LIVE UPDATES
Bota

Vazhdon debati në Uashington pas vizitës së ish-Presidentit Trump në Varrezat Kombëtare, Harris: Shpërfilli tokën e shenjtë për hir të politikës

Kandidati republikan për president, Donald Trump, përsëriti të shtunën argumentin se ishte i ftuar nga të afërmit e ushtarakëve që u vranë nga një sulm terrorist gjatë tërheqjes nga Afganistani në vitin 2021.

2 Shtator 2024, 16:06 Nga r.ll
Vazhdon debati në Uashington pas vizitës së ish-Presidentit Trump
donald trump

SHBA- Të afërmit e disa ushtarakëve amerikanë të rënë në krye të detyrës shprehën të dielën mbështetjen për ish-Presidentin Donald Trump, pas kritikave se ndihmës të tij fotografuan dhe filmuan në një zonë të kufizuar të Varrezave Kombëtare të Arlingtonit javën e kaluar. Zërave kritikë iu bashkua edhe Nënpresidentja Kamala Harris, e cila kandidon për presidente në emër të demokratëve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, zonja Harris e quajti vizitën e ish-Presidentit Trump në varreza, “një manovër politike”.

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, iu bashkua kritikave ndaj ekipit elektoral të ish-Presidentit Trump për filmimet javën e kaluar gjatë vizitës së tij në seksionin 60 të Varrezave Kombëtare të Arlingtonit. Aktivitetet politike ndalohen rreptësisht nga ligji federal dhe rregulloret e Pentagonit.

Nënpresidentja Harris e trajtoi çështjen me një mesazh të shtunën në rrjetin X, ku shkruante se “ish-presidenti shpërfilli tokën e shenjtë, gjithçka për hir të një manovre politike”.

Kandidati republikan për president, Donald Trump, përsëriti të shtunën argumentin se ishte i ftuar nga të afërmit e ushtarakëve që u vranë nga një sulm terrorist gjatë tërheqjes nga Afganistani në vitin 2021.

“Megjithëse nuk e kisha menduar, ma kërkuan nëse mund të bënim një fotografi tek guri i varrit i djemve të rënë. Thashë absolutisht që po. Mua nuk më nevojitet publiciteti. Kam me tepri”, tha ish-Presidenti Trump.

Ekipi i tij elektoral publikoi të shtunën një deklaratë dhe mesazhe filmike nga disa prej familjeve të ushtarakëve të rënë, në mbështetje të vizitës së tij.

Senatori republikan Lindsey Graham u pyet në kanalin televiziv ABC nëse mendon se ekipi elektoral i ish-Presidentit Trump kaloi vijën e kuqe.

“Jam në favor të shqyrtimit të ngjarjes. Por, ajo që është fatkeqësi është se familjeve iu desh të vizitonin të rënët në Arlington, për shkak të paaftësisë së administratës Biden... Terrorizmi në rritje, kombinuar me problemet në kufi – një tjetër 11 shtator po na vjen”, tha Senatori republikan Lindsey Graham.

Për sa i përket sigurimit të kufirit, vizioni i Nënpresidentes Harris do të ishte më i efektshmi, tha guvernatori i Kolorados, Jared Polis. Ai u pyet nëse kjo do të përfshinte ngritjen e murit në kufi dhe si dallon kjo nga përqasja e ish-Presidentit Trump.

“Muri kufitar që ka propozuar Donald Trump-i është shpërdorim dhe humbje e madhe e parave të taksapaguesve. Ai ka folur për një mur përgjatë gjithë kufirit dhe jo për përdorimin me efektshmëri të pengesave të llojeve të ndryshme. Kamala Harris dëshiron ta sigurojë kufirin me mënyrën më efikase të mundshme”, tha guvernatori Polis.

Nënpresidentja Harris vazhdon fushatën të hënën me aktivitete në Miçigan dhe Pensilvani. Të martën, ekipi i saj elektoral do të fillojë nga Florida turneun e lëvizjes me autobus nëpër Shtetet e Bashkuara, me tematikën “Të luftojmë për Lirinë e Riprodhimit”. Ekipi elektoral Trump-Vance do të ketë aktivitete të martën në Xhorxhia dhe në Arizona./VOA

donald trump kamala harris shba varrezat kombetare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj