LIVE UPDATES
Bota

Vendosi të heqë masën e ndalesës për mallrat serbe! Analiza e DW: Kosova përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj

Pranimi i Kosovës me emrin e saj në CEFTA, u mundësua pasi Kosova vendosi të heqë masën e ndalesës për mallrat serbe që ishte kërkesë e qeverisë gjermane. Ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock e përshëndeti vendimin.

10 Tetor 2024, 15:50 Nga M.B
Vendosi të heqë masën e ndalesës për mallrat serbe!
Takim përgatitor i ministrave të Jashtëm në Berlin për samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor

KOSOVA- Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s, që këtë vit kryesohet nga Serbia, vendosi që Kosova tash e tutje në këtë organizatë të tregtisë së lirë do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, dhe me emrin e saj, por me fusnotë, dhe jo më si deri tash nga përfaqësues të misionit të OKB-së, UNMIK. "Përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar nga CEFTA dhe kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta, konsistencës dhe përkushtimit të Kosovës për të rregulluar pozicionin e saj në këtë mekanizëm dhe nga sot në takimet e Komiteteve të përbashkëta Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut”, konfirmoi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në qeverinë e Kosovës, Rozeta Hajdari.

Kosova e mirëpret vendimin për pranimin e saj

Pranimi i Kosovës me emrin e saj në CEFTA u mundësua pasi Kosova vendosi që të heqë masën e ndalesës për mallrat serbe që ishte kërkesë e qeverisë gjermane. Për zyrtarë nga zyra e kryeministrit Albin Kurti, vendimi i komitetit të përbashkët të CEFTA nën kryesimin e Serbisë, që ta pranojë Kosovën me emrin e saj, është tregues që gradualisht Serbia po e pranon realitetin e ri në Kosovë. "Ka pas shumë presidenca CEFTA por nuk është larguar, e që tregon se është momenti i fundit që të jetojmë në realitet në kuptimin që Serbia e pranon çdo herë e më shumë pavarësinë e Kosovës, shtetin e pavarur dhe e njeh realitetin. Mendoj që ky është një rezultat kolektiv i qeverisë dhe një ditë shumë e mirë me rëndësi për Procesin e Berlinit ku pas 5 ditë atje do të arrijmë marrëveshje të re”, deklaroi këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj. Me heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia dhe pranimin e Kosovës me emrin e saj në CEFTA, kryeministri Albin Kurti, do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit.

Baerbock: Zhbllokimi i CEFTA-s afron Ballkanin Perëndimor

Ndryshimet në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore CEFTA, pasuan vendimin e dy dite më parë të qeverisë së Kosovës që të heqë masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia. Përfaqësimin e Kosovës me emrin e saj në CEFTA e vlerësoi pozitivisht Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila tha se "me zhbllokimin e CEFTA-s është duke u afruar Ballkani Perëndimor me njëri-tjetrin”.

"Në Procesin e Berlinit ne ishim në gjendje të punonim së bashku për ta zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA. Duke bërë këtë, ne hapim rrugën për përmirësime konkrete për banorët vendës dhe forcojmë Evropën tonë të përbashkët”, shkroi Baerbock.

Gjermania vazhdimisht ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton marrëveshjen CEFTA-s dhe Procesin e Berlinit, nismë kjo që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t'i afrojnë ato me Bashkimin Evropian. Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, qëndroi disa herë në Kosovë në muajt e fundit, dhe vazhdimisht paralajmëronte se ndalesa e mallrave serbe bllokonte punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova rrezikon të mos marrë pjesë në Procesin e Berlinit.

Procesi i Berlinit këtë vit shënon 10-vjetorin e themelimit. Mekanizmi ishte një nismë e vitit 2014 e iniciuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, që synonte thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Takimi i radhës i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor./ DW

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj