LIVE UPDATES
Bota

Ukraina dhe Irani, ndër temat kryesore në Festivalin e Filmit në Berlin

Gjatë shpalljes së listës së filmave që do të shfaqen në Festivalin e Filmit në Berlin, drejtori artistik i festivalit, Carlo Chatrian tha se regjisorët Sean Penn dhe Aaron Kaufmann ndodheshin në Kiev për të filmuar dokumentarin "Superfuqi", kur tanket ruse kaluan kufirin e Ukrainës, duke filluar konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

11 Shkurt 2023, 21:05 Nga I.A
Ukraina dhe Irani, ndër temat kryesore në Festivalin e Filmit në
Berlin

GJERMANI- Dokumentari i regjisorit Sean Penn për portretin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, i filmuar ndërsa Rusia filloi sulmin kundër Ukrainës një vit më parë, do të jetë ndër titujt kryesorë në Festivalin e Filmit në Berlin, që fillon javën e ardhshme. Në mesin e 18 filmave që do të shfaqen në festival do të ketë edhe disa dokumentarë për protestat në Iran. Në festivalin ndërkombëtar të filmit, regjisori i njohur Steven Spielberg pritet të marrë një çmim për arritjet në karrierën e tij në industrinë e filmit.

Gjatë shpalljes së listës së filmave që do të shfaqen në Festivalin e Filmit në Berlin, drejtori artistik i festivalit, Carlo Chatrian tha se regjisorët Sean Penn dhe Aaron Kaufmann ndodheshin në Kiev për të filmuar dokumentarin "Superfuqi", kur tanket ruse kaluan kufirin e Ukrainës, duke filluar konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

I vendosur në pjesën e Berlinit Perëndimor në vijën e parë të Luftës së Ftohtë, Berlinale e sheh veten si një festival politik dhe zoti Chatrian thotë se edicioni i 73-të i Festivalit të Filmit në Berlin do të nxjerrë në pah luftërat për liri në Ukrainë dhe Iran, duke shfaqur dhjetëra filma për këto dy vende.

"Kemi filma të xhiruar në Ukrainë dhe filma që trajtojnë atë që po ndodh në Iran. Por ajo që më pëlqen më shumë është se këta filma përpiqen të bëjnë diçka ndryshe. Përmes këtyre filmave regjisorët po përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin tonë për këto çështje dhe ofrojnë një pasqyrim të ngjarjeve nga një këndvështrim shumë personal”, thotë ai.

Kompanitë e filmit që mbështeten nga qeveria iraniane dhe ajo ruse nuk do të jenë pjesë e Tregut Evropian të Filmit, thotë zoti Chatrian, duke shtuar se kërkesat e gazetarëve nga këto vende do të shqyrtohen në mënyrë individuale.

"Ne jemi të vetëdijshëm se kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Jemi gjithashtu të vetëdijshëm se disa regjisorë, filmat e të cilëve do të shfaqen në festival, kanë rrezikuar jetën e tyre për të prodhuar filmat e tyre dhe ne nuk do t'i vëmë ata në rrezik", tha ai.

Drejtori i Festivalit të Filmit në Berlin thotë se 18 filmat që konkurrojnë për çmime do të kenë tema të larmishme nga filmi i regjisores Emily Atef "Një ditë do t'i tregojmë gjithçka njëri-tjetrit" rreth rrezikut të dashurisë së dhunshme mes adoleshentëve, deri tek "Disko Boy" i regjisorit Giacomo Abbruzzese, rreth një bjellorusi që i bashkohet Legjionit të Huaj Francez.

Konkursi do të krijojë hapësirë edhe për filmat vizatimorë, si "Suzume" të regjisorit japonez Makoto Shinkai, të cilin zoti Chatrian e quajit "poet të rinisë". Filmi mbi arkipelagun japonez shquhet për ngjyrat e shndritshme.

Festivali i Filmit në Berlin, që mbahet në një nga qendrat botërore të kulturës për komunitetin LGBTQ, do të vazhdojë të ketë në plan të parë çështjet e gjinisë dhe identitetit që kanë preokupuar vitet e fundit juritë e saj. Këtë vit kryetare e jurisë do të jetë aktorja amerikane Kristen Stewart. Pas dy vitesh me edicione të kufizuara për shkak të pandemisë së koronavirusit, festivali do të mbahet sërish si një ngjarje me kapacitet të plotë dhe pa masa kufizuese.

Marrë nga VOA

steven spielberg volodymyr zelenskiy sean penn

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit