LIVE UPDATES
Bota

E padëgjuar- U dashuruan në vendin e punës në Berat, përgjegjësja i shkarkon

Ata u shkarkuan nga vendi i punës vetëm se filluan të bashkëjetonin bashkë. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua zoti Ylvi dhe zonja Xhuli. Të dy punonin në një fasoneri dhe gjatë punës u dashuruan.

26 Korrik 2023, 10:33 Nga A.B

E padëgjuar- U dashuruan në vendin e punës në Berat,

BERAT- Dy punonjës në një fasoneri në Berat, burri 52 dhe gruaja 37 vjeçe, u dashuruan në vendin e punës.

Por, ata u shkarkuan nga vendi i punës vetëm se filluan të bashkëjetonin bashkë. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua zoti Ylvi dhe zonja Xhuli. Të dy punonin në një fasoneri dhe gjatë punës u dashuruan.

“Unë po bëja 11 vite që punoj në këtë fasoneri ‘Qendra Shqiptare’. Isha punonjëse e rregullt, s’kisha probleme gjatë punës. Bënim çanta. Gjatë punës unë u dashurova me Ylviun. Ai paketonte çantat. Ishte dashuri me shikim të parë”, thotë Xhuli.

Më tej pohon se “u dashurova për herë të parë në jetën time”, teksa shton se janë lidhur me Ylviun prej 20 ditësh dhe jetojnë bashkë në Berat.

“Unë isha e martuar, kam edhe një fëmijë 11 vjeç. Nuk kam bërë akoma letrat e divorcit. Por, pas lidhjes sime me Ylviun filluan problemet në punë kur ne, bashkë me Ylviun, na shkarkuan nga puna”, thotë Xhuli.

Ajo pohon se do ta ndjekë dashurinë e saj “deri në vdekje”. Xhuli pohon se përgjegjësja e fasonerisë Tonela Gega e ka marrë në telefon kur e ka marrë vesh se të dy po bashkëjetonin. “Nuk donte të lidhesha me Ylviun. Më thoshte se është bixhozxhi. Tallet me gratë. Nuk e ka seriozisht. Kur e mori vesh më mori në telefon dhe më kërcënoi se ‘të hani m… tani, ju kam hequr nga puna’. E bëri ngaqë ka komshiu ish vjehrrën time”, përfundon Xhuli.

Fiksi bisedoi edhe me Ylviun. “Edhe unë kam qenë i martuar, kam dy fëmijë jashtë Shqipërisë. Kam qenë vetëm dhe u dashurova me Xhulin. U lidhëm në vend të punës. Po sa u lidhëm bashkë na kërcënuan me vendin e punës. Tani shkojmë dhe askush s’na pret. Na kanë larguar nga puna”, pohon ai.

Pas ankesës, Xhuli dhe Ylviu shkojnë te fasoneria “Qendra Shqiptare” për të takuar përgjegjësen Tonela Gega. Te dera, roja i thotë s’ka ardhur. E presin dhjetëra minuta dhe makina e Tonelës futet në fasoneri, por ajo nuk pranon t’i takojë. Tentojnë të shkojnë me vrap, por s’e kapin dot. Roja i thotë “nuk lejoheni, më hiqni nga puna”. Më pas e marrin në telefon po s’ua hap telefonin. I telefonojnë nga një numër tjetër, i prezantohet dhe Tonela i thotë “s’të njoh fare”.

Bashkë me Xhulin dhe Ylviun, gazetarët e Fiksit shkojnë te Fasoneria. Kërkojnë të takojnë përgjegjësen, znj. Tonela. Pas rojës, vjen një sekretare e cila thotë do të interesohet. Në fund, çiftin dhe gazetarët i takon ekonomisti, i cili pohon se të dy janë pezulluar për shkak se s’kanë ardhur në punë.

Ekonomisti debaton me Ylviun dhe Xhulin që “s’kemi ardhur për shkak të Tonelës”. Ekonomisti i thotë se unë s’kam asnjë shkresë zyrtare për t’ju hequr nga puna dhe ju kam ende në listën e të deklaruarve në sigurime shoqërore. Më pas, gazetarët e pyesin ekonomistin se “i keni hequr se janë dashuruar”? Ai përgjigjet se “le të dashurohen, kemi edhe të tjerë por i kemi pezulluar se nuk kanë ardhur në punë”.

Gazetarët i pyesin nëse ky çift ka pasur probleme në të kaluarën në punë, ndërsa ekonomisti thotë se jo, madje për ta s’ka asnjë paralajmërim për shkarkim nga puna apo edhe masa të tjera. Por, shton se janë pezulluar se “s’kanë ardhur në punë”. Në fund, ekonomisti thotë se do e diskutojë dhe të hënën le të paraqiten në punë./Marre nga Top Channel

berat

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit