LIVE UPDATES
Bota

“U rrah për vdekje që të luftonte”/ Rrëfimi i babait për të birin e vdekur në Rusi

Ky rajon është pjesë e Gadishullit të Krimesë, territorit ukrainas të aneksuar nga Rusia, më 2014.

8 Dhjetor 2023, 08:36 Nga A.B
“U rrah për vdekje që të luftonte”/ Rrëfimi i
Andrei Lazhyev

Në fillim të muajit nëntor, rekruti rus 19-vjeçar, Andrei Lazhyev ka vdekur në një spital në Sevastopol, rajon ku gjendet flota ruse në Detin e Zi.

Ky rajon është pjesë e Gadishullit të Krimesë, territorit ukrainas të aneksuar nga Rusia, më 2014.

Vdekja rishtazi e këtij të riu, të sapodiplomuar, është regjistruar pak më shumë se katër muaj pas rekrutimit të tij në ushtrinë ruse.

Zyrtarisht është thënë se ai ka vdekur si pasojë e hemorragjisë në tru, sipas dokumenteve të rishikuara prej Radios Evropa e Lirë.

Prindërit e tij - të cilët nuk janë lejuar ta shohin Andrein pasi është hospitalizuar – nuk janë informuar kurrë se si ose kur është plagosur i biri, dhe ende nuk e kanë pranuar trupin e tij.

Mirëpo ata i kanë dilemat e tyre se si ka vdekur ai. Ata dyshojnë se Andrei është rrahuar teksa i është bërë presion për ta nënshkruar një kontratë me Ministrinë ruse të Drejtësisë, që do t’ia mundësonte ligjërisht angazhimin në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Në fund të shtatorit, më pak se një muaj pasi Andrei i ka informuar prindërit se i ka përfunduar të gjitha trajnimet ushtarake në Rusi, dhe është duke u transferuar bashkë me rekrutë tjerë në Krime, ai i ka telefonuar për t’iu thënë se është shtrirë në spital.

“Ai as nuk e ka ditur saktësisht se ku është”, ka thënë Nikolai Lazhyev, babai i Andreit, për Radion Evropa e Lirë.

“Ai vetëm ka thënë se të gjithë kanë jetuar në tenda, në një fushë të madhe, dhe me male përreth. Ai ka thënë se është ndjerë shumë keq dhe është ankuar vazhdimisht për të përziera”.

Prindërit e rekrutit 19-vjeçar, të cilët jetojnë në rajonin veriperëndimor të Rusisë, Karelia, i janë drejtuar zyrës lokale të rekrutimit me shpresë që të mësojnë se ku është stacionuar i biri dhe pse është shtrirë në spital.

“Komisionari ushtarak i ka ngritur duart lart dhe ka thënë se nuk ka qasje në informacione se ku janë rekrutët e tij”, ka thënë Lazhyev.

“Dikur as nuk kanë komunikuar më me neve”.

Prindërit, më vonë, kanë mësuar se Andrei është lëshuar prej spitalit dhe është transferuar, më 6 tetor, në Armjansk, qytezë në veri të Krimesë.

Prej asaj kohe, prindërit nuk kanë pasur asnjë informacion për të birin.

Më pas, më 23 tetor, Nikolai është kontaktuar në rrjetet sociale nga një burrë që ka pretenduar se është shoku i dhomës së Andreit në spital.

Ky burrë i ka thënë Nikolait se Andrei është shtruar në spital në Sevastopol rreth 8 tetorit dhe ka qenë në gjendje të rëndë – në pamundësi për të ecur ose për të parë mirë, dhe ka pasur të vjella vazhdimisht.

Përgjatë thirrjes, ky shok i dhomës ia ka dhënë telefonin Andreit, i cili i ka thënë babait se e ka humbur telefonin dhe nuk i kujtohet çfarë ka ndodhur me të dhe as si ka përfunduar në spital.

Kur shoku i dhomës ua ka dërguar prindërve një fotografi të Andreit, ata kanë qenë të tronditur.

“Ne nuk e kemi njohur në fillim. Pamja ka qenë e tmerrshme”, ka thënë Nikolai, duke shtuar se djali i tyre ka qenë rreth 100 kilogramë kur është rekrutuar, ndërsa në fotografi është dukur sikur të ishte më pak se 60.

“Menjëherë kam nisur të telefonoj spitalin. Mirëpo askush nuk më fliste”, ka thënë Nikolai.

“Dua ta di diagnozën e djalit tim. Njëra prej mjekeve ka thënë se ajo mund të flasë vetëm për ‘autoritetet kompetente’”.

Nikolai nuk e ka mësuar kurrë emrin e mjekes – askush nuk është identifikuar në telefon.

Kur kanë kërkuar ta vizitojnë Andrein në spital, prindërve u është thënë se nuk mund të shkojnë pa një leje speciale. Ata kanë tentuar të marrin leje, por pa ndonjë rezultat.

“Nuk kemi arritur të sigurojmë marrëveshje askund, pasi zyra në Karelia nuk ka pasur informacione se Andrei është shtruar në spital”, ka thënë Nikolai.

“Ne as nuk e kemi ditur se në çfarë njësiti është ai".

Më pas familja e ka kuptuar se Andrei i është nënshtruar një skanimi në tru, më 21 tetor.

Dy ditë më vonë, prindërit e tij janë kontaktuar prej një psikiatri, i cili u ka thënë se nuk është zbuluar ndonjë dëmtim i brendshëm dhe që Andrei është transferuar në një pavijon psikiatrik.

Gjendja e Andreit, siç është thënë, ka qenë rezultat i trumës psikologjike.

“Ata më kanë thënë se Andrei nuk ka dashur të luftojë dhe në një pikë ka pësuar krizë nervore”, ka thënë Nikolai.

“Ata e kanë quajtur ‘sindroma e mallit për shtëpinë’”.

Mirëpo psikiatri ka thënë se ka vërejtur shenja të dukshme të rrahjeve në trupin e Andreit, sipas Nikolait.

Familja ka pasur kontakt me Andrein, përmes telefonit, deri më 26 tetor.

Pas asaj date, shoku i dhomës u ka thënë prindërve se Andrei është dërguar në një dhomë për kujdes intensiv.

Nikolai ka arritur të kontaktojë me një punëtor mjekësor, i cili e ka trajtuar të birin, dhe më pas i është thënë se Andrei ka pasur edemë cerebrale dhe hemorragji.

Pavarësisht kësaj, Nikolai kujton se i është thënë që djali i tij mund të ketë nevojë “për disa ilaçe”, dhe që Andrei është në duar të sigurta, pasi spitali ushtarak ka “gjithçka”.

Në diskutime të mëtejme me autoritetet spitalore, prindërve të Andreit u është thënë se ata nuk mund ta vizitojnë qendrën sepse Sevastopoli është në zonën e luftës që zhvillon Rusia në Ukrainë, mirëpo mjekët janë zotuar se ai do të evakuohet në një zonë më të sigurt.

Evakuimi nuk ka ndodhur kurrë – familjes i është thënë se gjendja e Andreit është shumë serioze.

Më pas, më 1 nëntor, Nikolai dhe gruaja e tij kanë siguruar dokumentet e nevojshme për ta vizituar spitalin, mirëpo ka qenë shumë vonë.

Të nesërmen, sa kanë qenë në aeroportin e Moskës, për t’u nisur për Krime, ata kanë marrë vesh që Andrei ka vdekur.

Prindërve u është thënë që të kthehen në Karelia, dhe përgjatë kthimit të tyre në shtëpi, ata kanë kontaktuar sërish autoritetet ushtarake lokale për të mësuar se çfarë ka ndodhur me djalin e tyre.

Nikolai ka thënë se zyrtarët i kanë thënë që asnjëri prej rekrutëve lokalë nuk është dërguar në rajonin ushtarak të Armjanskut, ku është transferuar Andrei.

“Unë ende nuk e di çfarë ka ndodhur me Andrein”, ka thënë Nikolai.

“Gjëja më e vështirë është kur shihni gjithçka, por nuk mund të bëni asgjë”.

Më vonë, kanë nisur të qartësohen gjërat. Një burrë, që e ka prezantuar veten si komandant, e ka kontaktuar Nikolain përmes Telegramit.

Pa e bërë të ditur emrin apo titullin që mban në ushtri, burri e ka dërguar një fotografi të certifikatës së vdekjes së Andreit, e cila ka treguar se ai ka vdekur prej “edemës cerebrale, hemorragjisë së brendshme të trurit”.

“Ka qenë e shkruar, e zeza në të bardhë”, ka thënë Nikolai, duke thënë se dokumentet kanë treguar se diagnoza është ditur një muaj para se të vdiste Andrei.

“Pse ka ndodhur kjo ënjtje e trurit, nuk dihet”, ka thënë Nikolai.

“Djali im ka qenë në prag të vdekjes mbi një muaj, dhe ata nuk kanë raportuar asgjë. Nëse ai do të evakuohej, mendoj se do të ishte gjallë [sot]”.

Teksa kthehet mbrapa në kohë, Nikolai nuk mund të harrojë momentin kur Andreit i është kërkuar vazhdimisht të nënshkruajë kontratë me Ministrinë ruse të Drejtësisë, pavarësisht hezitimit të tij.

Ligji në Rusi – i cili parasheh shërbim të detyrueshëm ushtarak për dy vjet - thotë se rekrutët nuk mund të angazhohen për të luftuar jashtë shtetit.

Kjo nënkupton që në teori, ata që janë mobilizuar për ushtri, nuk mund të luftojnë në Ukrainë.

Aneksimi i paligjshëm i Gadishullit të Krimesë, nga ana e Rusisë, më 2014, dhe pretendimi i Moskës që katër rajone në lindje të Ukrainës janë tani pjesë e territorit rus, kanë rritur shqetësimet se hapësirat në ligj mund të shfrytëzohen për të dërguar rekrutët për të luftuar në këto rajone.

Një tjetër mënyrë është që rekrutët të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Drejtësisë, që i lejon ata të luftojnë në Ukrainë.

Ky fakt, bashkë me thashethemet që disa rekrutë detyrohen me forcë që të nënshkruajnë kontratë për shërbim ushtarak, e ka shtyrë Nikolain që të dyshojë se djali i tij është rrahur në tentim e sipër që të nënshkruajë kontratën.

Kur Andrei e ka kontaktuar atë më 21 shtator, për t’i thënë se është në spital ushtarak, Nikolai ka thënë se djalit të tij i është bërë presion i madh për ta nënshkruar kontratën.

“Çdo ditë. Kontrata, kontrata, kontrata”, ka thënë Nikoi, duke e cituar të birin.

“Unë vetëm i kam thënë: Mos e nënshkruaj. Ai nuk e ka nënshkruar”.

Megjithatë, Nikolai ka thënë se “ka informacione që ata e kanë detyruar me forcë që ta nënshkruajë kontratën, duke e rrahur. Nuk mund ta përjashtojë këtë”.

Nikolai, vetë ish-ushtarak, ka thënë se pas vdekjes së Andreit, nuk mund t’iu besojë më autoriteteve.

“Nuk mund të kem besim më, nuk mundem, kaq”, ka thënë Nikolai.

Ai ende nuk ka marrë dokumente zyrtare prej Ministrisë së Mbrojtjes sa i përket shërbimit dhe vdekjes së djalit të tij.

Kërkesat për informacion kanë mbetur pa përgjigje dhe trupi i Andreit nuk është kthyer ende në shtëpi.

Këta faktorë kanë ndikuar që Nikolai të arrijë në përfundim se djali i tij ka vdekur pasi i është bërë presion për ta nënshkruar dokumentin për të luftuar jashtë vendit.

“Frikësohem që ashtu ka ndodhur”, ka thënë Nikolai.

“Dyshimet më forcohen nga fakti që askush nuk sqaron asgjë. Askush nuk e tregon të vërtetën”./REL

rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj