LIVE UPDATES
Bota

Ukraina: Kemi vrarë dhjetëra ushtarë rusë në Herson

Në të njëjtën kohë, Kievi ka mohuar pretendimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se forcat ruse kanë marrë nën kontroll urën ukrainase në Krinka.

22 Shkurt 2024, 14:53 Nga M.B
Ukraina: Kemi vrarë dhjetëra ushtarë rusë në Herson
Tanke të shkatërruara ruse afër fshatit Bohorodjçne, në rajonin e Donjeckut. 13 shkurt 2024.

UKRAINA- Ushtria ukrainase e ka pranuar se ka sulmuar një poligon stërvitor në Hersonin e pushtuar, ku trupat ruse po përgatisnin një sulm ndaj një ure në Krinka në bregun e majtë të lumit Dnjepër. Ky ishte sulmi i dytë gjatë kësaj jave që ka lënë të vrarë dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë ruse. Në të njëjtën kohë, Kievi ka mohuar pretendimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se forcat ruse kanë marrë nën kontroll urën ukrainase në Krinka.

“Kanë qenë të paktën tri sulme të përqendruara te trupat ruse që gjendeshin në poligonin stërvitor afër Novaja Kahovkës”, tha për Radion Evropa e Lirë më 22 shkurt, Nataliya Humenyuk, zëdhënëse e forcave mbrojtëse në jug të Ukrainës.

“Ushtria ruse po përgatitej të sulmonte Krinkën, që ata veçse pretendojnë se e kanë kapur... Sipas të dhënave paraprake, komandantët e grupit të Dnjeprit [të forcave ruse] ishin aty. Informacioni ende po verifikohet”, shtoi ajo.

Në një deklaratë të ndarë dhënë për Suspilne, Humenyuk tha se të paktën 60 ushtarë rusë ishin vrarë gjatë sulmit. Rusia nuk ka komentuar për sulmin, për të cilin paraprakisht u raportua në kanalet ukrainase dhe nga blogerët pro-Rusisë në Telegram, të cilët thanë se ka pasur humbje të mëdha. Një video e sulmit të supozuar, ku shihen tri sulme ajrore, është publikuar në kanalet në Telegram. Megjithatë, ky informacion nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur. Në një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, më 20 shkurt, Shoigu tha se Krinka “është pastruar”, por ushtria ruse tha se deklarata e tij ishte “falsifikim i fakteve”. Forcat ukrainase në nëntor të vitit 2022 kishin çliruar qytetin e Hersonit dhe pjesën tjetër të rajonit në bregun e djathtë të Dnjepërit, duke i dëbuar trupat ruse përtej lumit. Vitin e kaluar, trupat e Kievit po ashtu arritën të krijonin një urë në anën e majtë të Djepërit, që ka qenë nën sulme të vazhdueshme ruse. Sulmi i raportuar ukrainas ndaj forcave ruse në Herson, ishte i dyti në ditët e fundit, kur një numër i madh i forcave ruse raportohet se janë vrarë. Më 21 shkurt, BBC në gjuhën ruse raportoi se nga sulmi ukrainas në poligonin stërvitor në Donjeckun e pushtuar nga Moska, ishin vrarë të paktën 60 trupa ruse. As Rusia e as Ukraina nuk kanë komentuar për këtë raportim. Zëdhënësi i Forcave Ajrore ukrainase, Yuriy Ihnat, tha më 22 shkurt, se që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës dy vjet më parë, Moska ka gjuajtur mbi 8.000 raketa dhe ka lëshuar 4.630 dronë, nga të cilët 3.605 janë rrëzuar, në caqet brenda Ukrainës./ REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para