3 Tetor 2022, 12:01
Nga k.m
Milorad Dodik
SARAJEVË- Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet në Bosnje-Herzegovinë. Bosnje Hercegovina votoi këtë të dielë me një listë të madhe prej më shumë se 100 partish dhe koalicionesh, ndërsa 3.4 milionë qytetarë kishin të drejtë vote.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet e para për zgjedhjen e Presidentit të Republikës Srpska. Kandidati i SNSD-së Milorad Dodik fitoi 242.851 vota ose 48.80 për qind, ndërsa Jelena Trivić 212.452 vota ose 42.69 për qind.
Ndërkohë kandidati boshnjak, Denis Beqiroviq, është duke udhëhequr në garën presidenciale trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës, sipas rezultateve të para të publikuara në orët e para të së hënës. Beqiroviq, anëtar i Partisë Socialdemokrate, i cili është përkrahur nga 11 parti opozitare, ka fituar 55.78 për qind të votave.
Beqiroviq pritet të ndajë presidencën trepalëshe me përfaqësuesen e kroatëve të Bosnjës, Borjana Kristo, kandidate nga Bashkimi Demoratik Kroat (HDZ) dhe serben e Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur.
Gara është konsideruar të jetë zhvilluar mes nacionalistëve dhe reformistëve të fokusuar në ekonomi.
Aktualisht Bosnjë-Hercegovina është duke u përballur me krizën më të rëndë politike prej fundit të luftës së viteve 1990, sidomos për shkak të politikave separatiste të udhëheqësisë së serbëve të Bosnjës dhe kërcënimeve për bllokada nga kroatët në këtë shtet. Vëmendje të madhe në këto zgjedhje ka fituar edhe udhëheqësia për Republikën Srpska. Dodik ka garuar për president të Republikës Srpska dhe nuk ka synuar mandat të dytë në presidencën trepalëshe. Edhe Dodik, edhe rivalja e tij, Jelena Triviq, kanë pretenduar fitore për presidencën e Republikës Srpska.
milorad dodik
Bota
3 Tetor 2022, 11:38
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Me një muaj voneës, sot ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kos...
Bota
3 Tetor 2022, 11:41
k.m.
Svante Pääbo
STOKHOLM- Svante Pääbo ka fituar çmimin Nobel për mjekësi për "zbulimet e tij në lidhje me gjen...
Bota
3 Tetor 2022, 10:57
I.A
Kosova ne Hage
HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë njoftuar se bazuar në vendimet e gjyqtarit të ...
Bota
3 Tetor 2022, 09:59
I.A
Tevide Imeri
KOSOVË- Kosova ka gati projektligjin për dyfishimin e pagës bazë të mjekëve që shihet si mënyra e...
Bota
3 Tetor 2022, 09:46
k.m.
Adam Levine dhe Behati Prinsloo
SHBA- Pas akuzave për tradhëti, Adam Levine ka ende mbështetjen publike të gruas së tij. Sipas Pag...
Bota
3 Tetor 2022, 09:35
I.A
Roberto Cingolani
ITALI- Një gjë është mungesa e gazit, një gjë tjetër rritja e çmimit. Këtë e theksoi ...
Bota
3 Tetor 2022, 09:28
A.B
Shiu
SHBA- Shteti i Floridës është ende duke u rimëkëmbur pas dëmeve që la pas uragani Ian. Imazhi i një drita...
Bota
3 Tetor 2022, 09:18
k.m.
KIEV- Kërkesa e Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n nuk është gjë tjetër veçse dëshira e Kievit për të...
Bota
3 Tetor 2022, 09:11
A.B
Alessia Piperno
ITALI- Alessia Piperno, është 30-vjeçarja italiane e cila u arrestua në Iran dhe po mbahet në një burg t&eu...
Bota
3 Tetor 2022, 08:57
I.A
Nikos Dendias
GREQI- Greqia ka zgjedhur të mos e ndjekë Turqinë në këtë spirale të egër dhe të rrezikshme n&eu...