LIVE UPDATES
Bota

UNDP: Varfëria, papunësia dhe rritja e çmimeve shqetësimet kryesore për qytetarët e Kosovës

Mbi 50 për qind e qytetarëve të anketuar nga UNDP-ja janë shprehur të kënaqur me punën e institucioneve kryesore qendrore të Kosovës, një rritje prej 7.7 pikë të përqindjes krahasuar me të dhënat e nëntorit 2023

26 Korrik 2024, 14:37 Nga M.B
UNDP: Varfëria, papunësia dhe rritja e çmimeve shqetësimet
Foto ilustruese

KOSOVA- Të dhënat e anketës kanë treguar se varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet esenciale (12.7%) janë identifikuar si tre problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova. Mbi 50 për qind e qytetarëve të anketuar nga UNDP-ja janë shprehur të kënaqur me punën e institucioneve kryesore qendrore të Kosovës, një rritje prej 7.7 pikë të përqindjes krahasuar me të dhënat e nëntorit 2023.

“Rezultatet tregojnë një rritje të vlerësimit me punën e Kabinetit Ekzekutiv, Kryeministrit, Kuvendit, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentes”, thuhet në raportin e 26-të të majit të Pulsit Publik nga UNDP – raport që synon të tregojë perceptimin e qytetarëve për çështjeve socioekonomike, politike, të sigurisë e mjedisore. Por, nga ana tjetër, është evidentuar një rënie e vlerësimit me punën e gjykatave dhe të prokurorive.

“Është shënuar një rënie e vlerësimit me punën e gjykatave për 2.2 pikë të përqindjes krahasuar me nëntorin e vitit të vitit 2023”, thuhet në raport.

Më tej, se sa janë të kënaqur me drejtimin politik drejt të cilit po shkon Kosova, te shqiptarët dhe komunitetet tjera – përveç te serbët që ka pasur rënie – ka pasur rritje të kënaqshmërisë.

“Anketa e majit të vitit 2024 ka treguar se një përqindje më e madhe e të anketuarve (36.33%) kanë qenë shumë të kënaqur ose të kënaqur me drejtimin politik drejt të cilit po shkon Kosova aktualisht, krahasuar me 23.9% në nëntor të vitit 2023. Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike kanë treguar se 60% e komuniteteve të tjera të Kosovës dhe 35.9% e shqiptarëve të Kosovës janë shprehur të kënaqur, duke e pasqyruar një rritje nga nëntori i vitit 2023 (25.2% dhe 25.2%, respektivisht)”.

Ndërsa, kënaqshmëria e serbëve të Kosovës ka rënë në 5.7% nga 10.4% gjatë të njëjtës periudhë. Të dhënat e anketës së majit të vitit 2024 kanë treguar se varfëria papunësia dhe çmimet për furnizimet esenciale janë identifikuar si tre problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova.

“Për shqiptarët e Kosovës, tri çështjet kryesore ishin papunësia (16.8%), varfëria (16.6%) dhe çmimet për furnizimet esenciale (12.8%). Për serbët e Kosovës, varfëria (15.2%), problemet e hapësirës urbane (13.8%) dhe marrëdhëniet ndëretnike (13.3%) ishin tri çështjet kryesore, ndërsa për komunitetet e tjera të Kosovës, çështjet kryesore ishin varfëria (19.5%), furnizimi me energji elektrike. (14.2%) dhe problemet e hapësirës urbane (11.1%)”.

Mesatarisht, 19.9% e të anketuarve kanë perceptuar se korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë, duke shënuar një rënie prej 5.15 pikë të përqindjes krahasuar me raportin paraprak. Gjithsej 50.6% e të anketuarve besojnë plotësisht se Marrëveshja do t’i ndihmojë Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Përderisa 35.8% kanë deklaruar se besojnë që Marrëveshja do t’i ndihmojë Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së deri diku, 10.3% kanë deklaruar se nuk besojnë fare se do të ndihmojë shtetin e Kosovës në këtë aspekt.

Në kuadër të pyetësorit ka qenë e përfshirë edhe matja e gatishmërisë së qytetarëve për të votuar nëse zgjedhjet do të mbahen së shpejti. Në këto të dhëna ka rënie të gatishmërisë së serbëve për të marrë pjesë në zgjedhje në krahasim me raportin paraprak të nëntorit të vitit të kaluar.

“Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë kanë treguar se gratë (78%) kanë më shumë gjasa që të votojnë nëse zgjedhjet mbahen së shpejti, në krahasim me burrat (74%). Gjithsej 8.2% e burrave dhe 10.2% e grave kanë deklaruar se do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti. Të dhënat e zbërthyera etnikisht kanë treguar se gjithsej 81% e komuniteteve të tjera të Kosovës (76.5% në nëntor të vitit 2023), 76% e shqiptarëve të Kosovës (73.9% në nëntor të vitit 2023) dhe 54% e serbëve të Kosovës (64.78%) kanë gjasa të votojnë nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti”, është thënë në raport.

Të dhënat e raportit janë mbledhur nga 17 prilli deri më 7 maj të vitit 2024, duke e pasqyruar opinionin e mbi 1,300 të anketuarve që i mbulojnë të tridhjetë e tetë komunat e Kosovës. Serbët ndihen më pak të sigurt kur janë jashtë në rrugë, thuhet në raportin e Pulsit Publik të UNDP-së që tregon perceptimin e qytetarëve për shumë çështje, përfshirë sigurinë nga dhuna e krimi në rrugë. Në raport thuhet se “është shënuar një rënie e perceptimit të serbëve të Kosovës për sigurinë në shkallë prej 5.7 pikë të përqindjes krahasuar me nëntorin e vitit 2023, kur kjo shifër ka qenë 37.6%”. Tani përqindja është 31.9 e serbëve që thonë se nuk ndihen shumë të sigurt.

“Të dhënat e anketës së majit të vitit 2024 kanë treguar një rritje të perceptimit të njerëzve për nivelin e tyre të sigurisë, ku 83.2% kanë deklaruar se ndjehen shumë të sigurt ose deri diku të sigurt kur janë jashtë në rrugë, krahasuar me 79.73% në nëntor të vitit 2023. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë kanë treguar se një numër pak më i madh i burrave sesa i grave ndjehen të sigurt kur janë jashtë në rrugë, përkatësisht 83.4% dhe 82.9%”, thuhet në raport.

Ndërsa, te shqiptarët dhe komunitetet e tjera ka dalë përqindje më e madhe se vitin e kaluar që kanë thënë se ndihen më të sigurt.

“Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike kanë treguar se një numër më i madh i shqiptarëve të Kosovës (85.3%) dhe komuniteteve të tjera të Kosovës (83.2%) krahasuar me serbët e Kosovës (31.9%) ndjehen të sigurt kur janë jashtë në rrugë. Krahasuar me të dhënat e nëntorit të vitit 2023, të dhënat kanë treguar rritje të perceptimit për sigurinë prej 4.5 pikë të përqindjes tek shqiptarët e Kosovës dhe rritje prej 3.2 pikë të përqindjes tek komunitetet e tjera të Kosovës, me ç’rast këto shifra janë evidentuar si 80.8% dhe 80.0% përkatësisht”. / Monitor

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj