Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha për gazetarë të enjten vonë pasi mbërriti në Gjermani se tani është koha për një armëpushim në Gazë dhe për “t’u siguruar se do të ecim në drejtimin e duhur, në mënyrë që të jemi në gjendje t’i përmirësojmë gjërat për tërë botën”.
GAZA- Vdekja e liderit të grupit militant palestinez Hamas, Yahya Sinwar, nga një sulm izraelit të enjten, ka nxitur thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës. Sinwar, i cilësuar si arkitekti i sulmit të 7 tetorit 2023 që e nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, u vra në jug të Gazës nga një sulm izraelit. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha për gazetarë të enjten vonë pasi mbërriti në Gjermani se tani është koha për një armëpushim në Gazë dhe për “t’u siguruar se do të ecim në drejtimin e duhur, në mënyrë që të jemi në gjendje t’i përmirësojmë gjërat për tërë botën”.
Biden theksoi, pas një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, se ka ardhur “koha që lufta të përfundojë dhe t’i kthejmë pengjet në shtëpitë e veta. Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, bënë thirrje përmes komunikatave që Hamasi t’i lirojë të gjitha pengjet. Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, tha se shpreson se vdekja e Sinwarit do të sjellë armëpushim në Gazë.
Derisa Izraeli e ka konfirmuar vrasjen e Sinwarit, Hamasi ende nuk ka komentuar. Sinwar ishte zgjedhur udhëheqës i grupit pas vrasjes së liderit të atëhershëm, Ismael Haniyehut, në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran.
Para se të bëhej lider i Hamasit, Sinwar ishte shef i krahut të armatosur të grupit. Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, Hamasi vrau rreth 1.200 njerëz – kryesisht civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Ky sulm e nxiti luftën izraelite në Gazë, ku për pasojë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.
Ndërkohë, Biden theksoi se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë për në Lindje të Mesme në ditët në vijim, për të bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe për armëpushim në Gazë.Megjithatë, Netanyahu ka thënë se Izraeli do ta kontrollojë Gazën sa të jetë e nevojshme për t’i siguruar që Hamasi të mos riarmatoset.
“Hamasi nuk do ta sundojë më Gazën. Sot nis dita pas Hamasit”, tha Netanyahu, duke shtuar se Izraeli do ta vazhdojë luftën derisa të lirohen të gjitha pengjet.
“Lufta jonë nuk ka mbaruar ende”, shtoi ai./REL
Kamala Harris SHBA- Kandidatja presidenciale demokrate, Kamala Harris mori një vendim të guximshëm të mërkurën p&eu...
Turisti INDONEZI- Një turist 20-vjeçar në përpjekje për të bërë foto në sfondin e dallgëve mbresël...
yahya sinwar GAZË- Vdekja e Yahya Sinwar, kreut të Hamasit dhe organizatorit të sulmeve të 7 tetorit të vitit të kaluar ...
Arrestimi SPANJË- Një vajzë 10-vjeçare në Majorca të Spanjës ka përjetuar momente tmerri nga njerku&nbs...
Trump SHBA- Një komision i pavarur që hetoi atentatin ndaj ish Presidentit Donald Trump në një tubim zgjedhor në Pensilvani faj&eu...
Volker Turk IZRAEL- Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volker Turk, paralajmëroi Izraelin se çdo “trans...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur skeptik ndaj thirrjeve për përhapjen e modelit Itali-...
yahya sinwar SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se ai do të diskutojë përfundimin një herë e mirë të luft&eum...
Takimi ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni prezantoi këtë të enjte në Bruksel, marrëveshjen që qeveria e saj ka arr...
christine lagarde SHBA- Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde ka paralajmëruar se një presidencë e dytë e Don...