LIVE UPDATES
Bota

Vendimi në gjyqin për ish-Presidentin Trump dhe ndikimi tek fushatat elektorale të të dy kandidatëve

Donald Trump është presidenti i parë i SHBA-së që shpallet fajtor për vepra penale, por sipas njërit prej avokatëve të tij kjo nuk po e zbeh popullaritetin e tij.

3 Qershor 2024, 17:11 Nga E. D
Vendimi në gjyqin për ish-Presidentin Trump dhe ndikimi tek fushatat
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump foli të dielën mbi gjasat e dënimit të tij me burg muajin e ardhshëm, pasi u shpall fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit. Vendimi për fajësinë e tij po përdoret nga ekipi elektoral i ish-presidentit Trump, ashtu edhe nga ai i presidentit Biden për të mobilizuar mbështetësit e tyre. Por do të jetë më e vështirë që të ndikohen votuesit e pavendosur.

Donald Trump është presidenti i parë i SHBA-së që shpallet fajtor për vepra penale, por sipas njërit prej avokatëve të tij kjo nuk po e zbeh popullaritetin e tij.

“Fushata e ish-presidentit Trump theu rekorde për mbledhjen e fondeve, përfshirë kontribute nga dhjetëra-mijëra donatorë të rinj në 24 orët pas vendimit. Unë mendoj se populli amerikan e sheh këtë gjykim ashtu siç është. Dhe ne sigurisht shpresojmë që ta përmbysim atë në apel”, tha Will Scharf, avokat i ish-presidentit Donald Trump në një intervistë në televizionin ABC.

Gjatë gjyqit, prokurorët argumentuan se Trump falsifikoi të dhënat e biznesit për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016 të cilat ai i fitoi.

Guvernatori demokrat i Merilendit, Wes Moore thotë se shpallja fajtor nuk do ta ndihmojë politikisht ish-presidentin, veçanërisht me votuesit afrikano-amerikanë.

"Ajo që do të rezonojë me këtë komunitet në përgjithësi është fakti që kemi një president si Presidenti Biden, i cili po përqendrohet tek e ardhmja jonë", thotë ai.

Në një intervistë ekskluzive që u transmetua të dielën në televizionin Fox News, zoti Trump foli për mundësinë e dënimit me burg ose arrest shtëpiak më 11 korrik.

“Nuk besoj që publiku do ta pranonte një gjë të tillë. Nuk besoj se do ta mbështeste. Mendoj se do të ishte e vështirë për publikun ta pranonte, në një moment të caktuar do të shërbente si pikë shpërthyese”.

Ekipi elektoral i Presidentit Biden postoi një pjesë të intervistës në platformën X, të shoqëruar me komentin "i dënuari Trump sugjeron se do të ketë dhunë nëse ai vendoset në arrest shtëpiak".

Ndërsa vetë Presidenti Biden pritet t'i përmbahet mesazhit se askush nuk është mbi ligjin, ekipi i tij elektoral mund ta përdorë gjithnjë e më shumë vendimin e gjykatës për të sulmuar karakterin e kandidatit të pritshëm republikan, thotë profesoresha e Universitetit të Çikagos, Susan Stokes.

“Ata mund të përqendrohen tek dëshira e tij për të përdorur paratë, fuqinë dhe ndikimin e tij për të shmangur përgjegjësinë për veprimet e tij”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Përtej tërheqjes së bazës së tij, zotit Trump duhet të ndryshojë strategjinë për të bërë për vete votues të tjerë, shton prof. Stokes.

"Për shembull gratë në zonat periferike të cilat mund të jenë të pavendosura dhe kanë nevojë për argumente për të parë përtej dënimit", thotë ajo.

Të dy kandidatët për president pritet të vazhdojnë përpjekjet për të bërë për vete votuesit e pavendosur këtë muaj, në prag të debatit të parë presidencial më 27 qershor./VOA

donald trump zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj