Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky është incidenti më i fundit në një varg të gjatë incidentesh mes izraelitëve dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor gjatë vitit të fundit. Ky rast vjen pas një fundjave të përgjakshme, gjatë të cilës një ardhës e vrau një burrë palestinez dhe një palestinez i armatosur e vrau një roje sigurie izraelite në Tel Aviv.
IZRAEL- Ka vdekur adoleshenti palestinez, i cili ishte qëlluar me armë zjarri nga trupat izraelite pasi e kishte hedhur një bombë ndezëse në Bregun e okupuar Perëndimor javën e kaluar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.
Ky është incidenti më i fundit në një varg të gjatë incidentesh mes izraelitëve dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor gjatë vitit të fundit. Ky rast vjen pas një fundjave të përgjakshme, gjatë të cilës një ardhës e vrau një burrë palestinez dhe një palestinez i armatosur e vrau një roje sigurie izraelite në Tel Aviv.
Agjencia e lajmeve e Palestinës, Wafa, raportoi se Ramzi Hamed u qëllua me armë zjarri pranë vendbanimit Ofra në Bregun Perëndimor, afër qytetit të tij Silwad në veri të Ramallahut. Fathi Hamed, babai i djaloshit, tha për Associated Press se i biri i tij u qëllua mëngjesin e të mërkurës së kaluar, pasi kishe hedhur bomba ndezëse ndaj ushtarëve që po operonin afër Silwadit.
Ushtria izraelite tha “duket se” Hamed i kishte hedhur bombat ndezëse në drejtim të portës së vendbanimit. Ajo ofroi pamje të kamerave të sigurisë nga, siç tha, incidenti, në të cilat një djalë i ri shihet duke dalë nga një veturë dhe duke e hedhur një bombë ndezëse, dhe pastaj duke ikur me shpejtësi me veturë, pas shpërthimit.
Nuk është e qartë sa afër forcave të sigurisë ka ndodhur shpërthimi, apo kur u qëllua adoleshenti.
Dhuna është shtuar dukshëm në veri të Bregut Perëndimor falë rritjes së sulmeve me armë nga grupe palestineze ndaj izraelitëve, arrestimeve dhe bastisjeve pothuajse të përditshme nga ushtria izraelite, dhe nga sulmet në rritje të ardhësve ekstremist hebre.
Të hënën, ushtria izraelite tha se trupat e saj i arrestuan 17 palestinezë gjatë natës në Bregun Perëndimor. Mediat izraelite raportuan se pesë nga të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrjen në përleshje me ardhësit izraelitë të premten, ku mbeti i vdekur një palestinez.
Ardhësit izraelitë e sulmuan një fshat palestinez në Bregun Perëndimor të premten. Ata i dogjën veturat dhe shtënë me armë mbi palestinezët të cilët hodhën gurë ndaj tyre. Dy ardhës izraelitë, të dyshuar për vrasjen e palestinezit 19-vjeçar, Qusai Matan, u futën në paraburgim të hënën.
Ky përshkallëzim në luftime mes izraelitëve dhe palestinezëve është më i keqi në dekadat e fundit. Më shumë se 160 palestinezë janë vrarë nga të shtënat me armë prej izraelitëve në Bregun Perëndimor dhe në lindje të Jerusalemit, sipas Associated Press.
Izraeli thotë se shumica e të vrarëve kane qenë militantë, por janë vrarë edhe të rinj që kanë protestuar duke hedhur gurë gjatë bastisjeve të ushtrisë, si dhe kalimtarë rasti të pafajshëm.
Të paktën 30 persona janë vrarë në sulmet palestineze ndaj izraelitëve deri tani këtë vit. Izraeli e uzurpoi Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme më 1967, bashkë me Rripin e Gazës dhe Jerusalemin lindor.Palestinezët i kërkojnë këto territore për një shtet të pavarur që shpresojnë ta kenë.
Marrë nga REL
pamje nga ngjarja AUSTRALI- Banorër në Viktoria dhe Melburn, Austarli janë zgjuar me syt nga qielli pas një shpërthimi misterioz, ...
Donald Trump SHBA- Thirrjet për të transmetuar drejtpërdrejt proceset gjyqësore të Donald Trump po shtohen, ndërsa Shtetet e...
foto ilustruese Kostoja e shezlongëve në plazhet e njohura në vendet evropiane shqetëson edhe shtypin e huaj. Siç raportoh...
pamje nga vendngjarja BRITANI E MADHE- DailyMail ka publikuar video nga vendstrehimi ku do të qëndrojnë azilkërkuesit, mes tyre ed...
foto ilustruese UKRAINË- Dy sulme me raketa ruse vranë të paktën pesë persona dhe plagosën 31 të tjerë, teksa ...
foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku si pasojë ka vdekur një 8-vjeçar...
pamje nga vendngjarja KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodur në Fushë Kosovë, ku një person ka goditur me ...
Vladimir Putin dhe Sergei Chemezov RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me drejtorin e përgjithshëm të Rostec, Sergey Chemezov,...
pamje nga vendngjarja KOSOVE- Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet ku në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj&r...
Neil dhe Lisa Fletcher Të gjithëve u pëlqen estetika dhe kultura e periudhës ndërmjet dy luftërave, por nj&eum...