LIVE UPDATES
Bota

BE-ja e gatshme të gjejë rrugë alternative për eksportin e grurit të Ukrainës

Zgjerimi i tranzitit të drithërave përmes BE-së është temë e ndjeshme për Poloninë dhe disa vende në kufi me Ukrainën, ku fermerët janë nën presion nga rritja e importeve ukrainase.

25 Korrik 2023, 23:00 Nga k.m.
BE-ja e gatshme të gjejë rrugë alternative për eksportin e
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian tha të martën se është gati të eksportojë pothuajse të gjitha prodhimet bujqësore të Ukrainës përmes rrugëve alternative apo "korsive të solidaritetit" përmes vendeve fqinje të BE-së dhe të ndihmojë në mbulimin e kostove të transportit.

"Ne jemi gati të eksportojmë pothuajse gjithçka. Kjo është rreth katër milionë tonë në muaj fara vajore dhe drithëra; ne e arritëm këtë vëllim në nëntorin e vitit të kaluar,"- tha komisioneri i BE-së për bujqësinë, Janusz Wojciechowski. Wojciechowski tha se BE-ja po kërkonte të dilte me një plan të përbashkët për të mbuluar kostot shtesë të transportit.

Megjithatë, zgjerimi i tranzitit të drithërave përmes BE-së është temë e ndjeshme për Poloninë dhe disa vende në kufi me Ukrainën, ku fermerët janë nën presion nga rritja e importeve ukrainase.

Në maj, BE-ja lejoi pesë vende afër Ukrainës - Bullgarinë, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë dhe Sllovakinë - të ndalonin shitjet e brendshme të grurit, misrit dhe farave vajore ukrainase deri më 15 shtator, duke lejuar tranzitin përmes tyre për eksport të mëtejshëm. BE-ja do të rishikojë ndalimin, pasi disa vende kërkuan një zgjatje përtej 15 shtatorit.

Ministri polak i Bujqësisë Robert Telus u tha gazetarëve të martën se ai donte një ndalim të pjesshëm, duke shpjeguar si shembull se Polonia donte të ndalonte mjedrat, por do të lejonte farat e lulediellit.

"Nuk ka asnjë mënyrë që pas 15 shtatorit, gruri i Ukrainës të hyjë në Poloni", tha Telus.

"Ne kemi shumë drithëra, çmimet e drithit tashmë janë të ulëta...kjo do të destabilizonte plotësisht tregun tonë", tha ai.

Lituania i ka kërkuar Komisionit Evropian të zhvillojë një rrugë për grurin ukrainas përmes pesë porteve në shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, sipas një letre të parë nga Reuters.

Pesë portet kanë një kapacitet të kombinuar të eksportit të grurit prej 25 milionë ton, thuhej në letër. Shefja e USAID-it, Samantha Power tha të martën se Uashingtoni do të kërkojë të investojë në magazinimin shtesë të drithit për Ukrainën, në mënyrë që të korrat që mund të ishin transportuar përmes Detit të Zi të mos kalben derisa presin të eksportohen në tregjet globale.

Refuzimi i Rusisë për të rinovuar marrëveshjen në fillim të këtij muaji, ka bërë që anijet e ngarkuara me drithëra të mos mund të kalojnë nga portet e Ukrainës. Marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia si një mënyrë për të dërguar grurin në vendet në zhvillim, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, pavarësisht luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kur u arrit marrëveshja e grurit, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së rifitoi një furnizues kryesor, duke lejuar 725,000 tonë ndihma ushqimore humanitare të largoheshin nga Ukraina dhe të arrinin në vendet në prag të urisë, duke përfshirë Etiopinë, Afganistanin dhe Jemenin./REL

bashkimi evropian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj