LIVE UPDATES
Bota

Ushtria izraelite: Kemi gjetur gjurmë të pengjeve në një tunel në Gazë

Tuneli u gjet në një pjesë të qytetit që duket se ka përjetuar luftime të rënda. Banesa në afërsi ishte e dëmtuar rëndë. Në një tjetër godinë ishin hedhur në erë muret e disa apartamenteve.

11 Janar 2024, 07:49 Nga r.ll
Ushtria izraelite: Kemi gjetur gjurmë të pengjeve në një
foto ilustruese

GAZË- Ushtria izraelite tha të mërkurën se ka gjetur evidencë se pengjet kanë qenë të pranishëm në një tunel të nëndheshëm në Rripin e Gazës, në qytetin Khan Younis, që është bërë tashmë epiqendra e ofensivës tokësore izraelite.

Ushtria ja tregoi tunelin gazetarëve, që u shoqëruan përmes rrugëve të lagjeve me shtëpi të rrënuara. Një kolibe e ndryshkur prej teneqeje mbulonte hyrjen e tunelit, në kopshtin e një banese. Një shkallë e improvizuar të çonte drejt shtegut të nëndheshëm, rreth 2.5 metra nën tokë. Tuneli ishte i nxehtë dhe me lagështirë, me mure prej betoni nga ku vareshin tela elektrikë. Më në brendësi gjendej një banjo, ku ushtria tha se gjeti evidencë se aty janë mbajtur pengje, ndër të tjera edhe ADN-në e tyre.

“Pengjet mbaheshin këtu në këtë sistem tunelesh”, tha kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite. Zoti Hagari nuk dha detaje se çfarë u gjet saktësisht në tunel dhe as nuk tha se kur ishin mbajtur pengjet aty dhe se cilat ishin emrat e tyre. Ai gjithashtu nuk tha nëse pengjet janë gjallë apo kanë vdekur.

Në një deklaratë të mëvonshme për shtypin, ai tha se pengjet ishin mbajtur në “kushte të vështira”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Disa nga pengjet e liruara gjatë armëpushimit në fund të nëntorit thanë se ishin mbajtur nëpër tunelet që Hamasi ka hapur në mbarë Rripin e Gazës dhe për të cilat Izraeli ka thënë se janë përdorur prej kohësh për kontrabandën e armëve dhe kalimin e luftëtarëve, duke shmangur kështu bllokadën e vendosur ndaj këtij territori.

Tuneli u gjet në një pjesë të qytetit që duket se ka përjetuar luftime të rënda. Banesa në afërsi ishte e dëmtuar rëndë. Në një tjetër godinë ishin hedhur në erë muret e disa apartamenteve. E gjithë zona rrethohet nga pirgje të mëdha dheu, me sa duket të krijuara nga buldozerët izraelitë që kërkojnë për lëndë eksplozive të groposura. Një tank ishte parkuar përpara një shkolle të zbrazët, ku një flamur izraelit varej në muret e jashtme. Në ajër dëgjohej zhurma e një droni dhe në distancë dëgjohen luftimet me armë.

Ushtria izraelite thotë se Hamasi vepron nga brenda tuneleve dhe zyrtarët ushtarakë izraelitë e kanë bërë objektiv kryesor shkatërrimin e sistemit të tuneleve. Gjeneral brigade Dan Goldfus, komandant i divizionit 98 të ushtrisë izraelite i përshkroi tunelet si të “një rreziku prej 720 gradësh”. “Nuk është 360, por është 720, nëntokë dhe mbitokë”, tha ai. Izraeli mendon gjithashtu se udhëheqësi i Hamasit, Yehya Sinwar, fshihet në një tunel në Khan Younis.

Qyteti i rrethuar është i dyti më i madh në Gazë dhe është bërë epiqendra e luftimeve të javëve të fundit. Gjatë turit të ofruar për gazetarët të mërkurën nuk u dallua ndonjë banor në këtë zonë. Izraeli i ka urdhëruar banorët të evakuohen nga pjesë të qytetit, ndërsa vazhdon me ofensivën.

Gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit, militantë të Hamasit dhe të organizatave të tjera, vranë 1200 persona dhe morën peng rreth 250 të tjerë, sipas të dhënave të autoriteteve izraelite. Ky sulm shkaktoi luftën. Mbi 23 mijë palestinezë, shumica gra dhe fëmijë janë vrarë, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e qeverisur nga Hamasi. Mbi 85% e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur dhe pjesë të gjera të territorit janë rrënuar.

Rreth 110 pengje janë liruar. Gati 110 persona të tjerë vazhdojnë të mbahen peng, së bashku me kufomat e 20 personave të vrarë gjatë mbajtjes në robëri, sipas të dhënave të Izraelit. Disa trupa të tjerë të pengjeve të vrarë janë marrë tashmë nga forcat izraelite. Tre pengje janë vrarë gabimisht nga ushtria izraelite. Vuajtjet e pengjeve kanë mbërthyer vëmendjen e izraelitëve, që i shohin ata si një simbol i vazhdueshëm i dështimit të shtetit izraelit për të mbrojtur shtetasit e tij më 7 tetor. Izraeli e ka bërë lirimin e pengjeve pjesë të objektivave luftarake, së bashku me shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit./VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj