LIVE UPDATES
Bota

U sulmua mëngjesin e sotëm, shtëpia e Nancy Pelosit "nën shënjestër" të herë pas hershme të vandalëve

82-vjeçari është dërguar në spital dshe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që autori i plagosjes është vënë në pranga. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi e Pelosit, Drew Hammill i cili dha një deklaratë ku informoi për sulmin dhe gjendjen e Paul.

28 Tetor 2022, 15:34 Nga d.a.
U sulmua mëngjesin e sotëm, shtëpia e Nancy Pelosit
Shtepia e Pelosit

SHBA- Mëngjesin e sotëm është sulmuar shtëpia e Kryetare së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi ku është plagosur bashkëshorti i saj Paul.

Sipas mediave vendase, 82-vjeçari është dërguar në spital dshe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që autori i plagosjes është vënë në pranga. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi e Pelosit, Drew Hammill i cili dha një deklaratë ku informoi për sulmin dhe gjendjen e Paul.

Por kjo nuk është hera e parë që shtëpia e Pelosit bëhet qendër e sulmeve apo vandalizimit por është hera e parë që dikush lëndon një familjar të saj.

Në vitin 2007 ku Pelosi ishte anëtare e Kongresit, një grup protestuesish nga Code Pink, një grup grash kundër luftës, kanë protestuar përpara shtëpisë së kryetares Nancy Pelosi, duke shpalosur një banderolë në pragun e derës së shtëpisë së saj. Protesta, e cila filloi me dhjetëra demonstrues, ishte vetëm përpjekja më e fundit e Code Pink për të angazhuar Pelosin, e cila mendon se grupi nuk ka shkuar aq larg ose aq shpejt sa për të kthyer trupat në shtëpi nga Iraku.

Ndërkohë më 2 janar të 2021, shtëpia e saj u vandalizua me një referencë të dukshme për përpjekjet e dështuara të ligjvënësve për t'u siguruar amerikanëve 2000 dollarë kontrolle të ndihmës për COVID-19. Grafiti u gjet në derën e garazhit të shtëpisë së Pelosit gjatë natës me frazat "2 mijë dollarë", "Anulo qiranë!" dhe "Ne duam gjithçka".

Që nga pasditja e së premtes, dera e garazhit ishte e mbuluar me qese të zeza mbeturinash. Vandalët lanë gjithashtu gjak të rremë dhe atë që duket të jetë një kokë derri jashtë shtëpisë së Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në San Francisko.

nancy pelosi paul pelosi


Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video