7 Maj 2024, 14:54
Nga N.F
Zelenskyy
UKRAINË- Hetuesit e kundërinteligjencës ukrainase e kanë shpartalluar një komplot rus për ta vrarë presidentin, Volodymyr Zelensky, si dhe figura të tjera ushtarake dhe politike, tha të martën Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU).
Dy kolonelë të Gardës Shtetërore të Ukrainës, e cila i mbron zyrtarët e lartë, u arrestuan nën dyshimin se po e zbatonin planin e përpiluar nga Shërbimi i Sigurisë Federale i Rusisë, sipas njoftimit. Kolonelët në fjalë ishin rekrutuar para se Rusia ta fillonte pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, sipas SBU-së.
Vaysl Maliuk, shefi i SBU-së, u citua të ketë thënë se, sipas komplotit, parashihej një sulm para se presidenti rus, Vladimir Putin, ta bënte betimin për mandatin e pestë presidencial të martën. Maliuk tha se ai personalisht e ka udhëhequr operacionin e fshehtë për ta parandaluar komplotin. Pretendimet e Ukrainës për përpjekjet ruse për vrasjen e Zelenskyt nuk janë diçka e re. Më 2022, Zelensky tha se kishte së paku 10 tentime për ta vrarë atë.
Ndërkohë, prokurorët në Poloni thanë muajin e kaluar se e kishin arrestuar një polak nën akuzat se ishte i gatshëm të spiunonte për inteligjencën ushtarake të Rusisë në një komplot të dyshuar për ta vrarë Zelenskyn.
SBU-ja tha se agjentët rusë të inteligjencës kërkonin anëtarë të ushtrisë ukrainase, që janë të afërt me sigurimin e presidencës, të cilët do të mundë ta merrnin peng presidentin dhe pastaj ta vrisnin më vonë. Plani gjithëpërfshirës i komplotit ishte identifikimi i lokacionit të zyrtarëve të lartë ukrainas dhe sulmimi i tyre me predhë fillimisht, pastaj me dronë dhe raketa.
Marrë nga REL
lufta rusi-ukraine
Bota
7 Maj 2024, 14:32
N.F
Foto ilustruese
BALLKAN- Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një instrument i...
Bota
7 Maj 2024, 14:27
N.F
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut më 8 maj mbahen dy palë zgjedhje: rundi i dytë i zgjedhjeve presidencial...
Bota
7 Maj 2024, 13:30
N.F
Putin
RUSI- Vladimir Putin u betua të martën si president i Rusisë - për herë të pestë. Ceremonia e inaugurimit në ...
Bota
7 Maj 2024, 13:18
S.B
Emigrantet
HOLANDË- Holanda dhe disa vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian po punojnë për një letër që ...
Bota
7 Maj 2024, 08:59
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë, qytetin Vladivostok, ka urdhëruar arrestimin e rreshter...
Bota
7 Maj 2024, 08:35
r.ll
foto ilustruese
SPANJË- Kur gazetari Toni Ferrera udhëtoi kohët e fundit rreth Gran Canaria, gazetari u njoh me Juan, një burrë 53...
Bota
7 Maj 2024, 08:26
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka publikuar disa ...
Bota
7 Maj 2024, 08:06
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Aleatët e Ukrainës kanë kundërshtuar prej kohësh përdorimin e armëve perëndimore kund...
Bota
7 Maj 2024, 07:39
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi të hënën se po bën sulme në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pak pasi Ha...
Bota
7 Maj 2024, 07:35
N.F
Vuçiç dhe Xi Jinping
KINË- Xi Jinping viziton Serbinë për herë të dytë në më pak se dhjetë vjet....