LIVE UPDATES
Bota

Vala historike e të nxehtit në Gjermani/ Çfarë ndodh kur klima prek jetën publike dhe kush e paguan koston e mosveprimit?

Sipas ministrit federal të Mjedisit, Carsten Schneider, Gjermania nuk është e përgatitur ende mjaftueshëm për një klimë më të nxehtë. Ai e quajti të madh dëmin ndaj ekonomisë kombëtare nga temperaturat e larta.

4 Korrik 2026, 08:04 Nga E.d
Vala historike e të nxehtit në Gjermani/ Çfarë ndodh kur
Foto ilustruse

Vala historike e të nxehtit që goditi Gjermaninë javën e kaluar – me temperatura mbi 41 gradë Celsius për disa ditë radhazi – la gjurmë jo vetëm te njerëzit, por edhe te infrastruktura.

Cenimi i infrastrukturës ishte ndoshta më i ndjeshëm, sesa mund ta shpjegojnë disa ditë të nxehta me temperatura rreth 40 gradë Celsius. Në Lajpcig, në lindje të Gjermanisë, u ndërpre transporti publik, pasi temperaturat shkrinë materialin mes shinave të tramvajit. Gjëra të ngjashme ndodhën në Esen, në Nyrnberg, Würzburg dhe Bremen. 

Në autostrada, vende-vende pllakat e betonit u ngritën nga nxehtësia. Në bujqësi, fermerët u përpoqën të mbronin prodhimin duke ujitur më shumë ose duke mbuluar frutat me shtresa të bardha argjile. Pjesë të mëdha të infrastrukturës gjermane janë projektuar për kushte klimatike më të buta se ato që u panë gjatë kësaj vale të nxehti.

Kjo tregon një problem më të gjerë: nuk bëhet fjalë për një ditë të vetme të nxehtë, por për temperatura ekstreme që zgjasin me ditë të tëra dhe që thyejnë rekorde. Vapa e madhe i solli pranë kufijve të përballimit edhe të moshuarit, të sëmurët dhe gratë shtatzëna.

Kur nxehtësia godet infrastrukturën

Sipas ministrit federal të Mjedisit, Carsten Schneider, Gjermania nuk është e përgatitur ende mjaftueshëm për një klimë më të nxehtë. Ai e quajti të madh dëmin ndaj ekonomisë kombëtare nga temperaturat e larta.

Në një intervistë për gazetën ekonomike Handelsblatt, ministri kërkoi përshtatjen e qendrave të qyteteve: më shumë pemë, më shumë hije dhe më pak sipërfaqe të betonizuara.

Sepse Gjermania, në tërësi, është e gjelbëruar, por pikërisht në qendrat urbane ku nxehtësia ndihet më fort, nevojiten masa shtesë. Megjithatë, përshtatja shpesh kërkon dekada. 

Kjo shihet edhe në bujqësi. Një plantacion mollësh mbillet për shumë vite dhe fermerët nuk mund t'i përgjigjen shpejt një klime më të nxehtë  duke ndryshuar menjëherë llojet e prodhimit.

Edhe rezervat e ujit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Kur bie niveli i ujërave nëntokësore, kjo prek jo vetëm familjet dhe bujqësinë, por edhe industrinë. Në raste të caktuara, kjo mund të pengojë ngritjen e kapaciteteve të reja prodhuese. Kjo sepse, kur pakësohen rezervat e ujit, rritet edhe kundërshtimi i popullsisë për një konsum të tillë të burimeve ujore. 

Klima kundrejt ekonomisë?

Kjo e çon debatin te raporti mes mbrojtjes së klimës dhe ekonomisë së një vendi industrial. Mbrojtja e klimës dhe zhvillimi i industrisë janë shpesh në tension, por jo gjithmonë.

Gjermania mbetet një nga ekonomitë më të industrializuara në botë. Industria gjeneron rreth 20% të Produktit të Brendshëm Bruto të Gjermanisë. Por Gjermania ka edhe një bilanc të mirë ekologjik krahasuar me shtete si SHBA, Kina, India etj., veçanërisht në reduktimin e emisioneve, në standardet ekologjike dhe në kthesën energjetike.

Kjo nuk do të thotë se tensionet nuk ekzistojnë. Për prodhimin e çelikut, të çimentos apo për rafineritë, rregulla të rrepta klimatike shpesh nënkuptojnë investime dhe kosto shtesë.

Por në sektorë të tjerë vlen e kundërta. Prodhuesit gjermanë të automobilëve kanë pjesërisht vështirësi, sepse e vonuan ndërtimin e automjeteve elektrike. Te bateritë sot udhëheq Kina, ndërsa Evropa mbetet konkurruese në fusha si hidrogjeni dhe teknologjitë e ujit. Ministri gjerman i Mjedisit Schneider tha se duhet vepruar në mënyrë praktike: duke mos bllokuar, për shkak të klimës, por duke kompensuar. Pra industria nuk duhet bllokuar, por duhet ndihmuar të përshtatet. 

Kush e paguan koston e mosveprimit?

Kritikët argumentojnë se politika klimatike po e dobëson ekonominë gjermane. Por qeveria kundërshton se mosveprimi mund të kushtojë edhe më shumë. Temperaturat e larta ulin prodhimtarinë; pra dëmi vjen edhe pa asnjë detyrim klimatik. Vetë temperaturat e larta ndikojnë në infrastrukturë dhe në shëndetin publik.

Argumenti i ministrit gjerman të Mjedisit është se kostot e mosveprimit mund të jenë më të larta se kostot e veprimit. Prandaj, sipas tij, teknologjitë e gjelbra duhen parë jo vetëm si barrë financiare, por edhe si mundësi ekonomike. Sektori i teknologjisë së gjelbër është edhe një shpresë – që nuk duhet lënë të ikë drejt Azisë.

Shumë analistë paralajmërojnë kundër fatalizmit dhe kujtojnë se Gjermania ka burimet, dijen dhe kapacitetin për t'iu përshtatur ndryshimeve klimatike. Në debatin publik gjerman ka qëndrime shumë të ndryshme. Disa kërkojnë largimin sa më të shpejtë nga nafta, gazi dhe qymyri. Të tjerë kundërshtojnë ritmin e transformimit klimatik ose e lidhin debatin me çështje të tjera politike.

Për disa prej tyre, valët e fundit të të nxehtit mund të ndryshojnë mënyrën se si zhvillohet debati për klimën në Gjermani. Nëse kjo do të sjellë apo jo ndryshime konkrete politike, mbetet për t'u parë. Por temperaturat rekord e bëjnë gjithnjë e më të vështirë injorimin e problemit./DW

gjermania kosto temperatura te ;arta

Sondazh

Poll

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat