LIVE UPDATES
Bota

"Varet pjesërisht nga vendosmëria juaj për t’i bërë presion", Zelensky në OKB: Putin po planifikon të sulmojë centralet bërthamore të Ukrainës

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zelensky tha se së fundi ka pranuar “edhe një raport tjetër alarmues të inteligjencës sonë” që thotë se Rusia po përdor satelit për të mbledhur imazhe dhe informacione të detajuara për infrastrukturën bërthamore të Ukrainës.

25 Shtator 2024, 21:02 Nga M.B
"Varet pjesërisht nga vendosmëria juaj për t’i
Volodymyr Zelensky

NEW YORK- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ka pranuar raporte që thonë se presidenti rus, Vlaidmir Putin, po planifikon që të sulmojë centralet e energjisë bërthamore dhe infrastrukturën në Ukrainë, me qëllim që t’i shkëpusë uzinat nga rrjeti elektrik. Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zelensky tha se së fundi ka pranuar “edhe një raport tjetër alarmues të inteligjencës sonë” që thotë se Rusia po përdor satelit për të mbledhur imazhe dhe informacione të detajuara për infrastrukturën bërthamore të Ukrainës.

“Çdo sulm raketor apo me dron, çdo incident kritik në sistemin e energjisë mund të çojë në katastrofë bërthamore”, tha ai.

Moska “duhet ta kuptojë këtë, dhe kjo varet pjesërisht nga vendosmëria juaj për t’i bërë presion agresorit”, tha ai gjatë tubimit vjetor në Nju Jork.

“Larg qoftë, por nëse Rusia shkakton katastrofë bërthamore në një nga centralet tona bërthamore, rrezatimi nuk do të njohë kufij”, tha ai.

Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të vazhdojnë të mbajnë në krye të agjendës së tyre luftën e shtetit të tij kundër pushtimit të nisur nga Rusia dhe paralajmëroi se Putini synon të marrë më shumë territor.

“Mendoj se çdo lider, çdo shtet që na mbështet... e sheh se si Rusia, një shtet mbi 20 herë më i madh se Ukraina me territor, dëshiron më shumë tokë”, tha ai.

Që kur ka arritur në SHBA për mbledhjet e OKB-së, Zelensky ka zhvilluar një fushatë intensive diplomatike, duke u takuar me ligjvënës amerikanë dhe duke u paraqitur në mediat amerikane me apelin që Uashingtoni të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën. Presidenti ukrainas planifikon t’ia shpalosë një “plan të fitores” presidentit amerikan, Joe Biden, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa sulmet ruse po vazhdojnë në Ukrainë.

Ai po ashtu hodhi poshtë përpjekjet e Kinës dhe Brazilit për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se këto dy shtete po propozojnë një alternativë për formulën e tij për paqe. Propozimi i “alternativave, planeve gjysmake, të bazuara në të ashtuquajtura parime” do t’i jepnin Putinit hapësirën politike për të vazhduar luftën, tha ai.

Kina ka tentuar që të bindë shtetet që t’i bashkohen planit të paqes prej gjashtë pikash që, së bashku me Brazilin, kanë prezantuar në maj. Një ditë më herët, presidenti ukrainas i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia vetëm nëse detyrohet mund të arrijë paqe, teksa i cilësoi si “bashkëpunëtorë” në luftë Iranin dhe Korenë e Veriut, shtete që janë akuzuar se i japin Moskës armë të cilat ajo i përdor për të sulmuar Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022./ REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj