All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Vazhdon përshkallëzimi i luftës Izrael Hezbollah

Hezbollahu hodhi dhjetëra raketa në Izrael të mërkurën, duke përfshirë edhe një zonë pranë Tel Avivit. Kjo është goditja më e thellë brenda territorit izraelit nga grupi Hezbollah, në konfliktin 11 mujor.

25 Shtator 2024, 16:53 Nga E. D
Vazhdon përshkallëzimi i luftës Izrael Hezbollah
fotot ilustruese
All - Paragraf - 1

IZRAEL- Situata në Lindjen e Mesme Lufta vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah vazhdojnë të shkëmbejnë sulme ndaj njeri tjeterit. Izraeli njoftoi se rrëzoi një raketë të lëshuar nga Hezbollahu që synone të godiste selinë e agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad, pranë Tel Avivit. Shtëpia e Bardhë shprehu shqetësim të thellë pas njoftimit për sulmin me raketa të Hezbollahut në Izrael.

Hezbollahu hodhi dhjetëra raketa në Izrael të mërkurën, duke përfshirë edhe një zonë pranë Tel Avivit. Kjo është goditja më e thellë brenda territorit izraelit nga grupi Hezbollah, në konfliktin 11 mujor. Izraeli njoftoi se rrëzoi një raketë që sipas njoftimeve të Hezbollahut , synonte të godiste selinë e Mossad-it pranë Tel Avivit. Ndërkohë, një shtëpi në Izraelin verior, në Safed, afër kufirit me Libanin, u godit nga raketat e Hezbollahut.

Disa njerëz nxituan të ndihmonin familjen që ishte bllokuar brenda shtëpisë së përfshirë nga zjarri. Në një vendbanim tjetër izraelit, Saar, njoftohet për tre izraelitë të plagosur gjatë sulmeve me raketa të Hezbollahut. Shtëpia e Bardhë tha se është thellësisht e shqetësuar nga sulmet e fundit, sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Duke folur për rrjetin CNN, zoti Kirby tha se sulmi i ri është "një dëshmi më shumë që Izraeli po përballet me një kërcënim legjitim nga një grup terrorist i mbështetur nga Irani". Ndërkaq, ushtria izraelite dhe agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit njoftuan për bombardime të reja izraelite të mërkurën në Libanin jugor. Konflikti i përshkallëzuar do të jetë një nga temat kryesore të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mërkuren pasdite në Nju Jork.

Hezbollahu ka filluar sulmet me raketa ndaj Izraelit një ditë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Prej 11 muajsh, Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer sulme ajrore, ndërsa lufta vazhdonte me intensitet më të lartë në Rripin e Gazës. Lufta me Hezbollahun u intensifikua pas vrasjes nga Izraeli javën e kaluar të një prej komandantëve të lartë të grupit militant libanez që ka mbështetjen e Iranit.

“Kemi hyrë në një fazë të re të operacionit kundër Hezbollahut. Operacioni “Shigjetat e Veriut filloi me një goditje të fortë ndaj aftësive të Hezbollahut, duke i dhënë një goditje shumë domethënëse ndaj komandantëve dhe operativëve të organizatës”, tha Ori Gordin, Gjeneral Major në ushtrinë izraelite.

“Eliminimi i komandantëve dhe drejtuesve të Hezbollahut është një sukses i madh. Ne kemi goditur objektiva të rëndësishme brenda Libanit. Megjithatë, duhet të jemi modest. Ky është vetëm fillimi duhet ende kohë e gjatë për të eliminuar fuqinë e Hezbollahut”, thotë Yaakov Amidror nga Instituti Hebre Amerikan për Sigurinë Kombëtare.

Megjithatë, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të mërkurën se vrasja e komandantëve të lartë të Hezbollahut nga Izraeli nuk do ta gjunjëzojë grupin.

"Forca organizative dhe burimet njerëzore të Hezbollahut janë shumë të forta dhe nuk do të pësojnë goditje kritike nga vrasja e një komandanti të lartë, pavarësisht nëse kjo është qartësisht një humbje e rëndë", tha zoti Khamenei.

Zyrtarët libanezë të shëndetësisë thanë se sulmet izraelite që nga e hëna kanë vrarë të paktën 564 njerëz dhe kanë plagosur më shumë se 1,800 të tjerë. Hamasi dhe Hezbollahu janë shpallur si grupe terroriste nga Shtetet e Bashkuara./VOA

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë