25 Shtator 2024, 14:54
Nga N.F
Kirby
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga raportimet se Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni – ka gjuajtur një raketë që kishte për shënjestër shërbimin e inteligjencës të Izraelit.
Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-ja ende beson se një zgjidhje diplomatike mund të ulë tensionet në kufirin Liban-Izrael.
“Shumë shqetësuese”, tha Kirby në një intervistë për CNN. “Provë tjetër... se Izraeli po përballet me kërcënim legjitim nga një grup terrorist që mbështetet nga Irani”.
Kirby tha se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.
“Asnjë komb nuk duhet të jetojë nën kërcënime të tilla që vijnë përtej kufirit, nga fqinjët”, tha ai.
Mëngjesin e 25 shtatorit, Hezbollahu gjuajti një raketë balistike drejt Tel Avivit, duke përshkallëzuar edhe më tej situatën. Një ditë më herët, ushtria izraelite bombardoi Libanin, teksa ditëve të fundit si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë qindra persona në Liban.
Ushtria izraelite tha se e rrëzoi një raketë balistike tokë-tokë dhe aktivizoi sirenat për sulme ajrore në Tel Aviv, duke mos raportuar për viktima apo dëme.
Hezbollahu tha se e gjuajti raketën balistike të llojit, Qader 1, drejt selisë qendrore të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përditë që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian./ REL
shba kirby
Bota
25 Shtator 2024, 14:41
N.F
Afrim Bunjaku
KOSOVË- Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës nis gjykimi ndaj 45 personave shumica në...
Bota
25 Shtator 2024, 14:43
r.ll
jeff hovenier
KOSOVË- Diplomatë perëndimorë dhe përfaqësues organizatash të shoqërisë civile nga rajoni, than&...
Bota
25 Shtator 2024, 14:22
N.F
Ricarda Lang dhe Omid Nouripour
GJERMANI- Bashkëkryetarët e Të Gjelbërve gjermanë, Ricarda Lang dhe Omid Nouripour, njoftuan se j...
Bota
25 Shtator 2024, 14:04
N.F
Masud Pezeshkian
IRAN- Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNGA...
Bota
25 Shtator 2024, 13:09
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Bartja e shamisë, që ndryshe njihet edhe si hixhab, është bërë shkak që vajza me inicialet ...
Bota
25 Shtator 2024, 13:04
r.ll
Ayatollah Ali Khamenei
IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë sot se vrasja e udhëheq&e...
Bota
25 Shtator 2024, 12:47
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Britania e Madhe ka dërguar personel dhe automjete në Kosovë për ato që misioni paqeruajtës i ...
Bota
25 Shtator 2024, 12:24
r.ll
foto nga sulmet
LIBAN- Hezbollahu e ka hedhur një raketë balistike drejt Tel Avivit të mërkurën në mëngjes, duke e p&eum...
Bota
25 Shtator 2024, 11:25
r.ll
pamje nga seanca
KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi ta shtyjë seancën fillestare në rastin Banjska kundër 45 t&e...
Bota
25 Shtator 2024, 10:43
N.F
Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në Nju Jork me presidentin e Iranit, Masud Pezeshkijan, dhe...