LIVE UPDATES
Bota

Përtej bukurisë, dëshpërimi i grave afgane nga mbyllja e salloneve

Shirini ishte klientja i fundit në një sallon në kryeqytetin e Afganistanit, një nga mijëra sallonet e mbyllura në të gjithë vendin të martën me urdhër të autoriteteve talibane.

26 Korrik 2023, 08:20 Nga A.B

Përtej bukurisë, dëshpërimi i grave afgane nga mbyllja e

Shirini e kishte caktuar terminin e saj të nusërisë javë më parë, por në vend që të çlodhej teksa estetistet e bënin gati në një sallon bukurie në Kabul, atmosfera ishte e tensionuar pasi të gjithë qëndruan në gatishmëri të lartë, të përgatitur për të fshehur nusen nëse policia do të shfaqej.

Shirini ishte klientja i fundit në një sallon në kryeqytetin e Afganistanit, një nga mijëra sallonet e mbyllura në të gjithë vendin të martën me urdhër të autoriteteve talibane.

"Kam dikë që bën rojë jashtë në rast se talibanët vijnë. Nëse ndodh diçka, ne do ta vendosim atë [nusen] në banjë ose dhomën e magazinimit dhe do të dukemi të zëna duke u paketuar”, tha pronarja e sallonit, Aziza.

“Edhe nëse më fusin në burg, unë do t’ia bëj grimin sepse i kam premtuar”.

Derisa disa nga estetistet merreshin me Shirinin, të tjerat ishin të zëna duke e paketuar e sallonin.

Ashtu si dhjetëra mijëra kolege të tyre, këto punonjëse e gjetën veten të larguara nga një nga fushat e pakta të punës që kishin mbetur të arritshme për gratë nën qeverinë talibane.

Ndalimi i salloneve të bukurisë përfaqëson një humbje të madhe për gratë e këtij vendi, duke ndikuar jo vetëm në pavarësinë financiare të tyre, pasi pronaret dhe punëtoret e salloneve shpesh kontribuonin në të ardhurat e vetme për familjet e tyre, por edhe ndërveprimet dhe jetën e tyre sociale.

 “Na u thye zemra kur dëgjuam se sallonet po mbylleshin, sepse ato ishin vende ku jo vetëm kujdeseshim për pamjen tonë, por mund të shihnim miq dhe të krijonim miqësi të reja, të bisedonim dhe të lehtësonim dhimbjet tona”, tha 21-vjeçarja Bahara, një kliente në një sallon në Kabul.

"Gratë nuk lejohen të hyjnë në vende argëtimi, pra çfarë mund të bëjmë? Ku mund të shkojmë të kënaqemi? Ku mund të mblidhemi për t'u takuar?", tha ajo.

Që nga kthimi i tyre në pushtet në gusht të vitit 2021, autoritetet talibane kanë zbatuar një sërë masash kufizuese ndaj vajzave dhe grave.

Atyre u është ndaluar që të ndjekin shkollën e mesme dhe universitetin, i kanë ndaluar të vizitojnë parqe, panaire argëtimi dhe palestra dhe i kanë urdhëruar që të mbulohen në publik.

Për më tepër, gratë janë përballur me pengesa të mëdha edhe në jetën e tyre profesionale. Shumë prej tyre janë penguar të punojnë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ose për organizata joqeveritare, dhe një numër i konsiderueshëm kanë humbur punën e tyre në qeveri ose u janë ofruar stimuj financiarë për të qëndruar në shtëpi në vend që të ndjekin karrierën.

Të gjitha dyert janë mbyllur

Një vit më parë, Kamela filloi punën në një sallon bukurie pasi humbi punën e mëparshme në media dhe iu desh të ndërpriste shkollimin.

Si mbajtësja e vetme e familjes e saj pesë anëtarëshe, 19-vjeçarja tani është e pasigurt për të ardhmen e saj pa të ardhurat që fiton nga sallonet e bukurisë.

“Mbyllja e salloneve të bukurisë do të thotë se të gjitha dyert janë të mbyllura për mua, që do të thotë se nuk mund të punoj dhe të jetoj si grua në Afganistan”, tha ajo për agjencinë e lajmeve AFP këtë javë, teksa gërshetonte flokët e gjatë të zinj të një prej klienteve të fundit të sallonit.

"Ndoshta nesër talibanët do të thonë se grave nuk u lejohet të marrin frymë".

Manizha, 28 vjeçe, investoi kohë dhe para për të krijuar sallonin e saj që nga viti 2018.

Ajo trajnoi rreth 200 gra, duke i fuqizuar dhe aftësuar ato për të punuar në këtë industri.

Tani 25 punonjëset e saj aktuale, të gjitha sigurueset kryesore të të ardhurave në familjet e tyre, janë kthyer në pikën zero, dhe Manizhas i duhet të shikojë se si përpjekjet e saj shkuan dëm.

“Kam punuar kaq shumë, dhe tani arritjet e mia nuk do të thonë asgjë”, tha ajo. "Unë qëndrova në vend dhe i pagova taksat qeverisë dhe tani ata po mbyllin sallonin tonë të bukurisë. Është vërtet dëshpëruese; ky vendim i ka dhënë një goditje masive ekonomisë së vendit, dhe neve".

Në ditët e fundit para se urdhri për mbylljen e salloneve të hyjë në fuqi, gratë nxituan në sallone për të lyer flokët dhe për të rregulluar vetullat, duke e parë si mundësinë e tyre të fundit për të bërë diçka për veten.

Ministria për Promovimin e Virtytit tha se shpenzimet e tepërta të grave që i bëjnë në sallone shkaktuan vështirësi për familjet e varfra dhe se disa trajtime bukurie, si zgjatimi i qerpikëve dhe thurja e flokëve, konsiderohen jo në përputhje me fenë islame.

Megjithatë, estetistja Najla beson se puna e saj ishte një mënyrë fisnike dhe etike për të siguruar jetesën.

"Unë po bëja punë të mira, duke fituar pak për të mbajtur familjen time. Çfarë do të bëj tani?", tha Najla, e cila është jetime dhe kujdeset për vëllezërit e motrat e saj.

"Çfarë duan në të vërtetë nga ne? Ata kanë mbyllur të gjitha vendet për gratë. Ndoshta një ditë ata do të thonë vetëm ‘sa herë të lindë një vajzë, varrose të gjallë’”./REL

grate afgane

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron