LIVE UPDATES
Bota

Ukrainasit e presin me reagime të ndryshme dhënien e çmimit Nobel për Paqen, s'mungon ironia: U harrua kuptimi

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak u tall me çmimin në një postim në Twitter të premten, duke thënë se komiteti kishte një "botëkuptim interesant të fjalës ‘paqe’.”

8 Tetor 2022, 23:20 Nga k.m.
Ukrainasit e presin me reagime të ndryshme dhënien e çmimit
Foto ilustruese

KIEV– Një ditë pasi morën çmimin Nobel për Paqe së bashku me aktivistë nga Bjellorusia dhe Rusia, drejtuesja e Qendrës Ukrainase për Liritë Civile vlerësoi punën e laureatëve të tjerë, por tërhoqi vëmendjen kundër grupimit së bashku të këtyre tre organizatave në frymën e një historie të Luftës së Ftohtë.

“Nuk e shikojmë, dhe nuk duhet ta shikojmë, këtë çmim... si një histori sovjetike me vëllazëri mes vendesh,”- tha Oleksandra Matviychuk në një konferencë për shtyp të shtunën në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.

“Kjo është një histori që ka të bëjë me luftën kundër një armiku të përbashkët”.

Komentet e zonjës Matviychuk vijnë një ditë pasi disa në Ukrainë patën reagime të ndryshme për vendimin e komitetit të çmimeve Nobel për t’i dhënë çmimin organizatës së saj së bashku me aktivistin e burgosur bjellorus Ales Bialiatski dhe me grupin e mirënjohur rus të të drejtave të njeriut, Memorial.

Qendra Ukrainase për Liritë Civile u themelua në vitin 2007 për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe funksionimin e shtetit ligjor. Berit Reiss-Andersen, kryetare e Komitetit Norvegjez të Çmimit Nobel, tha se paneli vendosi të nderojë "tre kampionë të shquar të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore".

Disa ukrainas shprehën pakënaqësi për atë që ata e perceptuan si një vendosje të Ukrainës në të njëjtën kategori si Rusia dhe Bjellorusia, territorin e të cilave Moska e ka përdorur për të sulmuar Ukrainën.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak u tall me çmimin në një postim në Twitter të premten, duke thënë se komiteti kishte një "botëkuptim interesant të fjalës ‘paqe’.”

Mbrojtësit bjellorusë dhe rusë të të drejtave të njeriut po "luftojnë për të drejtat e njerëzve në diktatura", ndërsa në Ukrainë, grupe si Qendra për Liritë Civile po dokumentojnë "krimet e luftës të këtyre diktaturave sepse raketat fluturojnë në Ukrainë nga Bjellorusia dhe Rusia", shkruajti të premten në Twitter gazetarja ukrainase Anastasia Magazova.

“Përkundër të gjitha meritave të laureatëve nga Rusia dhe Bjellorusia, ukrainasit nuk duan që lufta për të drejtat e njeriut në të tre vendet të perceptohet në mënyrë të barabartë”, shkruajti zonja Magazova, e cila ka mbuluar Ukrainën për shtypin gjerman dhe ukrainas që nga viti 2014./VOA

cmimi nobel per paqen

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj