kishte përvojë shumë të kufizuar me politikën e jashtme" kur kandidoi për postin e presidentit, thotë Egan. "Kjo ishte arsyeja, që Biden mori detyrën e zëvendëspresidentit. Biden kishte lidhje dhe njohuritë e duhura."

Obama ka qenë mjaft i preferuar në Europë, sepse ai rindërtoi raportet transatlantike pas presidencës së George W. Bush, nënvizon më tej Egan – e ishte Biden ai, që kishte një lidhje emocionale me Europën, e jo Obama.

SHBA dhe Gjermania: Shumë të përbashkëta

Edhe sot, gjatë presidencës së Bidenit, Gjermania vazhdon të jetë një partnere e rëndësishme e SHBA-së. Të dy vendet janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Po ashtu si SHBA edhe Gjermania bëjnë pjesë në vendet, që në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme, theksojnë më me forcë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Egan tërheq vëmendjen, se të dy vendet krahas pozicioneve të ngjashme në skenën ndërkombëtare i bashkojnë edhe sfidat e brendshme të ngjashme. "Si SHBA edhe Gjermania po përjetojnë aktualisht një përçarje politike", thotë ekspertja e çështjeve transatlantike, Michelle Egan.

Në SHBA demokratët dhe Republikanët përfaqësojnë dy kampe të ndara qartazi ideologjikisht, të cilët shpesh përballen ashpër e madje edhe e luftojnë njeri-tjetrin. Në Gjermani, thotë Egan, forcimi i populistëve të djathtë dhe i partisë pjesërisht ekstreme të djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) është një shenjë për përçarjen politike të popullsisë.

"Një paralele e dytë, sipas mendimit tim, është tema e kufijve dhe kontrolleve kufitare", vëren Egan. "Gjermania pavarësisht lirisë së lëvizjes brenda hapësirës Shengen dhe BE-së ka rihapur temën e kontrolleve në kufi."

Pasi një migrant në Solingen në gusht 2024 vrau me thikë tre vetë, Gjermania ashpërsoi politikën e saj të migracionit. Këtu bën pjesë edhe aplikimi i kontrolleve në të gjitha pikat kufitare gjermane – edhe në kufijtë me shtetet e tjera të BE-së. Ky hap ishte i diskutueshëm në Gjermani.

Edhe në SHBA kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris gjatë fushatës elektorale herë pas here ngec kur është fjala për politikën e migracionit dhe të sigurisë në kufijtë e SHBA-së me Meksikën. Biden këtë temë në fillim të presidencës së tij e kishte deklaruar si 'fushën e detyrave të Harris, tani kundërshtari Donald Trump kritikon, se imigranttët ilegalë janë përgjegjës për një pjesë të madhe të problemeve në SHBA.

SHBA po u drejtohet parnerëve të tjerë

Biden do të konsiderohet edhe si personalitet i fundit i madh transatlantik, sepse Gjermania në politikën e jashtme të SHBA-së do të luajë një rol më pak të rëndësishem se në të kaluarën. Po ashtu ajo nuk do të mund të mbështetet kaq fort si deri më sot tek SHBA-ja si një mbrojtëse e sigurisë europiane, thekson Peter Sparding.

"Marrëdhëniet gjermano-amerikane në të ardhmen do të jenë ndryshe, pavarësisht se kush do të drejtojë presidencën në të ardhmen", thotë Sparding. "SHBA po orientohen drejt hapësirës së Indo-Paqësorit dhe reagojnë edhe ndaj Kinës si një konkurrencë që duhet vlerësuar me seriozitet. Nga ana e SHBA-së pritet që vende si Gjermania të marrin më shumë përgjegjësi në Europë dhe përreth Europës."/DW

joe biden gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj