Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Osmani tha më tej se së bashku me forcat speciale, Kosova është gati për ta mbrojtur paqen.
KOSOVË- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shfaqur e veshur me rroba ushtarake në fjalimin e saj para Komandës së Forcave Tokësore në Istog. Osmani tha para ushtarëve të Kosovës në një ceremoni solemne në kazermën e FSK-së, se betimi që ushtarët kanë dhënë për t’i shërbyer atdheut është më i shenjtë se çdo gjë tjetër.
“Viti që po lëmë pas u përcoll me sfida jo vetëm për ne, por edhe për botën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen dhe rendin botëror nga regjimet autoritare hegjemoniste… Prandaj, më shumë se kurrë na duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim që Republikës t’i bëhemi gardianë”, tha presidentja.
Osmani tha më tej se së bashku me forcat speciale, Kosova është gati për ta mbrojtur paqen.
“Kjo gatishmëri e juaja për ta mbrojtur vendin nga çdo rrezik na bën krenar secilin… është nder e privilegj sa herë jam në mesin tuaj. Mbi të gjitha djemtë e vajzat e forcës sonë janë të gatshëm për të mbajtur integritetin territorial e sovranitetin e shtetit tonë… Ju shqyheni për përkushtimin ndaj vendit, për nivelin profesional, për disiplinë e përkushtim ndaj ndaj detyrës, për nderin ndaj vendit tuaj. Kjo na bën krenar ne si shtet…”, u shpreh tutje presidentja.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm.
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit për këtë vit të Qeverisë, ka fol...
Ana Brnabiç KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i është përgjigjur deklaratave të presidentes së Kosov...
Vrasja në Tetovë MAQEDONI E VERIUT- Adoleshentja 17- vjeçe që dyshohet se vrau të dashurin e saj mbrëmjen e 21 d...
Papa Benedikti XVI dhe Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku ka kërkuar një lutje mëngjesin e sotëm për Papën...
aksident TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Paraprakis...
Ivica Daçiç BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i ka kthyer përgjigje ministres së Jashtme të Shq...
alarmi për bombë KOSOVË- Njësia K9 e Policisë së Kosovës ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar t&eum...
Millosh Vuçeviç, minister BEOGRAD- Ministri Serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka deklaruar se ushtria serbe është...
Albin Kurti, kryeminister PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka krahasuar serbët që kanë vendosur barrikadat në veri...
Aeroporti KOSOVË- Mbyllet përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, 'Adem Jashari'. Kështu bën të ditu...