LIVE UPDATES
Bota

UP-ja së shpejti me kurse të gjuhës rome

Sipas saj, ideja është që kursi të bëhet fillimisht pa pagesë. Ajo thotë se një mësimdhënës, i cili është gjuhëtar, pothuajse është siguruar. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë konfirmon për REL-in se numri i mësimdhënësve të komunitetit rom në Kosovë është dhjetë, por nuk është e qartë se çfarë niveli të shkollimit kanë ata.

23 Korrik 2023, 11:38 Nga k.m.
UP-ja së shpejti me kurse të gjuhës rome
Foto ilustruese

Për një komunitet është e rëndësishme ruajtja e gjuhës dhe mësimi i saj nga brezat e rinj. Në Qendrën e Gjuhëve në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është planifikuar të hapet një kurs, ku për herë të parë do të mësohet gjuha bazike rome. Lindita Rugova, dekane në Fakultetin e Filologjisë, thotë se aktualisht gjithçka është në fazën e planifikimit.

“Unë e kam një ide ta hap një kurs të gjuhës rome, jo program, jo departament, një kurs në Qendrën e Gjuhëve, të cilën e kemi themeluar para dy vjetësh… Të fillojmë ndoshta në vjeshtë,”- thotë Rugova për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, ideja është që kursi të bëhet fillimisht pa pagesë. Ajo thotë se një mësimdhënës, i cili është gjuhëtar, pothuajse është siguruar. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë konfirmon për REL-in se numri i mësimdhënësve të komunitetit rom në Kosovë është dhjetë, por nuk është e qartë se çfarë niveli të shkollimit kanë ata.

Nga organizata “Roma Versitas” në Kosovë, qëllim i së cilës është integrimi dhe përfshirja e komunitetit përmes arsimit, thonë se sigurimi i mësimdhënësve për kursin e planifikuar, mund të jetë sfidues.

“Sa u përket gjuhëtarëve, e di që janë 2-3 romë me diplomë master në këtë fushë dhe ata kanë studiuar jashtë. Nuk ka asnjë mundësi që këta njerëz të studiojnë në Kosovë, sepse nuk ka një profil të tillë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Avni Mustafa përfaqësues i organizatës “Roma Versitas”.

Ngjashëm shprehet edhe Bashkim Ibishi, drejtor ekzekutiv i OJQ-së Advancing Together, e cila merret me integrimin e komuniteteve në Kosovë.

“Janë tre mësimdhënës [të gjuhës rome] dhe këta kanë qenë të sponsorizuar nga organizatat ndërkombëtare, nuk kanë qenë të sponsorizuar nga buxheti i Kosovës”, thotë Ibishi për REL-in.

Mësimi i gjuhës rome është akredituar nga Ministria e Arsimit në Kosovë në vitin 2010, si mësim plotësues dhe zgjedhor për nxënësit e interesuar, vetëm në katër shkolla të Komunës së Prizrenit. Nga kjo ministri kanë thënë se po bëjnë përpjekje që mësimi zgjedhor në gjuhën rome të zgjerohet edhe në komuna të tjera, përveç Prizrenit. Rugova thotë se kursi do të ofrohet për personat mbi moshën 18-vjeçare dhe se atë do të mund ta ndjekin kandidatë me prejardhje të ndryshme etnike.

“Ne do të kërkojmë që ta kemi [kursin] nga niveli fillestar, d.m.th. nga [niveli] A1. Në qoftë se nga kandidatët e interesuar paraqiten edhe ata që dinë pak, që dinë [për nivelin] A2 po e zëmë, jo A1, atëherë ne duhet të bisedojmë me profesorin e lëndës [dhe] profesori e propozon një program të lëndës dhe në bazë tij, ne vazhdojmë”, thotë Rugova për Radion Evropa e Lirë.

Gjuha rome në Kosovë ka 4 dialekte: Bugudziski, Arliski - dialekt që flitet më së shumti nga romët në Graçanicë, Gjilan dhe Kamenicë, pastaj dialekti Gurbecki që përdoret në Pejë dhe Mitrovicë, si dhe dialekti i romëve nga Prizreni, që përdoret kryesisht në media, thotë Mustafa nga organizata “Roma Versitas”.

“Jam pak i shqetësuar për kurrikulën apo plan-programin e kursit... Mendoj se na mungon pjesa gramatikore. Nuk jam i sigurt se cili dialekt do të përdoret,”- thotë Mustafa.

Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë mbi 8.800 romë. Ata janë të shpërndarë kryesisht në komunat Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren. Prej tyre ka shpesh ankesa për diskriminim si në shkollim, ashtu edhe në punësim. Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Zyrës për çështje të komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, norma e papunësisë te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian vlerësohet të jetë ndërmjet 90 për qind dhe 100 për qind.

Jetesën, ato kryesisht e sigurojnë duke bërë punë fizike. Shkollimi fillor në Kosovë është i detyrueshëm, por, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në vitin shkollor 2021/2022, atë e kanë braktisur 63 nxënës romë, ashkalinj dhe egjiptianë.

Mustafa, nga organizata “Roma Versitas”, u bën thirrje të rinjve që të marrin pjesë në kursin e gjuhës rome kur të hapet, pasi, sipas tij, ai do të jetë një mundësi e mirë për të mësuar për njëri-tjetrin dhe për të kuptuar vlerat e historisë së njëri-tjetrit.

“Nëse ekziston mundësia, atëherë pse të mos marrësh pjesë? Unë po i ftoj të gjithë njerëzit që janë të interesuar, të mësojnë për kulturën e romëve. Ata duhet ta kuptojnë gjuhën, në mënyrë që të mund të komunikojnë me ta, që të mund të jenë më afër romëve dhe të kuptojnë vërtet se cilat janë vlerat e tyre,”, thotë Mustafa./REL

prishtine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj