LIVE UPDATES
Bota

Suedia bllokon ekstradimin e dy turqëve, komplikohet anëtarësimi në NATO

Ankaraja e akuzon Stokholmin se po bën shumë pak për të trajtuar shqetësimet e Turqisë lidhur me individët që i cilëson si terroristë, ndërsa ekstradimi i tyre përbën pikën kyçe.

14 Korrik 2023, 17:49 Nga I.A
Suedia bllokon ekstradimin e dy turqëve, komplikohet anëtarësimi
Erdogan

SUEDI- Gjykata e lartë e Suedisë bllokoi të enjten ekstradimin e dy turqve, për të cilët Ankaraja thotë se janë pjesë e një grupi terrorist. Vendimi ka gjasa të ndërlikojë përpjekjet e Stokholmit për t'u anëtarësuar në NATO vetëm disa ditë pasi Turqia hoqi pengesat ndaj anëtarësimit të Suedisë. Suedia dhe Finlanda bënë kërkesën vitin e kaluar për anëtarësim në NATO pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, duke hequr dorë nga politikat e mosangazhimit ushtarak që kishin zbatuar gjatë Luftës së Ftohtë.

Turqia kishte frenuar ratifikimin e kërkesës së Suedisë për anëtarësim në aleancë. Ankaraja e akuzon Stokholmin se po bën shumë pak për të trajtuar shqetësimet e Turqisë lidhur me individët që i cilëson si terroristë, ndërsa ekstradimi i tyre përbën pikën kyçe. Megjithatë, pas disa muajsh zvarritjesh, Presidenti Tajip Erdogan ra dakord të hënën që ta shqyrtojë në parlamentin turk kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Turqia kërkon ekstradimin nga Suedia të dy shtetasve turq nën akuzën se janë pjesë e lëvizjes Gylen, të cilën e cilëson si organizatë terroriste. Turqia thotë se kleriku që jeton në SHBA, Fethullah Gulen qëndron pas një tentative për grusht shteti në vitin 2016. Qeveria e Suedisë vendos për kërkesat për ekstradim dhe ka fjalën e fundit. Por Gjykata e Lartë e vendit tha se kishte pengesa ligjore lidhur me kërkesën e Turqisë në këtë rast.
“Është një lloj deklarate këshillimore nga Gjykata e Lartë, por nëse Gjykata e Lartë tha se ekstradimi nuk mund të ndodhë sepse ka sfida ligjore që e kundërshtojnë atë, qeveria nuk lejohet ta ekstradojë personin”, tha gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Cecilia Renfors, për agjencinë e lajmve Reuters.

Gjykata tha në një deklaratë se sipas pikëpamjeve të Turqisë, dy individët kryen një akt kriminal duke iu bashkuar lëvizjes Gylen përmes një aplikacioni në telefon të përdorur nga anëtarët e saj. Sipas ligjit suedez, këto veprime nuk janë të barazvlefshme me pjesëmarrjen në një organizatë terroriste, tha gjykata, duke shtuar se ekstradimi duhet të bazohet në veprime që përbëjnë një krim si në Suedi ashtu edhe në Turqi. Një tjetër pengesë është se dy individët në fjalë rrezikojnë persekutimin në Turqi, tha gjykata. Qindra njerëz u burgosën në Turqi pas përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016 bazuar në provat se ata kishin shkarkuar aplikacionin në telefonin e tyre. Deri në momentet e publikimit të këtij lajmi nuk pati komente nga diplomacia turke.

PREMTIMET

Presidenti Erdogan tha të hënën se do t'ia përcjellë parlamentit kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO kur të fillojë punimet në tetor, por se Ankaraja ende pret të shohë disa hapa konkretë kundër terrorizmit nga Stokholmi, ku ekstradimet kanë prioritet. Në një intervistë të publikuar nga mediat turke të enjten, Presidenti Erdogan tha se i takon parlamentit të ndjekë hapat që do të ndërmarrë Suedia dhe të marrë një vendim bazuar në interesat e Turqisë.

“Hapat konkretë në lidhje me premtimet që u bënë përfshijnë kryesisht dhënien fund të aktiviteteve të organizatave terroriste në vendet në fjalë dhe riatdhesimin e terroristëve”, citohet të ketë thënë ai.

Zoti Erdogan tha se pret që vendet e Bashkimit Evropian të ndërmarrin disa hapa në përditësimin e një bashkimi doganor dhe udhëtimin pa viza, dhe vendet e NATO-s të heqin kufizimet për shitjen e armëve Turqisë.

“Si rezultat i përpjekjeve pozitive që shohim nga Bashkimi Evropian, do të fillojmë punën për zbatimin e premtimeve që kemi bërë... Nga tani do të veprojmë në bazë të përmbushjes së premtimeve të bëra”, tha ai.

Marrë nga VOA

cecilia renfors suedi turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj