3 Tetor 2022, 12:45
Nga I.A
Protestat ne Iran
IRAN- Intensiteti i represionit që protestuesit në Iran kanë denoncuar ditët e fundit, pas vdekjes së Mahsa Amini, konfirmohet në mënyrën më tronditëse nga një video e shpërndarë në Twitter dhe e ripublikuar nga shërbimi iranian i BBC. Videoja tregon, policët iranianë me rroba civile fillimisht ndalojnë një burrë dhe një grua që hipnin në një motoçikletë dhe më pas e rrahin brutalisht burrin.
Siç shihet edhe në video, efektivët e policisë po ndiqnin me motorë burrin dhe gruan. Rrahja brutale e burrit filloi kur ai u përpoq të reagonte ndaj keqtrajtimit të pasagjeres së tij nga ana e efektivëve, të cilët e goditën me grushte dhe shkelma në trup dhe kokë.
Pas goditjes së një prej policëve, burri duket se po dridhet nga dhimbja dhe nga plagët që i janë shkaktuar. Tronditës është edhe reagimi i gruas që ndodhet sipër dhe e sheh të shtrirë në tokë. Videoja e rrahjes brutale nga oficerët e policisë iraniane u publikua pothuajse njëkohësisht me video të tjera të regjistruara në Universitetin Sharif, një nga institucionet akademike më të njohura në Teheran.
Në videot nga universiteti shihen policët duke hedhur lëndë kimike për të larguar studentët nga ambientet e universitetit ndërsa dëgjohen edhe të shtëna armësh. Video të tjera tregojnë policinë duke përdorur armë kimike ndaj studentëve të bllokuar në një parking nëntokësor me raporte për dhjetëra arrestime.
protestat ne iran mahsa amini
Bota
3 Tetor 2022, 12:46
k.m.
Mustafa Kaplan dhe Recep Tayyip Erdogan
Për shkak të etiketimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan si "mi i vogël kanali" politi...
Bota
3 Tetor 2022, 12:36
I.A
Foto Ilustruese
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin po përdor çështjen e Kosovës për të disatën herë për t&e...
Bota
3 Tetor 2022, 12:24
I.A
Oficerja
GREQI- Oficerja shtatlartë, flokëkuqe, që të martën e kaluar mori pjesë në operacionin nga Nëndrejtoria e ...
Bota
3 Tetor 2022, 12:14
I.A
Policia
GREQI- Gjithnjë e më shumë po dalin në dritën e opinionit publik në lidhje me veprimin e bandës së Politekn...
Bota
3 Tetor 2022, 12:14
I.A
Policia
GREQI- Gjithnjë e më shumë po dalin në dritën e opinionit publik në lidhje me veprimin e bandës së Politekn...
Bota
3 Tetor 2022, 12:20
k.m.
Finlanda dhe Polonia thanë se kanë ftuar në takime ambasadorët rusë në vendet e tyre, për të dënuar përpjekj...
Bota
3 Tetor 2022, 12:01
k.m
Milorad Dodik
SARAJEVË- Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet në Bosnje-Herzegovinë. Bosnje Hercegovina votoi këtë të di...
Bota
3 Tetor 2022, 11:38
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Me një muaj voneës, sot ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kos...
Bota
3 Tetor 2022, 11:41
k.m.
Svante Pääbo
STOKHOLM- Svante Pääbo ka fituar çmimin Nobel për mjekësi për "zbulimet e tij në lidhje me gjen...
Bota
3 Tetor 2022, 10:57
I.A
Kosova ne Hage
HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë njoftuar se bazuar në vendimet e gjyqtarit të ...