Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me publikimin e lajmit të shumëpritur në Tel Aviv shpërthyen lotët e gëzimit nga lumturia për lirimin e pengjeve, që u realizua pasi Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për armëpushim sipas propozimit të bërë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Pengjet janë mbajtur në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit 2023.

IZRAEL- Sot 13 tetor është realizuar lirimi i shtatë pengjeve izraelitë nga Hamasi. BBC raporton ushtria izraelite ka konfirmuar se shtatë pengjet e para janë pranuar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF). Me publikimin e lajmit të shumëpritur në Tel Aviv shpërthyen lotët e gëzimit nga lumturia për lirimin e pengjeve, që u realizua pasi Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për armëpushim sipas propozimit të bërë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Pengjet janë mbajtur në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit 2023.
Në këmbim të pengjeve, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë dhe më shumë se 1,700 të ndaluar. Donald Trump pritet të mbërrijë së shpejti në Izrael gjatë ditës sot. Ai do të shkojë në Egjipt për të marrë pjesë në samitin ku do të marrin pjesë rreth 20 liderë botërorë, shkruan BBC.
Gjatë rrugës për në rajon, Trump deklaroi se “lufta ka mbaruar” në Gaza – megjithëse fazat e ardhshme në marrëveshjen Izrael-Hamas ende duhet të negociohen.
Nga ana e tij kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikoi një mesazh të shkruar me dorë për të gjithë pengjet që po kthehen në Izrael. Ai dhe gruaja e tij, Sara Netanyahu, mirëpritën kthimin e pengjeve të liruara përmes shënimeve personale të shkruara me dorë.
“Në emër të të gjithë popullit të Izraelit, mirë se erdhët përsëri! Ju kemi pritur dhe ju përqafojmë”, shkruhej në shënime.
“Në emër të të gjithë popullit të Izraelit, mirë se erdhët përsëri!”, thuhet në shënim.
“Ne po ju prisnim, ju përqafojmë. Sarah dhe Benjamin Netanyahu.”/ Dosja.al


Foto ilustruese GAZA- Shtatë pengje janë liruar dhe i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, sipas raportimeve n...
Donald Trump IZRAEL- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është nisur me avionin Air Force One drejt Lindjes së Mesme. Ai do ta vizitoj&...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka uruar “për fitoren” në zgjedhjet lokale në Kosovë, List&e...
BRUKSEL- Sipas të dhënave të Komisionit Europian rregullorja e re që hyri në fuqi këtë të dielë (12.10....
foto ilustruese AFGANISTAN- Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë natës së kaluar në të paktën pesë zona përgja...
foto ilustruese SHBA- Gjigandi i teknologjisë Nvidia është prodhuesi kryesor i çipave të inteligjencës artificiale në ...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje bashkësisë ndërkombë...
pamje nga vendngjarja IBIZA- Përmbytjet masive kanë ‘paralizuar” aeroportin në Ibiza. Si pasojë e stuhi...
foto ilustruese IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka deklaruar se Izraeli do t’i shkatërrojë të gjitha tunelet e mbe...
pamje nga vendngjarja SHBA- Gjashtëmbëdhjetë persona të zhdukur pas një shpërthimi të madh në një fabrikë...