LIVE UPDATES
Bota

Ukraina kërkon përshpejtimin e dërgesave të armëve nga aleatët perëndimorë

Kërkesa e Ukrainës vjen në kohën kur ministrat e Mbrojtjes të NATO-s përgatiten të takohen për të dytën ditë me radhë, dhe kur Rusia ka intensifikuar përpjekjet e saj disamujore për të kapur qytetin lindor të Bakhmutit.

15 Shkurt 2023, 11:38 Nga I.A
Ukraina kërkon përshpejtimin e dërgesave të armëve nga
Ukraine

UKRAINË- Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë që të përshpejtojnë furnizimin me armë dhe pajisje luftarake.
 Kërkesa e Ukrainës vjen në kohën kur ministrat e Mbrojtjes të NATO-s përgatiten të takohen për të dytën ditë me radhë, dhe kur Rusia ka intensifikuar përpjekjet e saj disamujore për të kapur qytetin lindor të Bakhmutit.

Me ofensivën e re të Rusisë në rajonin lindor të Donbasit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, më 14 shkurt, paralajmëroi se Rusia po përpiqet të fitojë në fushëbetejë përpara se dërgesat perëndimore të armatimit të mund të mbërrinin në Ukrainë.

"Mund të them me besim se tendencat bazë mbeten të pandryshuara. Së bashku, Ukraina dhe partnerët e saj po bëjnë gjithçka për të siguruar që shteti terrorist të humbasë. Dhe që kjo të ndodhë sa më shpejt", tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.

Në ditën e parë të një takimi dy-ditor në Belgjikë, ministrat e mbrojtjes të NATO-s treguan ngurrim për të dërguar avionë luftarakë - diçka që zyrtarët ukrainas e kanë kërkuar vazhdimisht.

Numri i vendeve që janë zotuar të dërgojnë tanke në Ukrainë është rritur në 11, tha gjenerali Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, në një konferencë shtypi pas takimeve të Brukselit; 22 vende janë zotuar të dërgojnë automjete luftarake të këmbësorisë, 16 po dërgojnë artileri dhe municione dhe nëntë po dërgojnë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, premtoi ndihmë shtesë dhe armatime, por ai tha se nuk mund të thotë asgjë përsa i përket avionëve.

Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se avionët nuk ishin fokusi i diskutimeve perëndimore për momentin.

“Kur qiejt mbi Ukrainë të mbeten të sigurt në tre, deri në katër muajt e ardhshëm, atëherë mund të flasim për të gjitha hapat e tjerë të mëtejshëm”, tha Pistorius.

Luftimet më intensive për momentin janë në Donbas, rreth qytetit Bakhmut, si dhe në veri, afër Kreminës dhe në jug, afër Vuhledarit.

Në vlerësimin e saj të përditshëm më 15 shkurt, ushtria e Ukrainës tha se luftimet ishin gjithashtu të përqendruara rreth Lymanit, Avdjivkas dhe Kupjanskut.

Forcat ruse kanë kaluar muaj të tërë duke u përpjekur për të kapur Bakhmutin, i cili shtrihet pranë disa autostradave kryesore.

Në javët e fundit, trupat ruse, duke përfshirë ushtarë nga grupi mercenar Wagner, kanë bërë përparim të ngadaltë, por në rrijte rreth Bakhmutit; gjatë fundjavës, pronari i Wagner, biznesmeni i Shën Petersburgut, Yevgeny Prigozhin, pretendoi se trupat e tij kishin kapur një fshat të vogël e të rëndësishëm në periferinë veriore të Bakhmutit.

Përderisa 24 shkurti po afron – kur shënohet njëvjetori i nisjes së pushtimit – Rusia po përdor shumë artileri në betejën më të ashpër, atë për marrjen e kontrollit të qytetit të Bahmutit. Së fundmi, Kremlini ka intensifikuar operacionet në mbarë pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës dhe para njëvjetorit të nisjes së pushtimit, po synon që të nisë një ofensivë të madhe.

Marrë nga REL

volodymyr zelensky lloyd austin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj