Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Blinken do ta vërë theksin tek përpjekjet e presidentit Joe Biden për të ndërtuar aleanca dhe do të shkojë më pas në Tokio.
KOREJA E JUGUT- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të hënën një vizitë në Korenë e Jugut një vend që po përjeton një krizë politike, ku do të kërkojë në mënyrë diplomatike të inkurajojë vazhdimësinë me politikat, por jo taktikat e presidentit të vendit të shkarkuar nga parlamenti.
Zoti Blinken mbërriti në kryeqytetin e mbuluar me borë në një udhëtim që ka të ngjarë të jetë i fundit për të si kryediplomati amerikan përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Ai do të takohet me homologun e tij Cho Tae-yul të hënën, në të njëjtën ditë që skadon një urdhër për arrestimin e presidentit të shkarkuar Yoon Suk Yeol, i cili u përpoq pa sukses të vendoste gjendjen e jashtëzakonshme më 3 dhjetor.
Zoti Blinken do ta vërë theksin tek përpjekjet e presidentit Joe Biden për të ndërtuar aleanca dhe do të shkojë më pas në Tokio.
Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit nuk përmendi drejtpërdrejt krizën politike në Korenë e Jugut, por tha se zoti Blinken do të përpiqet të ruajë bashkëpunimin trepalësh me Japoninë, në kuadër të të cilit tre vendet kanë këmbyer gjerësisht informacione zbulimi për Korenë e Veriut.
Vizita e zotit Blinken vjen në një kohë ndryshimesh për të dy vendet, me kthimin e Presidentit të zgjedhur Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.
Zyrtarët amerikanë kishin thënë se nuk kishin pasur asnjë paralajmërim për vendosjen e ligjit ushtarak nga zoti Yoon. Zoti Blinken, duke iu drejtuar gazetarëve muajin e kaluar, tha se kriza tregoi forcën e institucioneve të Koresë së Jugut të konsoliduara në tre dekadat që kur ajo përqafoi demokracinë. Pas ndalesave në Korenë e Jugut dhe Japoni, zoti Blinken do të vizitojë Francën./VOA
autori SHBA- Autori i sulmit në New Orleans, Shamsud-Din Jabbar, mbante syze inteligjente për të filmuar lagjen franceze të qytetit te...
foto ilustruese BRITANI- Dëbora e madhe ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të udhëtimeve në Angli këtë m&eum...
foto ilustruese SHBA- Gjatë një konference shtypi mbi planet e NASA-s për rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e hën&e...
foto ilustruese INDI- India nuk dëshiron krijimin e një monedhe të përbashkët BRICS, një iniciativë e mundshme q&e...
pamje nga protestat MAL I ZI- Mijëra qytetarë protestuan të dielën në qytetin e Cetinjes dhe kryeqytetin Podgoricë në Ma...
foto ilustruese SHBA- Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për u...
Presidenti Alexander Van der Belle AUSTRI- Austria po shkon drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga Partia e Lirisë e ekstremi...
foto ilustruese LIBAN- Gjatë vitit 2024 Lindja e Mesme përjetoi një ndryshim të madh të ekuilibrit të forcave. Libani u vu p&...
protesta KORE E JUGUT- Mijëra njerëz kanë përballuar temperaturat e ngrira dhe borën për të protestuar si pro dhe kund&e...
foto ilustruese SIRI- Ministri i Financave në Siri, Mohammed Abazeed, ka thënë të dielën se Qeveria e përkohshme do t’i...