LIVE UPDATES
Bota

Protestë në Klinë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos

Në vitin 2019 kompania Wallingford International Kosova nisi procedurat për marrjen e lejes së ndërtimit të fabrikës, e cila është kundërshtuar vazhdimisht nga banorët. Kryetari i Këshillit Organizativ të protestës, Veton Rraci, i tha Zërit të Amerikës se përkundër pakënaqësisë së banorëve, kompania ka arritur të sigurojë lejen në një proces që sipas tij është përshkuar me shkelje të shumta ligjore.

25 Korrik 2023, 21:37 Nga k.m.
Protestë në Klinë kundër ndërtimit të
Foto ilustruese

Dhjetëra banorë të Klinës dhe zonave përreth dolën në protestë të martën, duke kundërshtuar planet për ndërtimin e një fabrike të çimentos në fshatin Dollc të kësaj komune në Kosovën qendrore, rreth 40 kilometra larg Prishtinës. Organizatorët dhe mbështetësit e protestës thanë se ndërtimi i një fabrike të tillë do të shkaktonte pasoja të pariparueshme për mjedisin.

“Nuk duhet të lejojmë të na shkelet e drejta kushtetuese, në Kushtetutë e kemi të drejtën që të kemi ujë e ambient të pastër. Komuniteti duhet të dëgjohet, jo ata që marrin vendime prej zyrave,”- tha Egzona Shala.

Në vitin 2019 kompania Wallingford International Kosova nisi procedurat për marrjen e lejes së ndërtimit të fabrikës, e cila është kundërshtuar vazhdimisht nga banorët. Kryetari i Këshillit Organizativ të protestës, Veton Rraci, i tha Zërit të Amerikës se përkundër pakënaqësisë së banorëve, kompania ka arritur të sigurojë lejen në një proces që sipas tij është përshkuar me shkelje të shumta ligjore.

“Ministria e Ambientit bazuar në kërkesën tonë ka pezulluar të gjitha lejet dhe pëlqimet që janë dhënë për operatorin për ndërtimin e fabrikës së çimentos derisa të përfundojë procesi gjyqësor ndërmjet komunës së Klinës dhe ministrisë së Pushtetit Lokal. Së fundmi, operatori para dy javësh, ka dalë prap me një ekskavator dhe ka provokuar banorët duke nisur të kryejë disa hapje të rrugës për fillim të punimeve”, tha ai.

Zëri i Amerikës bëri përpjekje që të kontaktojë kompaninë Wallingford International Kosova për të marrë qëndrimin e saj rreth kësaj çështjeje, por numri i telefonit dhe adresa elektronike në faqen e saj të internetit duket se nuk janë të vlefshme, pasi nuk funksionojnë. Rraci thotë se në bazë të vlerësimit të ekspertëve, ndotja që mund të shkaktojë kjo fabrikë përfshin jo vetëm Klinën por edhe qytetet përreth saj.

“Ata thonë se në 60 kilometra largësi arrijnë grimcat e ndotjes që shkakton fabrika e çimentos. Në fund të kodrës janë burimet e ujit nga fshati Gremnikë të cilat do të zhdukeshin nga shpimet e thella që ndodhin për shkak të nxjerrjes së mergeles dhe mineraleve të tjera që i posedon kodra”, tha ai.

Nrec Mirdita, i cili u largua nga fshati Dollc për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 40 vjet më parë, thotë se ndërtimi i kësaj fabrike do të pamundësonte vizitat e rregullta që familja e tij i bënë fshatit.

“Kam lindur e jam rritur këtu deri në moshën 16 vjeç, na ndodh të vijmë dy deri në tre herë në vit në vizitë këtu. Me këtë punën e fabrikës nëse ndodh ndotja aq e rëndë, ka mundësi që të largohemi tërësisht prej këtu. Nuk jam vetëm unë, jemi tre vëllezër e një motër në Amerikë dhe shpenzimet që i bëjmë shumicën i bëjmë në fshatin Dollc”, thotë ai.

Protestën e sotme në Klinë e mbështetën edhe dhjetë organizata të shoqërisë civile të cilat punojnë kryesisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit./VOA

kosove

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen