LIVE UPDATES
Bota

Ukraina e mohon se forcat ruse janë futur në rajonin Sumi

Në mediat sociale u raportua të martën se trupat ruse ishin futur në Miropillia të Sumit nga rajoni rus i Kurskut, përmes fshatit kufitar Oleksandria.

10 Dhjetor 2024, 16:01 Nga E. D
Ukraina e mohon se forcat ruse janë futur në rajonin Sumi
foto ilustruese

UKRAINË- Ukraina i ka hedhur poshtë lajmet se forcat ruse janë futur në rajonin e saj verilindor, Sumi, duke i cilësuar ato si pjesë të fushatës dezinformuese të Moskës gjatë kohës kur Rusia i godet zonat civile në verilindje dhe jug të Ukrainës.

Në mediat sociale u raportua të martën se trupat ruse ishin futur në Miropillia të Sumit nga rajoni rus i Kurskut, përmes fshatit kufitar Oleksandria.

“Në këtë kohë nuk ka të dhëna nga ushtria për ndonjë ndryshim të gjendjes në kufi, gjendja është nën kontroll”, tha guvernatori rajonal Volodymyr Artyukh, në Telegram.

Ndërkohë, zëdhënësi i shërbimit kufitar të Ukrainës, Andriy Demchenko, tha për televizionin KYIV24 se të lajmet për gjoja thyerjen e kufirit në rajonin e Sumit nga forcat ruse janë të rrejshme.

“Njësitet kufitare të Ukrainës nuk kanë parë asnjë përpjekje për t’u futur, apo përpjekje për luftime”, tha Demchenko, duke shtuar se do të ishte shumë e vështirë për forcat ruse të kalojnë përmes fushës moçalore të rajonit kufitar.

Ndërkohë, në rajonin e Hersonit një grua 74-vjeçare humbi jetën dhe disa njerëz u plagosën nga një sulm rus me dronë në fshatin Odradokamianka. Trupat ruse kryen dy sulme të tjera me raketa në qytetin Zlatopil të rajonit të Harkivit, duke plagosur 10 njerëz, përfshirë tetë gra, sipas guvernatorit rajonal Oleh Synyehubov.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi më 10 dhjetor se e ka pushtuar fshatin Zhovte afër Pokrovskit, i cili është qendër e rëndësishme për furnizim për Ukrainën në rajonin lindor të Donjeckut. Ukraina ende nuk ka komentuar mbi këtë pretendim, i cili nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia po përpiqen t’i forcojnë pozitat e tyre për negociata para fillimit të mandatit të dytë të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në janar.

Deklarata e Trumpit se do t’i japë fund luftës gati trevjeçare "brenda 24 orëve" pasi të marrë detyrën, ka shkaktuar shqetësime në Kiev, duke ngjallur frikë se Ukraina mund të detyrohet të dorëzojë territore të mëdha për të arritur paqen.

Nga ana tjetër, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi më 10 dhjetor se e ka arrestuar një shtetas me nënshtetësi të dyfishtë, ruse dhe gjermane, nën dyshimin për planifikimin e një akti sabotimi në një hekurudhë në Nizhni Novgorod. Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar mbi këtë pretendim.

Zyrtarët perëndimorë e kanë akuzuar Rusinë për arrestimin e shtetasve të huaj dhe personave me shtetësi të dyfishtë për arsye politike, duke thënë se individë të tillë po ndalohen për t'u përdorur si karta pazari në shkëmbimet e ardhshme të të burgosurve.

Organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë gjithashtu se gati 900 rusë janë dënuar për tradhti, spiunazh ose bashkëpunim me qeveri të huaja që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj