LIVE UPDATES
Bota

Ukraina sulmon pozicionet ruse në Herson

Natalya Humenyuk, zëdhënës i komandës jugore të Ukrainës, tha se ushtria ukrainase ka goditur Urën Antonivski mbi Dniepër gjatë natës, teksa zyrtarët e instaluar nga Rusia në Herson kanë vendosur orë policore, për të parandaluar viktima në mesin e civilëve.

22 Tetor 2022, 13:56 Nga I.A
Ukraina sulmon pozicionet ruse në Herson
Foto nga Ukraina

UKRAINË- Forcat ukrainase kanë granatuar pozicionet ruse në rajonin e pushtuar dhe të aneksuar paligjshëm të Hersonit, duke shënjestruar rrugët e furnizimeve nëpër Lumin Dniepër, teksa duket se forcat e Kievit po përgatiten të kryejnë një sulm të plotë ndaj qytetit të Hersonit. Zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 88 vendbanime në rajonin jugor të Hersonit dhe 551 vendbanime në rajonin verilindor të Harkivit janë “çliruar”, teksa kundërofensiva e forcave ukrainase në Herson po vazhdon.

Kyrylo Tymoshenko, zëvendëskreu i Zyrës së Zelenskyt, publikoi këto të dhëna, që janë të parat qëkur ushtria ukrainase ka nisur kundërofensivën disa javë më parë në Herson dhe Harkiv.

Ndërkaq, Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 21 tetorit shtoi se forcat e tij po tregojnë “rezultate të mira” në rimarrjen e territorit nga forcat ruse në Herson.

Ukraina po tenton që të dëbojë forcat ruse nga Hersoni, duke i sulmuar nga pjesa lindore e Lumit Dinepër. Por, forcat ruse, që gjenden në pjesën perëndimore të bregut të këtij lumi, ku gjendet edhe qyteti i Hersonit, raportohet se janë afër që të humbin linjat e furnizimeve dhe përforcimeve.

Natalya Humenyuk, zëdhënës i komandës jugore të Ukrainës, tha se ushtria ukrainase ka goditur Urën Antonivski mbi Dniepër gjatë natës, teksa zyrtarët e instaluar nga Rusia në Herson kanë vendosur orë policore, për të parandaluar viktima në mesin e civilëve.

“Ne nuk sulmojmë civilët dhe vendbanimet”, tha Humeniuk për televizionin ukrainas.

Sulmet ukrainase e kanë bërë të pakalueshme Urën Antonivski, duke detyruar palën ruse që të përdorë tragete për të zhvendosur civilët, por edhe për të transportuar furnizime.

Më 21 tetor, Rusia ka dërguar mijëra trupa të mobilizuara për të mbrojtur Hersonin, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm.

“Deri në 2.000 rusë të mobilizuar arritën në rajonin e pushtuar përkohësisht për të zëvendësuar trupat e humbur dhe për të përforcuar njësitë në linjën e kontaktit”, tha Shtabi i Përgjithshëm ukrainas përmes një deklarate për media.

“Në të njëjtën kohë, autoritetet pushtuese kanë lëshuar urdhër për t’u përgatitur për evakuimin e të punëtorëve të të ashtuquajturave institucione bankare dhe të punëtorëve shëndetësorë rusë dhe të mësuesve”, u tha në deklaratë.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia po tentojnë të evakuojnë deri në 60.000 persona nga Hersoni. Zelensky po ashtu i bëri thirrje Perëndimit që ta paralajmërojë Rusinë që të mos e sulmojë digën në hidrocentralin Nova Kahovka në Lumin Dniepër. Ai tha se forcat ruse kanë vendosur eksplozivë brenda digës, që mban një rezervuar të madh uji, dhe sipas tij, po planifikon që ta hedhë në ajër këtë digë.

Marrë nga REL

volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj