Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zyrtarët në rajonet fqinje Bryansk dhe Kursk, thanë se ndërtesat u dëmtuan nga sulmi me dron, gjatë natës.
RUSI- Dy gra u vranë gjatë granatimeve nga forcat ukrainase në rajonin kufitar rus Belgorod, tha guvernatori i atij rajoni. Vyacheslav Gladkov tha gjithashtu se katër persona u plagosën pasi Ukraina bombardoi qytetin afër kufirit. Zyrtarët në rajonet fqinje Bryansk dhe Kursk, thanë se ndërtesat u dëmtuan nga sulmi me dron, gjatë natës.
Ukraina nuk ka komentuar lidhur me sulmin. Kievi, më herët, mohoi përfshirjen në sulmet e mëparshme që ndodhën përtej kufirit dhe tha se ato ishin kryer nga grupe ruse anti-qeveritare. Ndërkohë, një nga grupet që kundërshtojnë Kremlinin, Legjioni i lirisë Ruse, tha se kishte marrë pjesë në operacionet ushtarake në fshatin e afërt Novaja Tavolzhanka. Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha për Telegram se predha goditi një pjesë të rrugës në qytetin Maslova Pristan, rreth 15 kilometra larg rajonit Harkov të Ukrainës dhe se copëzat goditën makinat që kalonin.
“Në njërën prej tyre udhëtonin dy gra, të cilat kanë vdekur në vend nga plagët e marra”, tha ai.
Guvernatori i rajonit Bryansk, në veri të Belgorodit, tha se katër shtëpi u dëmtuan nga bombardimet, ndërsa kreu i rajonit fqinj Kursk, tha se disa ndërtesa u dëmtuan nga sulmi me dron gjatë natës. Dronët me rreze të gjatë veprimi, goditën gjithashtu dy qytete në rajonin e Smolensk gjatë natës, tha guvernatori atje, ndërsa kreu i rajonit Kaluga të Rusisë tha se u raportua një shpërthim në pyll.
Ditët e fundit, zyrtarët rusë kanë raportuar sulme të shtuara nga veriu i Ukrainës. Ukraina mohon që ushtria e saj të jetë e përfshirë në sulme dhe thotë se ato kryhen nga luftëtarë vullnetarë rusë. Që nga fillimi i majit, Rusia ka iniciuar rreth 20 sulme, veçe veç, me raketa dhe dronë, në qytetet e Ukrainës.
Thaçi dhe Veseli HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shq...
Pamje nga aksidenti INDI- Të paktën 50 njerëz u vranë dhe 300 u shtruan në spital në Indi pasi një tren pasagjer&eu...
Alexandër Lukashenko RUSI- Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alexandër Lukashenko ka bërë një koment 'shqetësues...
Antony Blinken KOSOVË- Blinken u kërkoi krerëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që të ulin tensionet...
forcat serbe KOSOVË- Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, ka deklaruar se ...
veriu i Kosovës KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka publikuar të dhëna që lidhën m...
Richard Grenell KOSOVË- Ish-i dërguari amerikan Richard Grenell, ka reaguar ashpër pas pubikimit të tre kërkesave për Ko...
protesta në veri KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka kërkuar hetim dhe ndj...
Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka pranuar së fundmi se është "e pamundur" që Ukraina ...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kyriakos Mitsotakis, i cili anuloi udhëtimin e tij në Malin Athos dhe Halkidiki, u diagnostikua me koronavirus. N&eu...