LIVE UPDATES
Bota

Luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan, 58 ushtarë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Mujahid tha në një konferencë për shtyp se edhe nëntë ushtarë afganë u vranë dhe rreth 18 të tjerë u plagosën në përleshjet që shpërthyen mbrëmjen e 11 tetorit. Autoritetet pakistaneze nuk e kanë bërë të ditur numrin e viktimave, por burime të sigurisë pranë rajonit kufitar konfirmuan për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë se tre ushtarë pakistanezë dhe një civil janë vrarë, ndërsa pesë ushtarë janë plagosur në shpërthimin e fundit të dhunës mes dy vendeve.

12 Tetor 2025, 15:26 Nga E. D
Luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan, 58
foto ilustruese

AFGANISTAN- Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë natës së kaluar në të paktën pesë zona përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve dhe duke detyruar Islamabadin t’i mbyllë dy pika të mëdha kufitare, thanë zyrtarët e të dy vendeve më 12 tetor. Në Kabul, zëdhënësi i Qeverisë së drejtuar nga talibanët, Zabihullah Mujahid, tha se të paktën 58 ushtarë pakistanezë u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Mujahid tha në një konferencë për shtyp se edhe nëntë ushtarë afganë u vranë dhe rreth 18 të tjerë u plagosën në përleshjet që shpërthyen mbrëmjen e 11 tetorit. Autoritetet pakistaneze nuk e kanë bërë të ditur numrin e viktimave, por burime të sigurisë pranë rajonit kufitar konfirmuan për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë se tre ushtarë pakistanezë dhe një civil janë vrarë, ndërsa pesë ushtarë janë plagosur në shpërthimin e fundit të dhunës mes dy vendeve.

Sipas burimeve të sigurisë, disa civilë në anën pakistaneze të kufirit po largoheshin nga rajoni drejt zonave më të sigurta. Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe presidenti Asif Ali Zardari dënuan dhunën, duke fajësuar Afganistanin për përshkallëzimin.

“Nuk do të ketë kompromise kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Pakistanit dhe çdo provokim do të marrë përgjigje të fortë dhe efektive”, tha Sharif në një deklaratë, duke akuzuar autoritetet talibane në Afganistan se po ua lejojnë “elementeve terroriste” ta përdorin territorin e tyre.

Burime pakistaneze thanë se disa postblloqe kufitare të talibanëve brenda Afganistanit janë shkatërruar gjatë kundërpërgjigjes së Pakistanit.

“Në një reagim të shpejtë dhe intensiv, forcat pakistaneze goditën me efektivitet disa postblloqe kufitare afgane”, konfirmuan zyrtarë të sigurisë për gazetën Dawn.

Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga Dawn, Pakistani po përdor artileri, tanke dhe armë të lehta e të rënda në operacionet e tij. Udhëheqësit talibanë të Afganistanit konfirmuan se forcat e tyre kanë ndërmarrë “operacione hakmarrëse të suksesshme përgjatë vijës Durand kundër qendrave të forcave të sigurisë pakistaneze, si përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore dhe territorit afgan”.

Kufiri 2.600 kilometra i gjatë midis Afganistanit dhe Pakistanit shpesh quhet vija Durand e epokës koloniale, e cila përcaktoi kufirin ndërkombëtar në vitin 1893. Zabihullah Mujahid u tha gazetarëve se “operacionet hakmarrëse u ndaluan mbrëmë me kërkesë të Katarit dhe Arabisë Saudite”.

Por, ai shtoi se luftime të ashpra po vazhdojnë “në disa zona, përfshirë Bahramça në provincën Helmand, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga ana pakistaneze”. Një zyrtar i lartë pakistanez i tha AFP-së se “sonte, forcat talibane filluan të përdorin armë. Ne hapëm zjarr fillimisht me artileri të lehtë, pastaj të rëndë në katër pika përgjatë kufirit.”

Ai shtoi se forcat pakistaneze “rrëzuan tre dronë afganë të dyshuar se mbartnin eksplozivë. Luftimet intensive vazhdojnë”. Raportet nga rajoni kufitar nuk mund të verifikohen menjëherë. Dikur aleatë, këto dy vende janë përçarë për shkak të akuzave të Pakistanit se talibanët afganë po strehojnë grupin ekstremist Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), i cili ka kryer kryengritje të përgjakshme kundër Islamabadit për vite me radhë.

Talibanët, që u kthyen në pushtet në gusht të vitit 2021 pasi trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga Afganistani, mohojnë se po mbrojnë TTP-në brenda vendit. Më 9 tetor, dy anëtarë të lartë të grupit ekstremist u vranë në sulme me dronë pakistanezë në kryeqytetin afgan, thanë burimet për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë.

Shënjestër e sulmit në Kabul më 9 tetor ishte Noor Wali Mehsud, udhëheqësi i TTP-së, grupit të njohur gjithashtu si talibanët pakistanezë, thanë një zyrtar i sigurisë pakistaneze dhe një anëtar i grupit. Nuk është e qartë nëse Mehsud është vrarë në sulm.

Një burim nga TTP tha se udhëheqësi është gjallë, por dy anëtarë “të rëndësishëm” të grupit janë vrarë, pa zbuluar emrat e tyre. Pas sulmit të raportuar, media pakistaneze citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Shafqat Ali Khan, të ketë thënë se Islambadi respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Afganistanit dhe është i gatshëm të bashkëpunojë në çështjet që lidhen me terrorizmin.

Por, ai shtoi se Pakistani është i përkushtuar të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tij. Zëdhënësi nuk e konfirmoi drejtpërdrejt sulmin e Pakistanit ndaj Afganistanit, por tha se vendi po mbron qytetarët e vet përmes masave kundër terrorizmit të bazuara në informacion të inteligjencës. Islamabadi gjithashtu i bëri thirrje Kabulit “të ndalojë strehimin e talibanëve pakistanezë në territorin e tij”. Zyrtarë nga Irani, Arabia Saudite dhe Katari bënë thirrje për “përmbajtje” pas shpërthimit të fundit të dhunës./REL

pakistan-afganistan

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë