LIVE UPDATES
Bota

A do nisin republikanët procedurat për shkarkimin e presidentit? Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve nuk e përjashton

Komentet e tij vijnë ndërsa McCarthy përballet me një trysni të madhe brenda të republikanëve për të dëshmuar mbështetje për Donald Trump-in, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

25 Korrik 2023, 22:47 Nga k.m.
A do nisin republikanët procedurat për shkarkimin e presidentit?
Kevin McCarthy

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy thotë se republikanët po shqyrtojnë mundësinë për nisjen e një hetimi që do të çonte në ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Joe Biden lidhur me pretendimet e paprovuara, për shkelje ligjore lidhur me financat.

Komentet e tij vijnë ndërsa McCarthy përballet me një trysni të madhe brenda të republikanëve për të dëshmuar mbështetje për Donald Trump-in, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Gjatë një interviste të hënën për rrjetin televiziv ‘Fox News’, McCarthy tha se pikëpyetjet e ngritura nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me financat e familjes Biden, duhet të hetohen. Po ai pranoi se deri më tani, hetimet e kryera nga komisionet e kësaj Dhome, nuk kanë dëshmuar se ka patur ndonjë shkelje. Megjithatë mCCarthy shtoi se një hetim i lidhur me procedurat për shkarkimin e presidentit, "do t’i jepte Kongresit fuqi më të madhe për të siguruar pjesën tjetër të informacionit të nevojshëm".

Përpara se Dhoma e Përfaqësuesve të votojë për ngritjen e akuzave që synojnë shkarkimin e Presidentit, procesi paraprihet nga një hetim. Kohëzgjatja e tij është në dorë të Dhomës së Përfaqësuesve, çka mund të shtrihet potencialisht gjatë gjithë sezonit të fushatës.

Në komentet e tij të shkurtra për rrjetin televiziv ‘Fox News’, McCarthy tha se Dhomës së Përfaqësuesve i nevojitet informacion rreth asaj që po ndodh me financat e familjes Biden.

Ne do ta ndjekim këtë çështje deri në fund”, tha ai.

McCarthy nuk ka ofruar mbështetjen e tij për asnjë kandidat republikan që garon për president, as edhe për Trump, i cili dominon mes kandidave të tjerë në garën brenda partisë.

Javën e kaluar, McCarthy hodhi poshtë një njoftim sipas të cilit, ai po shqyrtonte mundësinë për të fshirë të dhënat lidhur me dy procese të iniciuara në Kongres për shkarkimin e Presidentit Dondal Trump kur ai ishte në pushtet, si një mënyrë tjetër për të treguar mbështetjen ndaj tij.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ian Sams, tha se republikanët kanë treguar se janë të gatshëm t’i vihen pas presidentit, pavarësisht nga e vërteta.

Në vend që të përqendrohen tek çështjet reale që amerikanët duan që ne të trajtojmë, si vazhdimi i uljes së inflacionit ose krijimi i vendeve të punës, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve i japin përparësi këtyre gjërave”, shkruante Sams në rrjetin Twitter.

Republikanët e Kongresit i kanë shtuar hetimet ndaj djalit të Presidentit Biden, Hunter Biden. Ata po gërmojnë në financat e familjes, veçanërisht në pagesat që Hunter Biden ka marrë nga ‘Burisma’, një kompani ukrainase energjie, emri i së cilës doli gjatë procesit të parë për shkarkimin e Presidentit Trump.

Hunter Biden ka arritur një marrëveshje me prokurorët për t'u deklaruar fajtor lidhur me akuzat për mospagim të tatimeve mbi të ardhurat për disa vite. Ai pritet të dalë këtë javë përpara gjykatës.

Por republikanët vazhdojnë të hetojnë rreth një teorie të hedhur nga një informator i FBI-së, lidhur me Burisma-n, pavarësisht se ajo është hedhur poshtë si e pavërtetë. Informatori i paidentifikuar ka pohuar se në vitin 2015 dhe 2016, zyrtarët e kompanisë ‘Burisma’, i ofruan Biden dhe djalit të tij Hunter, nga 5 milionë dollarë secilit, në këmbim të ndihmës së tyre, për të shkarkuar një prokuror ukrainas, i cili supozohej se po hetonte kompaninë.

Në vitin 2020 Departamenti i Drejtësisë që drejtohej nga Prokurori i Përgjithshëm i emëruar nga Trump, William Barr, nisi një shqyrtim të këtyre pretendimeve. Hetimi u mbyll tetë muaj më vonë, për shkak të provave të pamjaftueshme për shkelje ligjore.

Megjithatë, javën e kaluar Senatori republikan Chuck Grassley, publikoi një dokument të FBI-së, të ashtuquajturin ‘FD-1023’, me pretendime të paverifikuara të informatorit të FBI-së, duke ofruar një vështrim të plotë publik mbi akuzat.

Grassley dhe Kryetari i komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve James Comer, kërkuan hetim të mëtejshëm mbi çështjen. Comer thirri zyrtarisht për të dëshmuar zyrtarë të FBI-së lidhur me dokumentin. Demokratët e komisionit Mbikëqyrës i hodhën poshtë si të pavërteta akuzat.

Ata vunë theksin tek të tjera dokumente, përfshirë dhe deklaratat e Lev Parnas-it, një ish-bashkëpunëtor i avokatit të Trump, Rudy Giuliani, i cili pretendonte se kishte informacion të dorës së parë, për disa nga bisedat që ishin zhvilluar, e që rrëzonin pretendimet e informatorit. Parnas ka thënë gjithashtu se një nga zyrtarët e Burisma-s i kishte thënë atij, se pretendimet nuk ishin të vërteta.

Sipas demokratëve nuk ishte vetëm Biden ai që po kërkonte shkarkimin e prokurorit ukrainas Viktor Shokin, por edhe aleatët e tjerë perëndimorë kishin ngritur gjithashtu shqetësime, se Shokin po dështonte të hetonte korrupsionin në Ukrainë.

Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokrat Jaime Harrison, tha në një deklaratë se McCarthy "po sigurohet që shumica e Dhomës së Përfaqësuesve të fuksionojë pak më shumë se një krah" i fushatës së Trump për zgjedhjet e vitit 2024.

Është e qartë se Donald Trump-i është kryetari i vërtetë i Dhomës”, tha Harrison. “Kjo është një tjetër manovër politikr që ka për qëllim ta ndihmojë atë”, shtoi ai.

Në procedurën e parë për shkarkimin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve e akuzoi ish-presidentin se ushtroi trysni ndaj Ukrainës, për të gjetur informacione dëmtuese mbi familjen Biden, duke e kërcënuar se do t’i ndalonte ndihmën ushtarake. I gjithë procesi zgjati disa muaj në vitin 2019. Më vonë Senati e liroi Trump nga akuzat, duke e shpallur atë të pafajshëm.

Akuzat e dyta në Dhomën e Përfaqësuesve ndaj Trump u ngritën pas sulmit të dhunshëm të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, procesi në këtë rast zgjati më pak dhe përfundoi gjithashtu me shpalljen e Trump të pafajshëm nga Senati./VOA

kevin mccarthy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj