LIVE UPDATES
Bota

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në KS të OKB-së: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, jo Kosovës

Të premten e kaluar, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mbylli disa institucione paralele serbe në veri të vendit.

2 Shtator 2024, 14:14 Nga M.B
Ish-drejtori i çështjeve evropiane në KS të OKB-së:
Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

KOSOVA- Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, beson se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, janë të motivuara nga politika e brendshme, përpara zgjedhjeve të shkurtit, por thekson se ato janë të rrezikshme për Kosovën. Të premten e kaluar, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mbylli disa institucione paralele serbe në veri të vendit. Aksioni nxiti reagimin e NATO-s, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, të cilat e cilësuan si “të pakoordinuar” me aleatët perëndimorë dhe me rrezik për sigurinë.

“Për mua, këto janë gjeste dhe manovra në nivel të politikës së brendshme, të cilat mund të jenë të mira për fatin politik të [kryeministrit Albin] Kurti, por nuk janë të mira për Kosovën”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Kosova duhet ta balancojë ushtrimin e sovranitetit me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe për t’u bërë vend anëtar i BE-së dhe NATO-s.

Radio Evropa e Lirë: Kosova u përball në fundjavë me disa nga kritikat më të ashpra ndërkombëtare kundër saj, pas mbylljes së disa institucioneve paralele serbe në veri. SHBA-ja tha se ky veprim pasqyron “përkeqësimin e marrëdhënieve tona”. NATO-ja u shpreh, po ashtu, e zhgënjyer. Sa serioze mendoni se është situata?

Charles Kupchan: Mendoj se është veçanërisht shqetësuese, sepse vjen pas një sërë hapash që ka ndërmarrë Qeveria e Kurtit - prej se ka ardhur në pushtet - e që kanë penguar dialogun me Serbinë dhe kanë rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Qoftë ndalimi i përdorimit të dinarit, qoftë detyrimi për ndryshimin e targave, përpjekja për hapjen e urës së Ibrit, përpjeka e njëanshme për t’i instaluar kryetarët e komunave në veri, edhe pse janë zgjedhur nga një pakicë e vogël votuesish, apo tani mbyllja e këtyre institucioneve paralele... këta nuk janë hapa të dobishëm.

Por, tani që zgjedhjet në Kosovë janë shpallur për muajin shkurt, mendoj që Kurti po pozicionohet për t’ia dalë mirë në atë proces.

E dimë se kudo në botë, por sidomos në Ballkan, nacionalizmi funksionon mirë.

Unë mendoj se Kurti po e bën pikërisht këtë. Por, sipas vlerësimit tim, është dritëshkurtër, sepse e minon mbështetjen e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk ndihmon për ta çuar përpara dialogun me Serbinë - përkundrazi, e kthen prapa.

Për mua, këto janë gjeste dhe manovra në nivel të politikës së brendshme, të cilat mund të jenë të mira për fatin politik të Kurtit, por nuk janë të mira për Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Por, sa ka kuptim ky presion ndaj Kosovës kur dihet se për shuarjen e strukturave paralele ekziston një marrëveshje e arritur në Bruksel?

Charles Kupchan: Mendoj se ka kuptim, sepse korniza [e Marrëveshjes së Ohrit] - që është krijuar pastaj nga BE-ja, dhe për të cilën Kurti dhe [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq kanë rënë dakord, edhe pse nuk e kanë nënshkruar - bazohet në reciprocitet, në të ecurit përpara bashkë dhe jo ndaras.

Kritikat janë të nevojshme. Kosova dhe Serbia kanë zgjedhje të vështira për të bërë. Udhëheqësit e tyre përballen me stimuj të brendshëm, për të bërë pikërisht atë që Kurti po bën. Dhe, duke kritikuar Prishtinën nga jashtë, bashkësia ndërkombëtare krijon stimuj për Kurtin, për Vuçiqin, për të tjerët, që të lëvizin në një drejtim më konstruktiv. Pra, nuk është vetëm një kritikë e thjeshtë, është një kritikë që synon t’i rregullojë politikat që ndjekin palët.

Radio Evropa e Lirë: Sa keq mund të shkojnë gjërat?

Charles Kupchan: Ne kemi parë tashmë shpërthime dhune. Nuk besoj se po shkojmë drejt një dhune të madhe, por nuk përjashtohet. Kemi parë që edhe KFOR-i e ka rritur nivelin e forcave. Ditëve të fundit, kam parë fotografi të trupave që qëndrojnë mes urës së Ibrit. Supozoj se mund të jenë shqetësuar për kalimin e mundshëm të aktivistëve, që do të përpiqeshin të nxisnin telashe.
Është një moment i tensionuar dhe për mua kjo është një nga arsyet përse komuniteti ndërkombëtar e ka ngritur nivelin e vigjilencës.

Radio Evropa e Lirë: A mund të ndodhë që SHBA-ja ose NATO-ja t’ia kthejë shpinën Kosovës?

Charles Kupchan: Unë nuk besoj se kjo është një pikë kthese në mbështetjen e Perëndimit për Kosovën. Por, është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës ta kenë parasysh faktin se po të mos ishin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, përpjekjet e NATO-s dhe të partnerëve evropianë të Amerikës, Kosova ndoshta nuk do ta gëzonte pavarësinë sot.

Për rrjedhojë, ju nuk dëshironi ta rrezikoni mbështetjen e jashtme, që në shumë aspekte është thelbësore për sigurinë tuaj dhe për qëndrueshmërinë tuaj si vend i pavarur.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Qeveria e Kosovës mund të gjejë ndonjë mes - edhe të shtrijë ligjshmërinë dhe sovranitetin, edhe t’i ruajë marrëdhëniet e mira me komunitetin ndërkombëtar?

Charles Kupchan: Realiteti është se hapat që po ndërmerr Kurti, nuk janë të paarsyeshëm nga këndvështrimi i ushtrimit të pushtetit sovran. Atë që po bën Prishtina, do ta bënte çdo qeveri sovrane.

Nëse në Teksas, për shembull, Meksika do të hapte institucione paralele dhe do të ofronte kujdes shëndetësor, siguri dhe lloje të tjera shërbimesh komunale, Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin të lumtura dhe, në fakt, do t’i mbyllnin ato institucione paralele.

Kështu që, nga perspektiva e autoritetit politik dhe ligjor, ajo që po bën Kurti, ka shumë kuptim. Por, problemi është se Kosova nuk gjendet në një mjedis të qetë.

Ajo gjendet në një mjedis të tensionuar, në një rajon të vështirë, në mes të negociatave shumë të vështira me Serbinë për njohjen e saj, për hyrjen e saj në bashkësinë ndërkombëtare të kombeve, si një vend që do të pranohej nga të gjithë.

Në rrethana të tilla, unë mendoj se i takon udhëheqësit - kushdo qoftë ai - që të balancojë ushtrimin e sovranitetit, të të drejtave politike dhe ligjore me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe për t’u bërë vend anëtar i BE-së dhe NATO-s.

Radio Evropa e Lirë: Por, Kosova ndjen po ashtu se nuk trajtohet në mënyrë të barabartë nga bashkësia ndërkombëtare. Këtë kritikë ndaj Bashkimit Evropian e ka përsëritur të shtunën edhe presidentja Vjosa Osmani kur ka thënë se Kosova nuk ka barazi në procesin e dialogut me Serbinë. Si do t’i komentonit këto pretendime?

Charles Kupchan: Unë mendoj se gjithmonë duhet pasur parasysh fundin. Në çdo front të caktuar, qoftë për dinarin, për targat apo për institucionet paralele, Kosova ka të drejtë të thotë se nuk po na trajtoni me drejtësi, se ne duam të jemi një vend si çdo vend tjetër.

Por, në anën tjetër, nëse gjykohet sjellja e Kosovës nga perspektiva se a e ndihmon kjo gjë atë, a e çon drejt vijës së finishit, si dhe a e afron Gadishullin Ballkanik më pranë pluralizmit, multietnicitetit, stabilitetit dhe integrimit në institucionet atlantike, atëherë ka një përgjigje tjetër - këta hapa nuk janë të dobishëm.

Nisur nga fakti se bashkësia ndërkombëtare i ka sytë te qëllimi i fundit, unë mendoj se kritikat ndaj Qeverisë në Prishtinë janë të justifikuara.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët më herët urën e Ibrit. Komuniteti ndërkombëtar e ka paralajmëruar Kosovën kundër hapjes së saj për qarkullimin e makinave në këto momente. Marrë parasysh ngjarjet e fundit, a është reale të pritet që Kosova mund ta bëjë një veprim të tillë këto ditë?

Charles Kupchan: Mendoj se ngjarjet e fundit e bëjnë edhe më të rrezikshme hapjen e njëanshme të urës. Sepse, mbyllja e institucioneve paralele sigurisht që do ta mobilizojë popullatën shumicë serbe në veri që të jetë vigjilente, të thotë se ju po bëni gjëra që kërcënojnë cilësinë tonë të jetesës dhe lidhjet tona me Serbinë. Pra, nuk është koha për të ndërmarrë hapa që, potencialisht, mund të çojnë në përplasje midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve etnikë.

Radio Evropa e Lirë: I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, ka paralajmëruar të dielën përpjekje të reja për ripërtëritjen e dialogut Kosovë - Serbi. A mendoni se mund të ketë ndonjë rezultat?

Charles Kupchan: Herët a vonë, po. Me gjasë, më vonë. Tani për tani, nuk duket se jemi në një situatë, ku ka përpjekje konstruktive nga Prishtina dhe Beogradi. Rundi i fundit i bisedimeve, në të cilin Kurti dhe Vuçiq është dashur të takohen, nuk është zhvilluar kurrë. Kjo nuk është një shenjë e mirë.

Me afrimin e zgjedhjeve në Kosovë, dyshoj se do të shohim ndonjë qasje ndryshe nga Prishtina. Për pasojë, mendoj se përparimi në dialog ndoshta do të duhet të presë zgjedhjet e shkurtit./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet