LIVE UPDATES
Bota

Vdes në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan Joe Lieberman

Lieberman vdiq në New York të mërkurën për shkak të komplikimeve nga një rrëzim, thuhet në një deklaratë. Ai ishte 82 vjeç. Demokrati shpesh herë kishte votuar kundër qëndrimeve të partisë.

28 Mars 2024, 20:27 Nga S.N
Vdes në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan Joe Lieberman
Joe Lieberman

SHBA- Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e vitit 2000 ka vdekur, sipas një deklarate të lëshuar nga familja e tij.

Lieberman vdiq në New York të mërkurën për shkak të komplikimeve nga një rrëzim, thuhet në një deklaratë. Ai ishte 82 vjeç. Demokrati shpesh herë kishte votuar kundër qëndrimeve të partisë.

Me kalimin e kohës ai u largua nga Partia Demokrate, duke u bërë Senator i pavarur. Kjo dhe kritikat e tij ndaj kandidatit demokrat për President Barak Obama, gjatë garës zgjedhore të vitit 2008, zemëruan jo pak demokratë. Megjithatë, mbështetja e tij për të drejtat e komunitetit LGBTI, të drejtat civile, të drejtat e abortit dhe mbrojtja e mjedisit, i siguruan atij vlerësimin e shumë liberalëve përgjatë viteve.

Zoti Lieberman ishte shumë pranë postit të Nënpresidentit në garën presidenciale të vitit 2000 që u përcaktua nga një diferencë prej 537 votash në favor të republikanit George W. Bush në Florida. Kjo u bë pas një rinumërimi votash, sfidave ligjore dhe një vendimi të Gjykatës së Lartë. Ai ishte amerikani i parë hebre në garën presidenciale si kandidat i një partie të madhe.

Zoti Lieberman shkaktoi polemika në vitin 1998 kur qortoi Presidentin Bill Clinton, mikun e tij prej shumë vitesh, për “sjellje të turpshme”, në një fjalim në Senat, kur skandali mbi marrëdhënien e Presidentit me Monica Lewinskin kishte arritur kulmin. Megjithatë, Senatori Lieberman më vonë votoi kundër ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit Clinton.

Zoti Lieberman kërkoi emërimin e partisë për president në vitin 2004, por u tërhoq pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e brendshme. Katër vjet më vonë, ndërsa ishte politikan i pavarur, ai ishte emri kryesor për t’u zgjedhur si kandidat për nënpresident për kandidatin republikan për President, Senatorin John McCain. Ai dhe zoti McCain ishin miq të ngushtë që ndanin pikëpamje të ngjashme mbi çështjet ushtarake dhe të sigurisë kombëtare.

Zoti McCain ishte i prirur të zgjidhte zotin Lieberman për të kandiduar së bashku në zgjedhjet presidenciale ndërsa po afrohej kuvendi i Partisë Republikane i vitit 2008. Ai zgjodhi guvernatoren e atëhershme të Alaskës, Sarah Palin në minutën e fundit pas kritikave të ashpra nga konservatorët mbi qëndrimet liberale të zotit Lieberman, sipas Steve Schmidt, i cili menaxhoi fushatën e Senatorit McCain.

Ai e mbrojti vendimin për largimin nga Partia Demokrate si një çështje ndërgjegjeje, duke thënë se ai gjithmonë kishte për zemër interesat më të mira të votuesve të shtetit prej nga vinte, Konektikat. Kritikët e akuzuan atë për ndjekjen e interesit të ngushtë vetjak.

Në njoftimin për largimin e tij nga Senati, në vitin 2013, zoti Lieberman pranoi se ai “nuk përshtatej gjithmonë me qëndrimet partiake” dhe ndjeu se përgjegjësia e tij e parë ishte t'u shërbente zgjedhësve të tij, shtetit dhe vendit, jo partisë së tij politike.

Gjatë fjalimit të tij të fundit në Senat, zoti Lieberman i kërkoi Kongresit të shikonte përtej ndasive partiake, për të tejkaluar bllokimet në Uashington.

“Duhet shikuar në anën tjetër për të gjetur partnerë nga pala e kundërt” tha Senatori Lieberman. “Kjo është ajo që nevojitet tej mase në Uashington”.

Harry Reid, i cili shërbeu si udhëheqës i demokratëve në Senat, ishte shprehur se megjithëse nuk ishte gjithmonë dakord me Libermanin, ai e respektonte atë.

“Pavarësisht nga dallimet tona, unë kurrë nuk kam dyshuar në parimet e Joe Liebermanit apo patriotizmin e tij”, tha zoti Reid. “Unë e respektoj brezin e tij të pavarur, pasi buron nga bindjet e forta”./ VOA

joe lieberman

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj