LIVE UPDATES
Bota

Vala e të nxehtit mund ta bëjë botën pjesërisht të pabanueshme

Sipas mediave kineze, në veriperëndim të vendit ka shpërthyer një mot me nxehtësi të madhe dhe temperatura që kanë arritur 52 gradë Celsius. Në ishullin italo-jugor të Sicilisë dhe Sardenjës temperaturat pritet të arrijnë 48 gradë Celsius.

26 Korrik 2023, 11:57 Nga a.l
Vala e të nxehtit mund ta bëjë botën pjesërisht të
Foto ilustruese

Valët e të nxehtit janë vetëm fillimi. Një e pesta e popullsisë së botës do të rrezikohet në të ardhmen nga nxehtësia vdekjeprurëse. Si mund t’i kundërvihemi kësaj? Në hemisferën veriore temperaturat e motit kanë arritur nivele të larta rekord, në vendet si Greqi, Itali,  Spanjë, Kinë, SHBA apo Japoni. Aktualisht nga shumë vende vijnë lajme për temperatura ekstreme, bilanci i të cilave është i vështirë të bëhet.

Sipas mediave kineze, në veriperëndim të vendit ka shpërthyer një mot me nxehtësi të madhe dhe temperatura që kanë arritur 52 gradë Celsius. Në ishullin italo-jugor të Sicilisë dhe Sardenjës temperaturat pritet të arrijnë 48 gradë Celsius.

Autoritetet japoneze kanë shpallur gjendjen e alarmit për shkak të motit të nxehtë dhe i kanë bërë thirrje miliona vetëve që të mbrohen nga nxehtësia përvëluese. Në jug të SHBA ditët që vijnë pritet që 80 milionë vetë të preken nga moti i nxehtë vdekjeprurës. Temperaturat janë rritur edhe në Europë, ku bëhet e ditur se verën e kaluar në shumë vende moti ka qenë aq i nxehtë saqë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 60 mijë vetëve.

A do të mund jetë e banueshme Toka pas ngrohjes me 2,7 gradë?

Një studim i gazetës Nature Sustainability vjen në përfundimin se pa mbrojtje të madhe të klimës në më pak se 80 vjet rreth 2 miliardë vetë do të rrezikohen nga nxehtësia ekstreme dhe vdekjeprurëse. Kjo shifër përbën 23 përqind të sasisë së popullsisë që bota pritet të ketë në atë atë kohë.

Nëse politika për klimën mbetet ajo që është dhe bota shkon drejt ngrohjes me 2,7 gradë Celsius ose më shumë, atëherë deri në vitin 2100 vende si Katari, Mali ose Burkina Faso do të bëhen të pabanueshme nga njerëzit.

Rritja e temperaturave me 2,7 gradë do ta ndryshojë nga themelet “banueshmërinë” e Tokës dhe mund të shkaktojë një “riorganizim në shkallë të gjerë të vendeve në të cilat jetojnë njerëz,” thotë autori kryesor i studimit, Tim Lenton nga Universiteti britanik i Exeter-it.

Që sot, me ngrohjen me 1,1 gradë të Tokës në krahasim me periudhën paraindustriale, valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më të forta dhe në vdekjeprurëse për miliona njerëz të botës.

Sa shumë e dëmton nxehtësia shëndetin e njeriut?

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, (WHO), moti i nxehtë shkakton një seri sëmundjesh që mund të përfundojnë edhe me vdekje, si për shembull isolacioni dhe hipertemia. Moti me temperaturë shumë të lartë ndikon negativisht edhe në sëmundjet kronike dhe transmetimin e sëmundjeve, në cilësinë e ajrit dhe në infrastrukturat kritike, që janë organizmat bazë për ekzistencën e një shoqërie dhe ekonomie.

Të moshuarit, bebet dhe fëmijët, gratë shtatzëna, njerëzit që punojnë jashtë në natyrë, sportistë dhe të varfër rrezikohen më shumë nga rritja e temperaturave të motit.

Sipas studimit, edhe kufizimi i ngrohjes së klimës sipas objektivit të Marrëveshjes së Parisit, prej 1,5 gradë Celsius më shumë se niveli paraindustrial, do të lerë 400 milionë njerëz në mot me nxehtësi kërcënuese, sidomos në Indi, Sudan dhe Nigeri. Nëse bota arrin në rritjen e temperaturës me 2,7 gradë, atëherë vende si Filipinet, Pakistani dhe Nigeria do të preken shumë nga pasojat e motit të nxehtë dhe ndikimi i tij.

Humbjet njerëzore nga ndryshimi klimës duhen të shihen me prioritet

Në studimin e tyre studiueset dhe studiuesit kanë hequr dorë qëllimisht nga qasja e zakonshme e përdorur deri tani, për të modeluar ndikimet e ndryshimit të klimës sipas dëmeve ekonomike dhe jo dëmeve njerëzore.

“Kjo ka bërë çvleftësimin e pashmangshëm të vlerave, larg jetës njerëzore dhe të përqëndruar tek mirëqënia,” thotë për Deutsche Wellen, Ashish Ghadiali, aktivist pro-klimës dhe bashkëautor i studimit. Modelimi që përqëndrohet tek ekonomia, thotë Ghadiali, “i jep një jete në qytetin e Nju-Jorkut më shumë vlera se sa një jete në Bangladesh.”

Pjesa tjetër e shumicës së modeleve përqëndrohen tek popullsia aktuale dhe jo tek njerëzit që do të jetojnë në të ardhmen në Tokë. Por pabarazitë e shkaktuara nga ngrohja e tokës “janë të shpërndara si globalisht, ashtu edhe midis brezave,” thotë Ghadiali. “Parimisht, jeta ime vlerësohet (sipas kësaj qasjeje – sqarim i redaktorit) më shumë se jeta e fëmijëve dhe nipërve e mbesave.”

Në vëzhgimin e pasojave të motit të nxehtë në vende të veçanta, ekipi studimor vlerëson se emisionet aktuale të gazrave që shkaktojnë efektin serë të prodhuara nga 1,2 qytetarë amerikanë, do të bëjnë që njerëzit e ardhshëm të jenë të detyruar të jetojnë në mot me temperatura ekstreme. Megjithë emisionet disproporcionale të dioksiodit të karbonit, popullsia amerikane është më pak e rrezikuar nga temperaturat e larta.

Si mund të mbrohen njerëzit nga moti shumë i nxehtë?

Studimet e mëparshme kanë treguar se qytetet janë më të rrezikuara nga moti i nxehtë për shkak të “efekteve të ngrohjes me ishuj”, ngrohjes vende vende. Ndërtesat, rrugët dhe infrastrukturat e thithin dhe e rrezatojnë ngrohtësinë diellore më shumë se sa ambienti natyror, si përshembull pyjet ose liqenet, gjë që bën që temperaturat në qytete të jenë në disa raste deri 15 gradë Celsius më të larta se sa temperaturat në zonat rurale.

Qytetet në gjithë botën kanë emëruar një person që të merret me çështjet e motit të nxehtë. Një prej tyre është Cristina Huidobro, që ka marrë një detyrë të tillë në vitin 2022 në kryeqytetin kilian, Santiago.

“Në gjithë botën shumë qytete konfrontohen me motin e nxehtë, por zgjidhjet për të shpëtuar prej tij duhen gjetur në nivel lokal,” shpjegon Huidobro në bisedë me Deutsche Wellen.

Megjithatë, thotë Huidobro, të gjithë personat që merren me çështjet e motit të nxehtë ndjekin një strategji me tre drejtime: parandalim, sensibilizim dhe përshtatje. Tek parandalimi bën pjesë kategorizimi i valëve të të nxehtit ashtu siç kategorizohen katastrofat e tjera natyrore, ose vendosja e kufirit të alarmit, me të cilin shkaktohen reagimet e caktuara.

Gjelbërim dhe më shumë mbrojtje nga të nxehtit për qytetet

Sipas Huidobros, sensibilizimi për rreziqet e motit të nxehtë është një detyrat më të rëndësishme. “Është shumë e thjeshtë që të përshtatesh me motin shumë të nxehtë, duke pirë ujë, vajtur në hije dhe duke gjetur qetësi”, thotë ajo.

“Askush nuk duhet të vdesë për shkak të motit ekstrem”

Pika e tretë është përshtatja e qyteteve me realitetin e ri të temperaturave të larta, sidomos duke krijuar në qytet më shumë sipërfaqe të gjelbërta. Santiago de Chile sapo ka filluar një projekt për mbjelljen e pemëve në qytet, me të cilin në gjithë qytetin do të mbillen 30 mijë pemë dhe do të zhvillohen strategji për t’i trajtuar pemët si infrastrukturë e qytetit.

Pemë, pemë, pemë kudo. Kjo sjell më shumë gjelbërim në qytet,” thotë Huidobro. Por mbjellja e pemëve nuk është aq e thjeshtë sa kujtohet. “Ne jemi duke mbjellë pemë në rrugë shumë të ngjeshura, për shembull në rrugën kryesore të qytetit. Për këtë duhen hapur vrima në çemento dhe duhen kryer shumë punime ndërtimi. Kjo zgjidhje nuk është edhe zgjidhje e menjëhershme për problemin e të nxehtit në qytet, sepse pemët duan kohë të rriten. “Ideja është që të mbjellim tani pemët, për të patur hije mbas 20 ose 30 vjetësh,” thotë Huidobro.

Qytetet amerikane në luftë me motin shumë të nxehtë

Shtetet e Bashkuara, ku sipas studimeve të mëparshme 12 mijë vetë vdesin në vit nga nxehtësia, kanë emëruar tre ekspertë për t’u marrë me çështjet e motit të nxehtë në Fënix, në Majami dhe në Los Angeles.

Qyteti kalifornian i Los Angelesit, i cili është vlerësuar të jetë shumë i ndjeshëm ndaj katastrofave natyrore përfshirë edhe valët e motit të nxehtë, nisi kohët e fundit një fushatë për të krijuar më shumë “resilience hubs”, kabina ku mund të shkohet për t’i shpëtuar të nxehtit, duke gjetur hije dhe freski, sidomos në qytetet e vlerësuara si qytete me rrezik të lartë. Në Los Angeles ekziston ndërkohë një rrjet qendrash freskimi ngritur kryesisht në bibliotekat e qytetit, kur njerëzit mund të shkojnë për t’i shpëtuar të nxehtit. Aty po punohet po ashtu për krijimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm për valët e motit të nxehtë.

Phoenix, një qytet në qendër të shkretëtirës Sonoran, është duke punuar me disa adaptime, përshirë ndërtimin e trotuareve freskuese që lyhen me një material ngjitës që reflekton diellin. Materiali ngjitës bën që rrugët të ngrohen disa gradë më pak se sa asfalti klasik me ngjyrë të zezë, dhe që freskia e natës të qëndrojë më gjatë.

Qyteti i Majamit në Florida ka bërë plane për fushata mbjelljesh pemësh në zonat urbane dhe ka shpenzuar miliona dollarë për vendosjen e aparateve të ajrit të kondicionuar për banorët që jetojnë në ndërtesa publike, ndërkohë që ka dhënë ndihma sociale familjeve me të ardhura të pakta, për t’i ndihmuar të paguajnë faturat e energjisë.

Por Huidobro e Santiagos thotë se ajri i kondicionuar është në përgjithësi zgjidhja e fundit për të bërë adaptimin për motin e nxehtë, për shkak të pasojave negative që ka për klimën.

Qyteti i saj, Santiago do të mbjellë “33 mini-pyje”, që mund të përdoren për strehim gjatë krizave të klimës, sidomos pranë shkollave dhe qendrave të shëndetit. Ato janë të ndryshme nga qendrat freskuese me ajër të kondicionuar që janë zhvilluar në SHBA dhe Europë.  “Gjatë valëve të nxehta njerëzit mund të shkojnë brenda këtyre qendrave freskuese natyrore dhe të gjejnë aty hije, të pushojnë dhe pijnë ujë,” thotë Huidobro.   /DW

temperaturat e larta

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci