LIVE UPDATES
Bota

Vdekja e Navalnyt: Për një qëllim përtej horizontit

Me tronditje dhe shumë pikëpyetje për arsyen e vërtetë të vdekjes së Navalynit, me vlerësime për veprën e opozitarit më të madh rus dhe frikë nga më shumë represione në Rusi - reagime pas vdekjes së Aleksej Navalnyt.

17 Shkurt 2024, 09:56 Nga I.A
Vdekja e Navalnyt: Për një qëllim përtej horizontit
Aleksej Navalny

RUSI- Megjithëse në vitet e fundit nuk dëgjohej shumë për politikanin më të njohur opozitar rus. Lajmi për vdekjen e Aleksej Navalnyt në koloninë arktike të ndëshkimit nr 3 tronditi botën. Qindra ruse e rusë vendosën lule në monumentet e viktimave të përndjekjes politike duke treguar kështu solidaritet me Navalnyn, gjë që nuk është e parrezikshme në Rusinë e Putinit, ku Navalny konsiderohej armiku nr 1 i shtetit.

Për kreun e Putinit vdekja e Aleksej Navalny është vdekja e "bloger"

Kremlini reagoi menjëherë pas vdekjes së Navalnyt, edhe pse me pak fjalë; Dmitri Peskov, zëdhënësi i kreut të Kremlinit, iu referua mjekëve, që do duhej të përcaktojnë arsyen e vdekjes së Navalnyt dhe konfirmoi me këtë jodirekt vdekjen e tij. Nga kreu i Kremlinit, Vladimir Putin nuk u dëgjua asnjë fjalë. Dihet që Putin nuk e përmend asnjëherë emrin e Navalnyt. Për presidentin rus, politikani më i njohur opozitar rus është vetëm një "bloger".

Asnjë politikan rus i sistemit nuk guxon të komentojë vdekjen e Navalnyt. Zëvendësdrejtuesi i Komitetit të Jashtëm të Dumës shtetërore, Vladimir Dzhabarov, hodhi poshtë vetëm spekulimet, se opozitari nuk ka pasur një vdekje të natyrshme. "Rusia nuk kishte asnjë arsye të dëmtonte shëndetin e Navalnyt, absolutisht aspak. Ky njeri po vuante dënimin, ai kishte edhe disa vite për të kryer dënimin. Mendoj, se ka qenë një aksident tragjik. Diçka e tillë ndodh."

"Përfundime të nxituara të perëndimit"

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Moskë, Maria Saharova e përdori këtë rast për të kritikuar perëndimin. "Ende nuk ka rezultate të hetimeve forensike, megjithatë perëndimi i ka nxjerrë përfundimet e veta." Fjala është për reagimet e shumë politikanëve perëndimore, në të cilat dëgjohej qartë kritika ndaj politikës ruse dhe ndaj presidentit Putin.

Në Rusi u dëgjua një kritikë e rezervuar vetëm nga Eva Merkatshova, anëtare e Këshillit Rus për të Drejtat e Njeriut. Ajo shprehu dyshime, se kushtet e burgut e shkatërruan shëndetin e Navalnyt, mbi të gjitha ndëshkimet e shumta të politikanit me burg izolimi. "Këto janë kushte të rënda, madje brutale."

"Djali ynë ishte me shëndet të mirë dhe me dëshirë për jetë"

Familja e Aleksej Navalnyt reagoi e tronditur. Në kohën që bashkëshortja e tij, Julia mori fjalën në Konferencën e Sigurisë në Mynih, nëna e Navalnyt, Ludmila postoi në Facebook. "Nuk dua të dëgjoj mesazhe ngushëllimi. Ne e pamë djalin tonë në burg, më 12 [shkurt] e vizituam. Ai jetonte, ishte i shëndetshëm dhe me dëshirë për jetën."

Në lidhje me gjendjen shëndetësore të Navalnyt u shpreh në mediat ruse edhe mjeku, Aleksander Polupan. Ai e kishte vizituar politikanin pas helmimit në vitin 2020 dhe informonte përkrahësit e Navalnyt mbi gjendjen e tij shëndetësore. Arsyeja e vdekjes e supozuar nga televizioni rus, RT se ishte krijuar një tromb gjaku, është për Polupan e pabesueshme. "Natyrisht gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore nuk ishte e mirë në përgjithësi, si tek çdo njeri, që jeton në kushte të tilla të tmerrshme. Por në një farë mënyre mendoj, se kjo arsye nuk është e besueshme."

Politologja, Ekaterina Schulmann po ashtu dyshon, se Navalny pati një vdekje të natyrshme. Në bisedë me DW, ajo kujton një seancë gjyqësore vetëm para disa ditësh, ku Navalny mori pjesë. "Ai kishte zërin e një burri të shëndetshëm, energjik, jo të një njeriu pa fuqi. Nëse dikush ka një inflamacion në mushkëri, apo vuan nga probleme zemre apo uria, kjo dëgjohet. Para një jave ai ishte me shëndet të mirë dhe plot fuqi. Nuk ka për ne asnjë version tjetër që ka kuptim, veç vrasjes."

Kritikët e Kremlinit me akuza kundër Putinit - besnikët e Kremlinit spekulojnë për perëndimin

Edhe për politikanin opozitar rus që jeton në ekzil dhe ish-rivalin e Putinit, Mihail Khodorkovski është e qartë. "Pavarësisht arsyes formale të vdekjes, Vladimir Putin mban përgjegjësinë për vdekjen e hershme të Aleksejit, të cilin e helmoi njëherë dhe më pas e futi në burg." Këtë mendim ndan edhe presidenti letonez, Edgars Rinkevic. "Pavarësisht, se çfarë mund të mendosh për Aleksej Navalnyn si politikan, ai u vra brutalisht nga Kremlini."

Politologu, Vladimir Pastushov shkruan në Telegram, se autoritetet fillimisht pretenduan, se vdekja e Navalnyt është një aksident, më vonë ky version u shty nga një variant i ri se "ai u vra nga armiqtë e Rusisë". "Vërtet që me seriozitet hetohet se Navalny u helmua në burg nga opozitarë të tjerë me mbështetjen e CIA, Mi6 dhe MOSAD-it."

Kurse politologë të tjerë, besnikë të Kremlinit mbështetën versionin zyrtar, se tek vdekja e tij bëhet fjalë për një aksident. Disa të tjerë i referohen një "gjurme perëndimore", dhe kujtojnë rrethanat e vdekjes së politikanit opozitar, Boris Nemcov, jo larg Kremlinit. "Sa herë që ka pak dritë në fund të luftës apo shenjohet një fitore, ndonjë shërbim sekret perëndimor organizon një akt terrorist apo ndonjë aksident të çuditshëm me vdekje", shkruan politologu besnik ndaj Kremlinit, Marat Bashirov.

Disa analistë të afërt me qeverinë megjithatë pranojnë, se Navalny ishte një njeri me vullnet të fortë, që mund të bëhej "një Mandela rus". Për ekspertin e pavarur të politikës, Aleksander Kynev, Navalny deri në fund mbeti një njeri i lirë për shkak të forcës së vullnetit të tij. Jeta e tij vetëm fizikisht mori fund, por ai është ndërkohë pjesë e historisë politike ruse, shkruan Kynev në Telegram. "Jeta është gjithmonë një zgjedhje. Navalny nuk vendosi për familjen apo karrierën e tij, por për një "qëllim përtej horizontit".

Marrë nga DW

aleksej navalny vladimir dzhabarov maria saharova

Sondazh

Poll
Bota 17 Shkurt 2024, 08:24 I.A

Kosova feston sot 16 vite shtet

Flamuri i Kosoves KOSOVË- Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosov&eum...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit