Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“U konvertua”, Trump batuta në parlamentin izraelit: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka!
Donald Trump nga parlamenti izraelit ka falënderuar publikisht vajzën e tij, Ivanka Trump. Ai tha se kjo e fundit e do shumë Izraelin, madje është konvertuar. Ai bëri dhe batuta për martesën e saj me Kushnër, ndërsa vlerësoi dhe dhëndrin e tij për kontributin e tij.
13 Tetor 2025, 14:02Nga M.L
Trump-Ivanka
IZRAEL- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nga parlamenti izraelit ka falënderuar publikisht vajzën e tij, Ivanka Trump. Ai tha se kjo e fundit e do shumë Izraelin, madje është konvertuar. Ai bëri dhe batuta për martesën e saj me Kushnër, ndërsa vlerësoi dhe dhëndrin e tij për kontributin e tij.
“Dua të falënderoj dikë që e do shumë Izraelin. Vajzën time. Ivanka është këtu. Ajo është konvertuar dhe është shumë e lumtur. Mendoj që është e lumtur. Ata kanë një martesë të shkëlqyer dhe kanë një raport shumë të mirë. Jared Kushner ka qenë një ndihmës i jashtëzakonshëm, ka bërë një gjë të veçantë, realizoi marrëveshjen Abrahamike. Pra, kemi njerëz të talentuar të cilët punuan në këtë marrëveshje, është gjithashtu Marco Rubio i cili është këtu me ne. Është me ne edhe Sekretari i Luftës, Sekretari i Mbrojtjes. Ne fituam me vendosmëri luftën e parë dhe të dytë botërore dhe gjithçka tjetër në mes. Ne kemi fituar gjithçka dhe thamë pse të mos ia ndryshojmë emrin pra nga një ministër i Mbrojtjes, në një ministër i Luftës, ne gjithmonë kemi patur ushtrinë më të madhe në botë”, tha Trump./ Dosja.al