25 Shtator 2024, 18:59
Nga M.B
Ozkan Ulutash
KOSOVA- Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, tha se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor, por tha se kërkon kurajë dhe angazhim të sinqertë nga të dyja palët. Sipas tij, kjo është e mundur që të arrihet.
“Ky dialog nuk është thjesht një domosdoshmëri politike, por edhe një imperativ moral për hir të brezave të ardhshëm”, tha Ulutash.
Gjatë një adresimi në Bruksel, në selinë e NATO-s, në përmbyllje të mandatit të tij në krye të KFOR-it, Ulutash tha se procesi i dialogut po vazhdon të përballet me pengesa.
“Fatkeqësisht, ka ende shumë sfida. Ende ka tensione dhe mosbesim mes komuniteteve që po pengojnë përparimin. Dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të përballet me pengesa. Në këtë drejtim, NATO dhe KFOR mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si kornizë për një zgjidhje afatgjatë për çështjet e pazgjidhura. Mbes optimist se me durim, përkushtim dhe qasje konstruktive nga të dyja palët, këto pengesa mund të tejkalohen”, tha ai, sipas një njoftimi për media.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë udhëtuan në Bruksel më herët këtë muaj, por ata nuk mbajtën takim të përbashkët, për shkak të mospajtimeve rreth temave që do të duhej t’i shtjellonin. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit 2023, për shkak të mospajtimeve të dukshme. Duke folur për situatën e sigurisë, Ulutash tha se KFOR-i ka punuar me të gjitha komunitetet për t’iu ofruar mjedis të sigurt. Ai tha se gjatë udhëheqjes së KFOR-it, ka mbikëqyrur koordinimin në një sërë fushash me BE-në, OSBE-në, OKB-në, institucionet e Kosovës dhe me komandantin e Forcave të Armatosura të Serbisë.
“Ky bashkëpunim mbetet kritik për të mirën e sigurisë në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin e rajonit”, tha ai.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX. Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës.
Së fundi, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur për shkak të një sërë vendimesh të Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore të shtetit – të banuar me shumicë serbe – që Qeveria e Kosovës thotë se i ka ndërmarrë për të vendosur sundimin e ligjit. Faktori ndërkombëtar i ka cilësuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara. KFOR-i disa herë kohëve të fundit ka deklaruar se është i gatshëm të ndërmarrë “çdo veprim të nevojshëm” për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal./ REL
kosova
Bota
25 Shtator 2024, 18:42
E. D
Joe Biden
LINDJA E MESME- Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se një luftë e gjithanshme në Lindjen e Mesme është e m...
Bota
25 Shtator 2024, 18:09
E. D
Giorgia Meloni dhe Rexhep Tayyip Erdogan
NEW YORK- Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni diskutuan situatën ...
Bota
25 Shtator 2024, 17:50
E. D
pamje nga sulmet
IZRAEL- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka qenë i qartë, duke thënë&n...
Bota
25 Shtator 2024, 17:19
E. D
Giorgia Meloni dhe Elon Musk
NEW YORK- Elon Musk ka mohuar thashethemet për një romancë mes tij dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, ...
Bota
25 Shtator 2024, 17:08
M.B
LINDJE E MESME- Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, paralajmëroi se sulmet ajrore izraelite në Liban po vënë...
Bota
25 Shtator 2024, 16:55
E. D
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump Gjatë një miting në Pensilvani, u bëri thirrje drejtpërdrejt votueseve femra, duke...
Bota
25 Shtator 2024, 16:53
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Situata në Lindjen e Mesme Lufta vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa Izraeli dhe grupi militant libanez He...
Bota
25 Shtator 2024, 16:38
E. D
Volodymir Zelenskyy
UKRAINË-Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy gjatë fjalimit të tij drejtuar OKB-së tha se rreth 100 kombe...
Bota
25 Shtator 2024, 16:10
M.B
Foto ilustruese
KINA- Kina tha se ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale më 25 shtator. Raketa, që u gjuajt në Oqea...
Bota
25 Shtator 2024, 16:00
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për ngecjet në dialogun për normalizim raportesh...