Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lufta midis grupit militant Hezbollah dhe Izraelit përfshiu vendin pas pothuajse një viti të shkëmbimit të sulmeve ajrore përgjatë kufirit.
LIBAN- Gjatë vitit 2024 Lindja e Mesme përjetoi një ndryshim të madh të ekuilibrit të forcave. Libani u vu përsëri në qendër të trazirave pasi Izraeli filloi sulme ajrore dhe një ofensivë tokësore në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut, duke shkatërruar disa pjesë të vendit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Bejrut, Jacob Russell, një armëpushim i brishtë në nëntor ndaloi luftimet, të paktën përkohësisht, por ndryshimi i regjimit në Siri rrezikon të sjellë më shumë paqëndrueshmëri në vitin 2025.
Libani ka kaluar jo pak trazira në të kaluarën, por viti 2024 ishte vërtetë i vështirë. Lufta midis grupit militant Hezbollah dhe Izraelit përfshiu vendin pas pothuajse një viti të shkëmbimit të sulmeve ajrore përgjatë kufirit.
Udhëheqësi me ndikim i grupit Hezbollah, Hassan Nasrallah u vra, së bashku me një pjesë të madhe të drejtuesve të tjerë kryesorë. Hezbollahu, një forcë e madhe politike në Liban dhe një aleate besnike e Iranit, u trondit dhe ra dakord për kushtet e armëpushimit, në fund të nëntorit.
“Irani dhe ajo që ka mbetur nga Hezbollahu duket se kanë arritur në përfundimin se kanë nevojë për një uljen e tensioneve Ata kanë nevojë për disa vite qetësi dhe stabilitet për të gjetur rrugën si të ecët përpara, për Iranin dhe për veten e tyre, për strategjinë për të rifuqizuar Hezbollahun”, thotë Paul Salem nga Instituti i Lindjes së Mesme.
Por qetësia dhe stabiliteti duket se janë të vështira të realizohen. Pak orë pasi armëpushimi hyri në fuqi më 27 nëntor, rebelët në Sirinë fqinje nisën një ofensivë në shkallë të gjerë që brenda dy javësh çoi në përmbysjen e regjimit të Asadit, pas një lufte civile 13 vjeçare. Grupi Hezbollah kishte luajtur rol thelbësor për mbajtjen e Assadit në pushtet.
“Në një luftë me gjithë këta faktorë, nuk është e vështirë të kuptohet kur të ofrohet një mundësi për të ndryshuar situatën, ashtu siç ndodhi me grupet në Siri. Hezbollahu është dobësuar, Irani përballet me vështirësi, Rusia gjithashtu po has në vështirësi në Ukrainë, kjo ishte koha e duhur për të lëvizur”, thotë Nizar Ghanem nga Instituti i Politikave Alternative.
Rënia e Assadit ndërpreu rrugët përmes të cilave Irani furnizonte Hezbollahun, tanimë të dobësuar. Krahas kushteve të armëpushimit që kërkojnë largimin e grupit Hezbollah nga kufiri me Izraelin, analistët shohin një mundësi të mirë për Libanin.
“Pjesa jugore e Libanit nuk i shërben më Iranit për një qëllim strategjik ushtarak. Ky është një bekim për Libanin. Kjo do të thotë se ata nuk do të investojnë në praninë e madhe ushtarake në Libanin jugor”, thotë Paul Salem nga Instituti i Lindjes së Mesme.
Siç ndodh rëndom, duhet të arrihet një ekuilibër delikat. Grupi Hezbollah ka qenë lojtar kryesor rajonal për dekada. Ai ka një elektorat të madh dhe besnik në Liban. Rënia e tij do të krijonte një boshllëk të rrezikshëm.
“Nëse bëhen përpjekje për një disfatë të plotë të Hezbollahut në nivelin që përjetoi partia Baath e Sadam Hyseinit në Irak, do të shohim një luftë të pafund në rajon, nga Bagdadi, deri në Jerusalem. Libani do të shpërbëhej”, thotë Nizar Ghanem nga Instituti i Politikave Alternative.
Me ngjarjet që po zhvillohen në të gjithë rajonin me një ritëm të shpejtë, Libani përballet me pasiguri të madhe në vitin 2025 dhe populli i tij po përgatitet për një tjetër vit të dhunshëm./VOA
protesta KORE E JUGUT- Mijëra njerëz kanë përballuar temperaturat e ngrira dhe borën për të protestuar si pro dhe kund&e...
foto ilustruese SIRI- Ministri i Financave në Siri, Mohammed Abazeed, ka thënë të dielën se Qeveria e përkohshme do t’i...
hmvp KINË- Kina po përjeton një rritje të infeksioneve të një virusi të frymëmarrjes, duke çuar në spit...
Foto ilustruese FRANCË- Spitalet në të gjithë Evropën po përballen me një periudhë sfiduese pasi rastet e gripit va...
vassily nebenzia SHBA- Gjermania dhe Japonia nuk do të bëhen kurrë anëtarë të përhershëm të Këshillit t&e...
elon musk, nigel farage SHBA- Elon Musk ka bërë thirrje që Nigel Farage të zëvendësohet si kreu i partis&...
IZRAEL- Izraeli paralajmëroi të dielën se marrëveshja e armëpushimit me Hezbollahun mund të shembet nëse grupi i mbësh...
donald trump, giorgia meloni SHBA- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar ditën e djeshme një takim jozyrtar me presidentin e...
foto ilustruese GJERMANI- Gjermania është përfshirë nga moti i keq me bore dhe akull duke shkaktuar kaos me udhëtimet ajrore&...
foto ilustruese SERBI- Qeveria e Serbisë e ka miratuar një vendim për themelim të një trupi koordinues për t’i garantua...