LIVE UPDATES
Bota

Turizmi për mjekim në Gjermani në krizë, shkak çmimet e naftës dhe mungesa e stabilitetit të monedhës

Pandemia dhe lufta në Ukrainë kanë lënë gjurmë edhe në turizmin për mjekim në Gjermani. Fundi i kësaj dege? Cilat janë shkaqet për krizën?

31 Tetor 2022, 08:28 Nga A.B
Turizmi për mjekim në Gjermani në krizë, shkak çmimet
Mjeke

Gjermania është një nga vendet më të njohura për turizmin për mjekim. Kërkohen jo vetëm operacionet estetike, siç mund të mendohej fillimisht, por edhe trajtimi i sëmundjeve komplekse që tejkalojnë mundësitë e kujdesit ndaj pacientëve në vendet e tyre.

Fushat më të kërkuara mjekësore janë ortopedia, mjekësia interne, kardiologjia dhe kirurgjia. "Sidomos në rastin e sëmundjeve të rralla, pacientët kërkojnë trajtimin më të mirë, i cili më pas mund të kombinohet me një udhëtim në Gjermani. Trajtimi në Gjermani ka edhe arsye prestigji", thotë Mariam Asefi, shefe e departamentit të kërkimit në fushën e turizmit për mjekimin në Bon-Rhein-Sieg.

Arsyet që ndikojnë në uljen e numrit të trajtimeve në Gjermani janë gjithashtu edhe çmimet e naftës, mungesa e stabilitetit të monedhës si dhe zhvillimet reale të pagave, thotë Asefi për DW.

Turizmi për mjekim në rritje në mbarë botën

Udhëtimet për shërbimin mjekësor janë në rritje në mbarë botën si rezultat i globalizimit. Rreth 30 vende janë të përfshira në këtë fushë, ndër to edhe SHBA, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Turqia, si më të njohurat në këtë drejtim. Gjermania ka qenë gjithashtu një nga destinacionet kryesore të këtij lloj turizmi për shumë vite dhe konsiderohet të jetë relativisht e lirë. Në vitin 2020, në Gjermani u trajtuan mbi 65.000 pacientë të huaj nga 177 vende. Nga vendet evropiane, shumica e pacientëve vinin nga Polonia (mbi 10.000) dhe Holanda (pothuajse 6.000). Shumica e pacientëve jashtë BE-së vinin nga Rusia (më shumë se 2.000), Ukraina (rreth 1.400) ose Arabia Saudite (pothuajse 500).

Zvoglimi i numrit të pacientëve nga Rusia

Pavarësisht reputacionit të Gjermanisë si një destinacion kryesor për trajtim mjekësor, kërkesa për klinika gjermane në radhët e pacientëve ndërkombëtarë ka rënë ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Mariam Asefi sheh një rënie veçanërisht te pacientët rusë. Në vitin 2020, numri i tyre ra me 34 për qind. Pas pandemisë, kërkesa për trajtim nga vendet e tjera, veçanërisht vendet e BE-së dhe disa vende arabe, u rrit sërish, por jo aq sa për të mbushur boshllëkun që ka lënë mosardhja e pacientëve rusë.

Spitalet e ndjejnë këtë qartë. Për shembull, Spitali Universitar i Freiburgut, i cili ka një departament të posaçëm për pacientët nga vendet jashtë BE. Edhe këtu, numrat kanë rënë ndjeshëm vitet e fundit për shkak të pandemisë dhe kufizimeve të lidhura me udhëtimin. Në vitin 2021, rreth 800 nga rreth 90.000 pacientët e spitalit u trajtuan në këtë departament. Për krahasim: Në vitin 2020 ishin ende 1070. Shumica e tyre vinin nga Ukraina, një e katërta e pacientëve vinin nga Rusia.

Pavionet ndërkombëtare do të shuhen?

Edhe para pandemisë, disa klinika i kthyen shpinën turizmit për trajtim mjekësor. Një zëdhënës i Spitalit Universitar Düsseldorf (UKD) tha për DW se ata nuk kanë kërkuar në mënyrë aktive pacientë nga vendet e tjera për disa vite. Të ardhurat nga kjo fushë veprimi nuk janë më të rëndësishme si dikur. Turizmi për trajtim mjekësor nuk është më një fushë strategjike për UKD.

Diçka e ngjashme mund të vërehet edhe në klinikat e Berlinit Vivantes. Zona "Vivantes International Medicine”, e cila ishte krijuar posaçërisht për pacientët e huaj, është mbyllur më 31 mars të këtij viti, sepse kërkesa po binte dhe mbajtja e saj nuk kishte më leverdi financiare. Më pak se 1.000 pacientë jashtë BE-së u trajtuan në vitin 2020, kryesisht nga Rusia dhe vendet arabe. Në vitet 2016 deri në 2019 kishte rreth 1.200 pacientë.

E ardhmja e pasigurt

Pavarësisht reputacionit të mirë të klinikave gjermane në mbarë botën, turizmi për trajtimin mjekësor në Gjermani është në krizë. Është e paqartë se deri në çfarë mase kjo fushë mund të ripërtërihet nga pandemia corona dhe lufta e Ukrainës në vitet e ardhshme. Megjithatë, Mariam Asefi beson në këtë mundësi. "Unë jam një mbështetëse e turizmit për trajtim mjekësor, edhe për Gjermaninë. Sidomos në kohët e globalizimit," thotë ajo./DW

gjermani mjeke ne gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj