Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në sallë ishin të pranishëm 61 deputet, mjaftueshëm për ta kaluar legjislacionin, por votimi u braktis nga dy deputetë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë një seance të enjten, për shkak të mungesës së deputetëve në votim.
Në sallë ishin të pranishëm 61 deputet, mjaftueshëm për ta kaluar legjislacionin, por votimi u braktis nga dy deputetë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Kjo është hera e pestë radhazi që pushteti tenton t'i votojë amendamentet e propozuara nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica.
Votimi u braktis edhe nga partitë kryesore opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë. Votimi ka ngecur te amendamenti i katërt, për të cilin deputeti Visar Korenica kishte kërkuar të bëheshin ndryshime gjatë një seance më 22 shkurt.
Korenica kishte kërkuar që prej legjislacionit duhet të largohen tre paragrafë të cilët parashohin se e drejta për riprodhim u takon edhe individëve, përveç çifteve të martuara (burrit dhe gruas). Si referencë për individë, ai i ka përmendur gratë e pamartuara dhe partnerët e gjinisë së njëjtë.
Në tetor të vitit të kaluar, pas shumë përpjekjesh, Kuvendi kishte arritur që me 63 vota për, një kundër dhe katër abstenime ta miratonte në lexim të parë këtë Projektligj. Ky legjislacion ua mundëson edhe grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë përmes metodës të fertilizimit të asistuar, i njohur si IVF, në klinikat publike.
Ky ligj ishte kundërshtuar ashpër nga një pjesë e deputetëve. Sipas Projektligjit, të drejtën e shfrytëzimit të IVF-së e kanë edhe gratë e pamartuara, mbi 18 vjeç, që janë në gjendje të mirë shëndetësore e sociale dhe janë të afta “për fertilizim dhe për përkujdesje prindërore”.
Kosova synon që të ketë një repart të posaçëm për IVF-në në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Për pajisjet e nevojshme për këtë repart, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 1.5 milion euro./ REL
Foto Ilustrim PALESTINË- Ndërsa Izraeli vazhdon rrethimin e spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës për të dhjetën ditë...
fotot ilustruese MALI- Grupi mercenar rus i njohur si Wagner po ndihmon forcat qeveritare në Malin qendror dhe verior të kryejnë bastisje dh...
Donald Tusk dhe Denys Shmyhal POLONI- Kryeministri i Polonisë thotë se vendi i tij është afër një zgjidhjeje me Ukrainën...
foto ilustruese UKRAINË- Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë furnizime të mbrojtjes ajrore në një...
fotot ilustruese TURQI- Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presi...
foto nga vendngjarja LOMDËR- Një grabitës me thikë, i cili u kap nga kameret duke goditur me thikë një shofer Deliveroo p&eum...
Mahmoud Abbas PALESTINË- Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të enjten, pasi është duke u përballur me thirrje nd...
fotot ilustruese SHBA- Katër persona janë vrarë dhe të paktën pesë janë plagosur pas sulmit me thikë të nj&eum...
Foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali ku katër persona janë ndjerë keq pasi kan...
NATO UKRAINA- Ukraina u kërkoi aleatëve perëndimorë furnizime të mbrojtjes ajrore në një takim të jashtëzakons...