Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore rrëzuan tetë dronë të lëshuar nga Rusia, në rajonet Mykolaiv, Kherson dhe Dnipropetrovsk.
UKRAINË- Ushtria ukrainase njoftoi të hënën se zmbrapsi sulme ruse në disa pjesë të vendit gjatë natës, ndërsa zyrtarët rusë akuzuan forcat ukrainase se bënë një sulm të rëndë ndaj një qyteti të kontrolluar nga rusët në Ukrainën lindore. Sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore rrëzuan tetë dronë të lëshuar nga Rusia, në rajonet Mykolaiv, Kherson dhe Dnipropetrovsk. Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Ukraina sulmoi pa dallim infrastrukturën civile me bombardimet e së shtunës në qytetin Donetsk, ku u vranë të paktën 27 persona.
Zoti Peskov tha gjithashtu të hënën se Rusia po merr masat e duhura pas një sulmi të dyshuar ukrainas ndaj një terminali për furnizimin me karburant në Detin e Zi. Në një deklaratë të OKB-së thuhet se sekretari i përgjithshëm i saj dënon të gjitha sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, përfshirë bombardimin e qytetit Donetsk në Ukrainë.
“Sulmet ndaj civilëve dhe instrastrukturës civile janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në deklaratën e OKB-së.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nuk foli për sulmin gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes, por tha se në një ditë të vetme, Rusia bombardoi mbi 100 qytete dhe fshatra në nëntë rajone të Ukrainës dhe se sulmet në rajonin Donetsk kishin qenë “më brutalet”. Zoti Zelensky gjithashtu shtoi se Rusia do të mbajë përgjegjësi për të gjithë këtë terror. “Nëse Moska nuk do të kishte marrë vendimin për të filluar këtë agresion dhe këtë terror, mijëra dhe mijëra njerëz do të ishin gjallë sot”, tha presidenti ukrainas.
Kompania e dytë më e madhe ruse e prodhimit të gazit natyror, Novatek, njoftoi të dielën se u detyrua të ndërpresë disa operacione në terminalin e madh të eksporteve në Detin Balltik, për shkak të një zjarri, që mediat ukrainase thanë se ishte shkaktuar nga një sulm me dron. Kompleksi gjigant Ust-Luga, i ndodhur në Gjirin e Finlandës, pranë kufirit me Estoninë dhe rreth 170 kilometra në perëndim të Shën Petersburgut, nga ku nisen drejt tregjeve ndërkombëtare.
Marrë nga VOA
SHBA- Përpjekjet e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale, pë...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesit e familjeve të ...
Foto ilustruese SHBA- Irani “është jashtëzakonisht i përfshirë në mënyrë të drejtpë...
Foto ilustruese ITALI- Në një analizë të publikuar së fundmi Amnesty International shkruan se ligjvënësit italian&e...
Aleksandër Vuçiç SHKUP- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur në një konferencë p...
Albin Kurti SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media nga Shkupi, ka thënë se Kosova ...
James O’Brien SHKUP- Ndihmëssekretari i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për media nga Shkupi...
Dimitar Kovaçevski SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur një konferencë për med...
Aleksandër Vuçiç SHKUP- Presidenti i Serbisë, Aleksandër, Vuçiç i cili po merr pjesë në tryezën e...
Foto ilustruese SHBA- Rreth 90 persona kanë vdekur në SHBA për shkak të motit të ashpër që goditi shumë shtete...