Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
VIDEO/ Protestuesit djegin rezidencën private të kryeministrit në Sri Lanka
Rezidenca ndodhet në “Fifth Lane” në Colombo. Kryeministri është larguar në një tjetër zonë që konsiderohet më e sigurtë për të dhe familjen e tij.
9 Korrik 2022, 18:51Nga F.M
Rezidenca e kryeministrit, Sri Lanka.
SRI LANKA- Protestuesit në Sri Lanska kanë djegur rezidencën private të kryeministrit Ranil Wickremesinghe. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit të kreut të qeverisë. Protestuesit janë future në rezidencë në momentin që kryeministri dhe familja e tij nuk ndodheshin aty. Nën britma e thirrje të forta, ata kanë ndezur zjarrin dhe janë larguar.
Rezidenca ndodhet në “Fifth Lane” në Colombo. Kryeministri është larguar në një tjetër zonë që konsiderohet më e sigurtë për të dhe familjen e tij.
Kriza ekonomie në vend ka bërë që ishulli me 22 milionë banorë të kërkojë dorëheqjen e Presidentit, që koniderohet përgjegjës për situatën në vend. Kjo është kriza më e keqe ekonomike që nga pavarësia në 1948. Protestuesit kanë sulmuar godinat qeveritare, përfshirë rezidencën presidenciale në Colombo. Zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe përmes një deklarate ka bërë me dije se ai është i gatshëm të japë dorëheqjen.