LIVE UPDATES
Bota

Vala e të nxehtit të skajshëm në Evropën Jugore

Meteorologët italianë po e quajnë fazën tjetër të valës së të nxehtit “Charon” një referencë për një figurë mitologjike greke që ka të bëjë me shpirtrat e të vdekurve. Kjo pason valën e të nxehtit “Cerberus” të kësaj jave që mban emrin e qenit me tre koka të botës së krimit, po nga mitologjia e lashtë greke.

14 Korrik 2023, 20:13 Nga k.m.
Vala e të nxehtit të skajshëm në Evropën Jugore
Foto ilustruese

Greqia mbylli Akropolin e lashtë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës të premten për të mbrojtur turistët dhe një zonë në Kroaci u përfshi nga flakët, ndërsa një valë të nxehti të skajshëm përfshiu Evropën Jugore. Në Itali është rritur frika për ditët në vijim, pasi i nxehti pritet të intensifikohet dhe temperaturat parashikohen të shkojnë deri mbi 45 gradë Celsius në qendër dhe në jug të vendit.

Meteorologët italianë po e quajnë fazën tjetër të valës së të nxehtit “Charon” një referencë për një figurë mitologjike greke që ka të bëjë me shpirtrat e të vdekurve. Kjo pason valën e të nxehtit “Cerberus” të kësaj jave që mban emrin e qenit me tre koka të botës së krimit, po nga mitologjia e lashtë greke.

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat e tokës dhe detit, ka paralajmëruar se Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia po përballen të gjitha me kushte ekstreme.

Temperaturat mund të thyejnë rekordin aktual të Evropës, atë prej 48.8 Gradë Celsius të regjistruar në Siçili në gusht të vitit 2021.

Ndikimi i nxehtësisë ektreme të verës është vënë në qendër të vëmendjes nga një studim i kësaj jave që tha se deri në 61,000 njerëz mund të kenë vdekur nga vapa e madhe në të gjithë Evropën verën e kaluar.

Në Athinë, autoritetet mbyllën Akropolin, shtëpia e tempullit të Partenonit që vizitohet nga miliona turistë çdo vit, nga mesdita deri në orën 17:00.

Shërbimi meteorologjik i Greqisë priste që temperaturat të arrinin 41 gradë Celsius në Athinë deri në mesditë, por në Akropol që ndodhet në një kodër nga ku shihet kryeqyteti grek është zakonisht edhe më nxehtë, për shkak të lartësisë dhe mungesës së hijes.

Në Kroaci, 56 zjarrfikës me 20 automjete dhe tre avionë luftuan për të frenuar një zjarr që u përhap me shpejtësi të enjten për shkak të erërave të forta jugore në qytetin e Shibenikut, buzë Adriatikut. Fshati Grebasticë është shkatërruar nga zjarri.

Ministria e Mbrojtjes Civile e Greqisë paralajmëroi të premten për rrezikun e zjarreve në pyje në pesë zona dhe u tha njerëzve të shmangin çdo veprim si djegia e barërave të këqija, e cila mund të shkaktojë zjarr.

Mjekët paralajmëruan se më të rrezikuarit ishin të moshuarit më të varfër me probleme shëndetësore ekzistuese.

“Ata vuajnë nga probleme të zemrës, bronkit kronik, goditje në tru, dështim të veshkave”, tha Angel Abad, nga spitali La Paz i Madridit.

“Shumica i takon një niveli të ulët socio-ekonomik dhe ne e dimë se në këto raste njerëzit që nuk kanë ajër të kondicionuar janë më të prekshëm. Ata përballen me një rrezik më të lartë dhe vdekshmëri më të lartë kur mbërrijnë në një repart urgjent”, shtoi zoti Abad, mjek parandalues dhe specialist i shëndetit publik./VOA

esa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj