LIVE UPDATES
Aktualitet

Turizmi i keq i Shqipërisë/ “Il Messaggero”: Mashtrim për çmimet, rrugët e pashtruara

Sipas shkrimit, në Shqipëri çmimet janë shumë të larta, të cilat varojnë 200 euro një shezlog si dhe një kafe 4.5 euro.   Po ashtu turistët italianë kanë theksuar se një problematik kryesore në Shqipëri është dhe mungesa e infrastrukturës, pasi rrugët janë pashtruara dhe ka mbeturina kudo. 

18 Gusht 2023, 22:02 Nga I.A
Turizmi i keq i Shqipërisë/ “Il Messaggero”: Mashtrim
Foto Ilustruese

ITALI- Një anë tjetër e pushimeve në Shqipëri është zbuluar nga mediat italiane. Il Messaggero ka bërë një shkrim për çmimet e larta për turizmin në Shqipëri si dhe kushtet minimale që ndodhet vendi ynë. Sipas shkrimit, në Shqipëri çmimet janë shumë të larta, të cilat varojnë 200 euro një shezlog si dhe një kafe 4.5 euro. Po ashtu, theksohet se restorantet në Ksamil dhe në Sarandë, çmimet janë si të jesh në Ibiza. Po ashtu turistët italianë kanë theksuar se një problematik kryesore në Shqipëri është dhe mungesa e infrastrukturës, pasi rrugët janë pashtruara dhe ka mbeturina kudo. 

Shkrimi i Plotë:

“Kjo nuk është Ibiza”, – thotë me ironi një turist italian teksa largohet nga një nga klubet më të famshme të plazhit në Ksamil të Shqipërisë. Në telefon dëgjohet që po u tregon disa miqve për trajtimin (dhe mbi të gjitha çmimet) në ato plazhe që përkundrazi, duke i parë nga larg Italisë, dukeshin si parajsa e re: det i kristaltë, qetësi, pa kaos, fatura pa surpriza.

Megjithatë, entuziazmi që zgjati disa javë, në realitet duket tashmë i shfryrë. Dëshmitë e shumta online, por jo vetëm, të italianëve që kanë kaluar disa ditë në Shqipëri tregojnë në vend një skenar krejtësisht tjetër. Çadra të mbushura me njerëz, çmime shumë të larta, pagesa pothuajse vetëm me para në dorë (dhe në monedhën vendase lek shqiptar), zero parkim.

“Arritëm në Plazhin e Pulëbardhës pas një rruge të gjatë. Për më shumë se një kilometër rruga ishte e pashtruar. Dhe skenari që kemi përpara syve, duke e parë nga lart, në fakt na lë pa fjalë, sepse deti ishte i bukur” – thotë Flavia, një turiste që ndodhej në Shqipëri në 15 gusht.

“Megjithatë, kur mbërritëm në plazh, mbetëm pa fjalë. Ne kërkuam një çadër dhe dy shezlongë dhe na thanë që nëse do të hanim drekë në restorantin e plazhit, çmimi do të ishte 2500 lekë (rreth 25 euro) ndërsa pa drekë do të ishte 3000 lekë (30 euro). Si mund të ndryshojnë çmimet në bazë të kësaj zgjedhjeje?”. Ata që shpresonin të largoheshin nga kaosi i plazheve italiane janë zhgënjyer në Shqipëri.

“Çadrat e grumbulluara njëra mbi tjetrën. Mund të shihni se si përpiqen të shfrytëzojnë sa më shumë këto struktura në mes të natyrës. Në fund vendosëm të hanim drekë në restorant, duke paguar 5 euro më pak për çadrën dhe shezlongët. Por kaosi mbretëronte edhe në restorant. Kishim porositur edhe një peshk koce, por në fund u kërkuam të mos e sillnim sepse po prisnim aq shumë”.

Çmimet e restoranteve në Shqipëri priren të jenë më të ulëta se në Itali, por vetëm nëse vendosni të vizitoni ato plazhe më pak në modë. Sepse në Sarandë dhe Ksamil, dy destinacionet e zgjedhura nga të gjithë për pushime në Shqipëri, tarifat janë të stilit Ibiza.

“Një kafe kushton 4.50 euro, një çadër e madhe për 3 persona kushton 50 euro, por të tjerat janë me çmime edhe më të larta dhe shkojnë deri në 200 euro. Shumë nga ato që thuhen për Shqipërinë në Itali janë të vërteta, të paktën këtu në Ksamil” – tregon ajo.

Por edhe ata që nuk kanë miq apo të afërm që kanë shkuar për pushime në Shqipëri, mund të kontrollojnë komentet më të fundit.

“Të sponsorizuara ka gjithandej video të realizuara nga “influencers”, por realiteti është krejtësisht ndryshe” – shkruan një përdorues në rrjetet sociale. “Plazhe të vogla plot me çadra dhe shezllone. Kudo, zhavorr në vend të rërës që e sjellin me kamionë të posaçëm, ujë i turbullt, jet ski që ecin gjithë ditën majtas-djathtas me erën e shpifur të benzinës. Vrazhdësi. Ngasin keq makinat dhe ka gjithmonë trafik. Çmime të larta sikur të ishim në Miami, papastërti kudo dhe rrugë të këqija. Një makth” – thuhet në komente.

Por kjo nuk është e gjitha. “Trafiku i egër, edukata e futur në sirtar, pisllëku dhe qentë endacakë në nivele të pahijshme. Çmimet shumë më të larta se sa pritej. Në Ksamil kemi paguar një çadër dhe 2 shezlongë nga 25 € në 50 € në ditë. Nuk do të kthehemi më kurrë”, – thotë një tjetër italian në rrjetet sociale. Ata që kërkojnë plazhe dhe zona me më shumë jetë nate nuk janë kthyer të kënaqur.

“Flitet shumë për Italinë, ku çmimet shpesh janë të ekzagjeruara, por aty ka shërbim. Këtu janë në një fazë transformimi dhe për momentin vetëm kanë rritur çmimet pa përshtatur strukturat”, – thotë një turist.

Me pak fjalë, “sekreti” është që të marrësh informacione përpara se të largohesh për të shmangur surprizat e këqija. Nga ana tjetër, shumë italianë e nisën këtë vit të nxitur nga komentet që tregonin për çadrat dhe shezlonget për 10 euro dhe darkat e peshkut me 20 euro. Ato ekzistojnë në Shqipëri, por rrallë në zonat e njohura. Duke e parë nga perëndimi i diellit të Sarandës, Italia duket pak më afër.

il messaggero

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj